Thumbnail for Pse është i nevojshëm edukimi medial, sidomos në këtë kohë që po jetojmë by KTV - KOHAVISION

Pse është i nevojshëm edukimi medial, sidomos në këtë kohë që po jetojmë

KTV - KOHAVISION

7m 27s1,155 words~6 min read
YouTube auto captions
Transcript source

YouTube auto captions

This transcript was extracted from YouTube's auto-generated caption track. The transcript below is server-rendered so it can be read, searched, cited, and shared without opening the original YouTube player.

Pull quotes
[0:04]Të dhënat e USB-së, tregojnë se nxënësit e shkollave të mesme kalojnë deri në gjashtë orë në ditë në TikTok.
[0:04]Vetëm gjatë vitit 2026, Organizata për verifikim të fakteve Hibrid.info ka trajtuar rreth 70 përmbajtje me pretendime të ndryshme, ku tetë prej tyre kanë nisur fillimisht në TikTok.
[0:04]Ky rrjet social po vazhdon të jetë një nga platformat më të përdorura nga të rinjtë, por njëkohësisht po kthehet në burim për përhapjen e dezinformimit.
[0:04]Sipas Etërit Rexhepit nga Hibrid.info, TikToku, përveç se përdoret si mjet argëtimi, po shërben edhe si mjet dezinformimi.
Use this transcript
Related transcript hubs

[0:04]Të dhënat e USB-së, tregojnë se nxënësit e shkollave të mesme kalojnë deri në gjashtë orë në ditë në TikTok. Vetëm gjatë vitit 2026, Organizata për verifikim të fakteve Hibrid.info ka trajtuar rreth 70 përmbajtje me pretendime të ndryshme, ku tetë prej tyre kanë nisur fillimisht në TikTok. Duke u realizuar shpejt dhe lehtë. Ky rrjet social po vazhdon të jetë një nga platformat më të përdorura nga të rinjtë, por njëkohësisht po kthehet në burim për përhapjen e dezinformimit. Sipas Etërit Rexhepit nga Hibrid.info, TikToku, përveç se përdoret si mjet argëtimi, po shërben edhe si mjet dezinformimi. TikToku përveç burim argëtimi që po përdoret nga të gjithë qytetarët, kryesisht më shumë përdoret nga të rinjtë, është edhe mjet dezinformimi. Kjo për shkak se përmbajtjet të cilat favorizohen në TikTok, algoritmi shqen favorizon janë ato përmbajtje që gjenerojnë lajka, pëlqime e shikime më të mëdhaja. Algoritmi pra i amplifikon përmbajtje të tilla emocionale, sensacionale, të cilat e dimë që jo gjithmonë janë me fakte të verifikuara. Një përmbajtje e cila publikohet që merr lajka, pëlqime, komente, jo domosdoshmërisht bazohet në burime të vërteta. Kjo edhe i favorizon përmbajtjet e tilla edhe në TikTok. Ai thotë se përmbajtjet e pavërteta në këtë platformë online po krijohen aty për aty. Për shembull vetëm në vitin 2026, ne si organizatë e verifikimit të fakteve, kemi trajtuar diku prej janarit 70 përmbajtje, pretendime të ndryshme që kanë qarkulluar në media sociale po edhe media. Ëh, media po mendoj tradicionale, kredibile e edhe media sociale. Prej 70 përmbajtjeve që janë trajtuar, po është që tetë kanë rezultuar, janë publikuar pretendimet fillimisht në TikTok. Domethënë të marrë parasysh edhe vitin e kaluar, po edhe këtë vit, ne si organizatë kemi vrejtur një rënie përmbajtjeve të trajtuara nga ana jonë, që janë publikuar në TikTok. Për shkak se në TikTok publikohen përmbajtje edhe të llojit chip siç është me thënë fjalën e duhur. Nëse gjenerohen kryesisht përmbajtje të cilat mund të editohen shumë lehtë edhe vetë në TikTok. Përderisa Facebook publikon fotografi ku ndërhyrjet janë më të perfeksionuara, editimi i fotografive bëhet në një mënyrë më perfekte. Në TikTok edhe pretendimet të cilat ne i trajtojmë, kryesisht vërehet që është edituar çka tjetër çka ty me veglat që ti i jep TikTok-u. Sipas Rexhepit, ekspozimi i fëmijëve në këtë rrjet social mbetet veçanërisht shqetësues, pasi qasja në të është shumë e lehtë dhe e rrit rrezikun ndaj përmbajtjeve dezinformuese dhe materialeve të tjera të rrezikshme që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre. Po fëmijët nuk e dinë sa janë të vetëdijshëm sa i përket dezinformimit, po ne vazhdimisht si organizatë, kemi bërë thirrje, kemi bërë artikuj, kemi bërë video nëpërmjet, po nëpërmjet materialeve të ndryshme, kemi bërë thirrje mbi rreziqet e ndryshme të cilat i përfshinë edhe fëmijët, në përdorimin e TikTok-ut. Ëh, realisht është me sa e di unë shumë është e lehtë qasja në TikTok edhe për fëmijët, pra nuk ka në një farë kontrolli edhe kjo e bën edhe rrezikun më të madh për ndaj ekspozimit të përmbajtjeve jo vetëm dezinformuese, po edhe përmbajtje të tjera që janë të rrezikshme, të cilat nuk lejohen për fëmijë. Rexhepi thekson se edukimi medial është hapi i domosdoshëm për t'u dhënë të rinjve njohuri bazë për përmbajtjet digjitale. Gjithmonë edhe ne si hibrid kemi publikuar vazhdimisht jemi outpost kryesor të rritjes, ngritjes, vetëdijes, nivelit të edukimit medial. Një prej temave që diskutohet tash e disa vite është edhe futja e lëndës së edukimit medial në shkolla, e cila kishte me ndihmuar të paktën të rinjtë me filluar me marrë hapat e para, BCN e parë rreth edukimit medial. Sipas profesorit universitar Dren Gërguri, TikToku është më i ndjeshëm si platformë, për shkak se përdoruesit janë kryesisht të rinjë, dhe mosha e re është më e pambrojtur përballë informacionit. pasi mungon përgatitja mjaftueshme për gjykim kritik ndaj përmbajtjeve digjitale. TikToku mund të jetë edhe më i ndjeshëm për faktin se përdoruesit në Kosovë edhe në vendet e tjera janë më të rinj dhe mosha më e re është edhe më e ndjeshme përballë manipulimeve të informacionit. Thjesht edhe për arsye sepse është një moshë që ende nuk është mjaftueshëm e përgatitur që të ketë një gjykim kritik në masën që duhet ndaj përmbajtjeve mediale që u ekspozohen. Jo që ne nuk e shohim që kjo mungesa e gjykimit kritik është edhe në grupet e ndryshme shoqërore te ne, por kur shkojmë te TikToku, përdorimi më i madh i TikTok-ut është te 16 vjeçarët më të rinj. Dhe ata në mënyrën sesi e perceptojnë një informacion natyrisht se dallon me persona më të moshuar. Edhe Gërguri sugjeron edukimin mediatik, por krahas edukimit mediatik, ai thotë që shoqëria duhet të punojë edhe në edukimin mbi inteligjencën artificiale. Një element tjetër që mund ta përmendim te pjesa e edukimit medial dhe që besoj se është e rëndësishme që të punohet në shoqërinë tonë është që tashmë krahas edukimit medial t'i bashkohet edhe edukimi mbi inteligjencën artificiale. Sepse thjesht po e vërejmë sa shumë po ndryshon komplet mënyra sesi ne jetojmë në media me mediat dhe rolin në rritje që po e ka inteligjenca artificiale dhe nëse ne prapë fokusohemi vetëm te edukimi mediatik i bie që po e bëjmë sërish një gabim duke lënë diçka shumë aktuale jashtë një kurrikule që ne mund ta përdorim në shkolla për arsimin parauniversitar fjala vjen, por këtu nuk duhet të përjashtohet edhe arsimimi jo formal edhe grupet e tjera shoqërore që sot nuk janë në shkollë, por që kanë shumë nevojë për të mësuar më shumë për to. Qoftë për idenë e mbajtjes së gjykimit kritik ndaj çfarëdo përmbajtje mediale që ekspozohet, qoftë për mënyrën sesi të përdoren mediat, sepse edukimi mediatik e ka edhe komponentën e përdorimit të medias dhe sot secili prej nesh jemi përdorues të mediave sepse kemi profile të ndryshme në media sociale dhe edhe aty prodhojnë përmbajtje. Sipas Arta Berisha nga Spirance Institute, zhvillimi i inteligjencës artificiale ka sjellë një fazë të re, ku po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallohet se çfarë është reale dhe çfarë jo. Ëh, mendoj që jemi në një fazë për shkak të inteligjencës artificiale, ku shumë shpejt do të bëhet pothuajse e pamundur që ta dallojmë nëse diçka është realitet apo jo. Dhe këtu nuk flas vetëm për tekstet ose prej video, për videot, për fotografi, për video, për informata, për të gjitha. Domethënë shumë vështirë. Prandaj në këndvështrimin tim, mendoj që duhet të jemi shumë serioz në inkuadrimin e edukimit mediatik qyshdo që ta quajmë. Mësime për mediat, edukim medial, qyshdo që të jetë në shkolla dhe këtë do ta bëjmë sa më herët.

[7:07]Tash e disa vjet, si temë diskutimi është futja e edukimit mediatik në kurrikula shkollore, me qëllim që nxënësit të mësojnë të bëjnë dallimin ndërmjet faktit dhe opinionit dhe të dinë më shumë për mediat sociale e tradicionale, në të cilat, sipas studimeve, po e kalojnë shumicën e kohës.

Need another transcript?

Paste any YouTube URL to get a clean transcript in seconds.

Get a Transcript