Thumbnail for 06. Psikologjia e edukimit - Edukimi i fëmijëve në moshën 7-10 vjeçare - Mustafa Tërniqi by PeaceTV Albanian

06. Psikologjia e edukimit - Edukimi i fëmijëve në moshën 7-10 vjeçare - Mustafa Tërniqi

PeaceTV Albanian

33m 44s5,728 words~29 min read
YouTube auto captions
Transcript source

YouTube auto captions

This transcript was extracted from YouTube's auto-generated caption track. The transcript below is server-rendered so it can be read, searched, cited, and shared without opening the original YouTube player.

Timestamped outline
Pull quotes
[0:20]Ritakohemi përsëri në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit.
[0:20]Do të flasim ditën e sotme mbi fazën e dytë të edukimit të fëmijëve në islam, që është mosha nga shtatë deri në 10 vjeç.
[0:20]Për të na njohur më tepër mbi edukimin e kësaj faze, e cila në fëmijët fillojnë që të edukohen në shkolla dhe fillon edhe edukimi i tyre nëpërmjet urdhërimit për mirë apo ndalimit për disa vepra të tjera.
[0:20]Pse është kjo ndarje nga shtatë deri në 10 vjeç dhe jo një ndarje tjetër, për shembull nga 10 ose nga shtatë deri në moshën e pubertetit.
Use this transcript
Related transcript hubs

[0:20]Se alejkum të dashur shikues. Ritakohemi përsëri në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit. Do të flasim ditën e sotme mbi fazën e dytë të edukimit të fëmijëve në islam, që është mosha nga shtatë deri në 10 vjeç. Për të na njohur më tepër mbi edukimin e kësaj faze, e cila në fëmijët fillojnë që të edukohen në shkolla dhe fillon edhe edukimi i tyre nëpërmjet urdhërimit për mirë apo ndalimit për disa vepra të tjera. Për t'u njohur më konkretisht, kemi të ftuar në studio hoxhë Mustafa Tërniçin. Hoxhë selam alejkum, mirë se erdhët në studio. Alejkum selam rahmetullahi berekatu, mirë se ju gjetëm. Atëherë po e nisim menjëherë me pyetjen e parë. Pse është kjo ndarje nga shtatë deri në 10 vjeç dhe jo një ndarje tjetër, për shembull nga 10 ose nga shtatë deri në moshën e pubertetit. Bismilahhirahmanirrahim. Elhamdulilah salatu selam ala Muhamed. Të gjitha falenderimet janë vetëm për Allahun xheleshanuhu, krijuesit e furnizuesit tonë. Salavatit të dërgojnë pejgamberit Muhamed alejhi selam, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për familjen e ndershme të profetit, për shokët e tij besnik dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. Kjo ndarje faktikisht ka ardhur jo me dëshirën tonë, ashtu e ka përcaktuar vetë i madhi Zot. Deri në moshën, pa mbushur moshën shtatë vjeçare, kemi përmendur që fëmija nuk arrin ta perceptojë siç duhet urdhërin. Në moshën shtatë vjeçare e percepton urdhërin dhe pejgamberi salallahu alejhi ue selem pikërisht këtu, për këtë pjesë thotë: Urdhërojeni fëmijët tuaj ta falin namazin në moshën shtatë vjeçare. Tani pjesa tjetër e pyetjes: po pse deri në 10 dhe jo më shumë, për shembull? Sepse hadithi vazhdon, ku thotë, dhe mundet t'i detyroni, t'i impononi, madje mund t'i godisni ata, pjesë që ne do ta shpjegojmë inshallah çfarë kuptojmë me goditje këtu, për namazin kur ata mbushin moshën 10 vjeçare, dhe ndajeni nga njëri-tjetri në shtrat. Pra nuk mund të flejë më vëllai bashkë me motrën në një vend të vetëm, në një shtrat të vetëm, të përbashkët dhe të mbuluar me një mbulesë të përbashkët. Ata duhet patjetër të ndahen nga njëri-tjetri. Pra, Sheriati islam, feja islame duke përfituar këtu tani në shpjegimin e psikologjisë islame, qenka një etapë më vete që është përmendur enkas në hadithin e pejgamberit alejhi selatu ue selam. Që do të thotë, ndryshe nga pa mbushur moshën shtatë vjeçare, pastaj nga shtatë vjeç deri në 10 vjeç, pastaj nga 10 vjeç deri në pubertet, nga puberteti deri në moshën e pjekurisë mendore, kur është kur fillon ajo pjekuria e vërtetë, 18, 19, 20, e deri më vonë pastaj kur njeriu bëhet akoma më i aftë logjikisht, akoma më i aftë në arsyet e tij, akoma më i aftë në eksperiencat që ai merr nga jeta e vet. Këtu do të qëndrojmë pikërisht te kjo ndarje sepse sheriati e ka ndarë të tillë. Atëherë hoxhë si ta kuptojmë çështjen e urdhrit në islam, për fëmijët, domethënë të kësaj moshe? Mund të na thoni diçka konkrete në lidhje? Çështja e urdhrit do të thotë, shiko, në aspektin e e e rritjes së fëmijës, formimit të tij, kalimit tani domethënë nga një fazë që ishte pa mbushur shtatë vjeç, tani shtatë vjeç e deri në 10 vjeç, derisa pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë, Urdhërojeni fëmijët tuaj ta falin namazin kur ata kanë mbushur tashmë moshën shtatë vjeçare. Është e qartë tani që fëmija në këtë moshë e percepton urdhërin. Prandaj dhe shikojmë nëpër shkolla sot nuk mund të futet fëmija në klasën e parë fillore kur është katër vjeç, dhe as kur është pesë vjeç. Ai të paktën duhet të futet në moshën gjashtë vjeçare. Madje dhe në moshën gjashtë vjeçare, sipas studimeve përkatëse, perëndimore, ose botërore mund ta quash, është vërtetuar apo është, me thënë, këshilluar në të njëjtën kohë. Psikologët kanë thënë se edhe në këtë moshë nuk duhet t'i ngarkosh fëmijët me urdhra. Pra, po ta shikojmë në këndin fetar, ato përputhen gjërat e përbashkëta dhe përputhen bashkë. Që do të thotë, pa mbushur akoma moshën shtatë vjeçare nuk duhet ta ngarkojmë. Prandaj dhe fëmija në klasën e parë, ai mëson shkronjat, dhe mësuesi apo mësuesja në tabelë e shkruan shkronjën A. Pastaj e shkronjën B. Pyet, kjo masi ja shpjegon që kjo është shkronja A, fëmijët e dashur, çfarë shkronje është kjo? Kjo është shkronja A. Po kjo shkronja tjetër? Kjo është shkronja B. Ashtu avash avash, etapë pas etape, durim pas durimi, derisa i gjithë viti shkollor, pra, klasa e parë, do t'i shkojë atyre nxënësve me gjërat më të thjeshta, gjërat më elementare. Dhe kjo pjesë e psikologjisë këtu tani është që mësuesi më i mirë që arrin të të të imponojë afrimitet, t'u jap afrimitet, t'u jap dashamirësi dhe t'u mëshirojë nxënësin sa janë të vegjël, nuk duhet t'i urdhërojë. Mësojë, po pse s'e mësove, ty të bërtas, jo, absolutisht është e ndaluar. Jo thjesht në këndvështrimin islam, por dhe në këndvështrimin jo islam, sipas studimeve të ndryshme që janë bërë sot në botë. Statistikat na thonë dhe na tregojnë se fëmija nuk duhet të ngarkohet me urdhra, nuk duhet të ngarkohet me me me me pyetjen pse. Pse kështu, pse ashtu, pse e bëre, pse nuk e bëre? Jo, përderisa një vit shkollor do të kalojë thjesht, ai duhet të mësojë shkronjat, të lidh shkronjat, të lidhi rrokjet, të fillojë të shqiptojë, të fillojë domethënë numrat, njëshin, dyshin, treshin, ky kemi numrin një. Pastaj kemi një numër tjetër, një. Ky numri, ky njëshi këtu kur lidhet me këtë tjetrin, një baraz, një plus një, një edhe një baraz me dy. Gjërat më elementare të thjeshta, ai do të fillojë të mësohet. Dhe kur thotë pejgamberi salallahu alejhi ue selem që urdhërojeni fëmijët tuaj për namaz në moshën shtatë vjeçare, do të thotë që tani erdhi mosha, erdhi koha, tani është faza, tani është momenti që ky fëmijë arrin ta perceptojë urdhërin. Por kjo s'do të thotë që edhe në këtë moshë, tani ne do ta bombardojmë me urdhra. Tani shyqyr që po na mëson feja se në moshën shtatë vjeçare mund ta urdhërosh fëmijën dhe fillojmë neve tani prindërit duke thënë fëmijëve: Hajde këtu, merre atë, çoje këtu, bëje atë, nisu atje, shko këtu, bleje këtë e kështu me radhë, vetëm duke ngarkuar. Jo, ai vazhdon të jetë fëmijë. Ai vazhdon të ketë botën e tij, ai vazhdon të ketë hapësirat që don t'i shfrytëzojë sipas komoditetit që duhet të afrohet në varësi të psikologjisë së atij fëmije. Nuk duhet pra ta ta ngarkojmë dhe prandaj dhe ka ardhur çështja e namazit që nëse bëhet fjalë për ta urdhëruar për diçka konkrete, do ta urdhërojmë për namazin, dhe nuk do ta urdhërojmë domethënë, pse namazi? Sepse namazi është gjëja, është shtylla e islamit, është gjë kryesore. Pra ne po bëjmë fjalë për urdhra të cilat lidhen me lidhen me me majën, lidhen me gjërat më të larta, me gjërat më parimore, me gjërat më të rëndësishme dhe urdhërat këtu tani ndahen në dy pjesë. Urdhrat që lidhen me Zotin dhe urdhra që lidhen me krijesat. Urdhrat që lidhen me Zotin, ka ardhur namazi. Nuk ka përmendur agjërimin, nuk ka përmendur zekatin. Zekati s'bëhet fjalë, as haxhi nuk bëhet fjalë. Përsa i përket agjërimit, shumë dijetarë kanë thënë që mund t'i bëhet kijas analogji, mund të bësh një lloj matje, mund të bësh një lloj shembulli. Dhe duke qenë se është urdhëruar për namazin, mund të urdhërohet dhe për agjërimin. Jo, disa të tjerë e kanë ndaluar. Sepse namazi është një paketë lëvizje, lëvizjesh, që fëmija mund t'i bëjë dhe katër vjeç, dhe pesë vjeç, nuk e ka problem. Do rrijë në këmbë, do shkojë në ruku, do të çohet nga rukuja, do shkojë në sexhde, do të çohet nga sexhdja, dhe gjëra të thjeshta, kurse agjërimi është më i rëndë. Agjërimi domethënë, pra derisa nuk ka ardhur për agjërimin, mjaftohu me namazin. Nëse ai fëmija vetë do të shikojë që ti çohu për syfyr, të hash diçka, dhe i arriti të çohet dhe të shikojë dhe të pyesë çfarë po bën? Po ha bukë sepse do po ha ushqim. Po po konsumoj ushqim sepse gjatë ditës unë nuk do të ha bukë deri në një orar të caktuar sepse është domethënë një parim fetar, është një rregull fetare, është një normë fetare. Është një rregull fetar dhe ai ndoshta mund fëmija vetë nëse janë të afruar me me prindërit, ai do të thotë, shiko, pse mos të agjërojë dhe unë? Nëse ai vetë fillon me dëshirën e tij, mundesh ta mësosh se çfarë është agjërimi me praktikë ose në formën e teorisë, por jo ta urdhërosh. Disa të tjerë kanë thënë që mundet ta urdhërosh përderisa e ka urdhëruar dhe për namazin, por duhet të shikojmë. A është domethënë, a është e mundur që ky fëmijë të agjërojë 12 orë, 14 orë, sidomos kur agjërimi bëhet fjalë për për verës? Pra të gjitha këto janë gjëra që prindërit duhet t'i kenë, duhet t'i kenë parasysh. Ne ishim te etapa e urdhrit, pra fëmija në këtë fazë, në këtë moshë është momenti i duhur që ai fillon të perceptojë urdhërin. Nuk është më ngarkesë për të, sikur ishte për katër apo pesë vjeçarin. Atëherë hoxhë ju po flisni për urdhërimin. A mund të kuptojmë që urdhërimi në të njëjtën kohë është edhe një detyrim për fëmijët? A ka dallim këtu? Ka dallim. Domethënë ti po thua që shiko, derisa ne arritëm të kuptojmë që mosha e fëmijës tani që ka mbushur shtatë vjeç, ai e percepton urdhërin. Mund ta këtë lloj ngarkese psikologjike sa e cila duhet të jetë në formën më të mirë të mundshme, dhe ne i themi urdhër, ai mund ta perceptojë. A mos vallë domethënë urdhri duhet të jetë dhe detyrim? Pra kjo është pyetja. E nëse shiko, përderisa etapa vazhdon te etapa e dytë, nga shtatë deri në 10 vjeç, dhe dallimi ishte pikërisht se në moshën shtatë vjeçare ai mund të urdhërohet për diçka parsore dhe dhe dhe tepër të rëndësishme. Dhe në moshën 10 vjeçare mund të imponohet dhe detyrohet, do të thotë që nga shtatë deri në 10 është mosha e urdhrit dhe jo detyrimit. E kjo është shumë e rëndësishme. Për shembull, shikojmë sot, pyetja është domethënë është në vendin e dytë dhe shumë e rëndësishme. Përse shumë prindër duke parë ose duke lexuar apo duke e ditur apo dëgjuar këtë hadith pejgamberi alejhi selatu ue selam që në moshën shtatë vjeçare mund ta urdhërosh fëmijën të fal namazin në moshën shtatë vjeçare, tetë vjeçare, nëntë vjeçare e kështu me radhë, edhe pse ai nuk e ka detyrë fetarisht ta falin namazin, atëherë ai e kupton urdhërin detyrë. Jo, ka dallim mes urdhërit dhe ka dallim mes detyrës. Për shembull, deri pa mbushur shtatë vjeç. Nëse fëmija ka dëshirë të fal namazin, sepse ai ka parë prindërit e vet duke falur namazin, ka dëshirë të pikturojë diçka, të shkruajë diçka, edhe pse nuk din mirë. Sepse ka parë prindërit e vet që vazhdimisht shkruajnë, vazhdimisht lexojnë, apo ka parë prindërit duke bërë një punë të mbarë, dhe ai do t'i imitojë prindërit e vet, ashtu dhe në çështjen e namazit. Nëse ai fëmijë ka parë prindërit pa mbushur moshën shtatë vjeçare dhe ka vetë dëshirë të falet, tani ka ardhur momenti që ti mund ta mësosh dhe forma e mësimit mund të vijë dhe në formën e urdhrit. Që do të thotë, shiko, kur ta falësh namazin, mos luaj shumë. Kur vjen urdhri, vjen dhe ndalesa, ato shkojnë me me njëra-tjetra. Shikofmi, shiko djali im, shiko vajza ime, i drejtohesh fëmijëve të vegjël, ka mbushur moshën shtatë vjeçare. Ëh, kur të qëndrosh gjatë namazit, mos luaj djathtas dhe majtas, por qëndro drejt. Pra këtë lloj, ky lloj mësimi patjetër do të vijë në formën urdhërore, por dhe forma urdhërore duhet të gjetur fjalët e mira, fjalët e buta, merr formë afrimiteti, dashamirësie dhe dhe mëshirën në mënyrë që ai mos të mos të mos të ngarkohet. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet ta detyrojmë atë. Jo. Urdhër në formën e mësimit, urdhër në formën e e formimit të tij. Dhe është një etapë tjetër pastaj që mund t'i imponohet apo jo, mund të detyrohet apo jo dhe patjetër që vjen pyetja, pse duhet të detyrohet, pse duhet të imponohet? Kjo është një një temë tjetër domethënë që mund ta zhvillojmë në emisionet që do të vijnë. Pra, shkurtimisht, urdhri është tjetër dhe detyrimi është tjetër. Shumë shumë prindër sot u thonë fëmijëve të tyre: Fale namazin. Po pse nuk e fale namazin? Shiko, pse duhet t'i bërtasim aq shumë? Madje gabimi më i madh, pse mund t'i godasim ata fëmijë? Për një moment që vetë sheriati, vetë feja, vetë islami, vetë urdhërat hyjnore të Allahut xheleshanuhu nëpërmjet profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem na kanë mësuar që është moshë që thjesht mund t'ia japësh urdhërin në formën e mësimit, dhe jo moshë që ti duhet ta detyrosh atë. Është akoma i vogël për ta detyruar, është akoma i vogël për ta ndërgjegjësuar nëpërmjet detyrimit, për ta ndërgjegjësuar nëpërmjet imponimit, për ta ndërgjegjësuar nëpërmjet formave të tilla që realisht duhet të kalojë një kohë që ai ta perceptojë se ç'është detyrimi, ç'është imponimi, për çfarë po bëhet fjalë, pse duhet ta fal, pse duhet të agjërojë, pse duhet të mësojë mirë në shkollë, pse duhet domethënë mos të shkojë me shoqërinë e keqe? Nuk është mosha akoma shtatë vjeçare, tetë vjeçare. Kur të mbushni 10 vjeç, atëherë fillon një etapë tjetër për të cilën do të flasim me lejen e Allahut xheleshanuhu. Atëherë hoxhë, meqenëse në këtë moshë, nga mosha shtatë deri në 10 vjeç, fëmijët fillojnë të perceptojnë atë që ne i themi. Cilat janë gjërat për të cilat ata kanë më shumë nevojë gjatë kësaj moshe? Shiko, përderisa ne e ndamë atë çështjen, mund t'i urdhërojmë, por jo t'i detyrojmë, atëherë vazhdon ky fëmijë të ketë nevojë për afrimitet. Ky fëmijë ka nevojë për dashamirësi, ky fëmijë ka nevojë për për një për një shembull, për një model, dhe dhe dhe mësimet, formimin që ne ja bëjmë nxënësve apo ja bëjmë fëmijëve të vegjël, deri dhe brenda familjes tonë nuk mjafton, nuk mjafton vetëm me fjalë. Duhet të kemi ne modelin, dhe ne e shpjeguam radhën e kaluar me sa mbaj mend, duhet të jemi ne shembulli. Nganjëherë ne u bërtasim fëmijëve për gjërat që ata i mësuan nga ne, atëherë problemi është tek ne, nuk është tek tek fëmijët. Ata kanë nevojë për afrimitet, ata kanë nevojë për dashamirësi, ato kanë nevojë për mëshirë, por në të njëjtën këto, në të njëjtën kohë përderisa tani është faza e urdhërimit. Pra mësimi u jepet edhe kur ti fillon ta urdhërosh, është dhe faza e orientimit, është dhe faza e udhëzimit, është dhe faza domethënë e e dallimit mes të keqes dhe të mirës, në formë të qartë, është faza që orientimi dhe udhëzimi do të fillojë në formën e urdhrit, por jo në formën e detyrimit, edhe kjo është edhe kjo është shumë e rëndësishme.

[15:14]Për shembull, fëmija në këtë moshë shtatë, tetë, nëntë vjeç, nuk arrin të dallojë cili është shoku i mirë dhe shoku i keq, se është në botën e lodrave, në botën e lojërave, në botën e fëmijërisë. Në botën që ai ka akoma nevojë, tepër nevojë për mbështetje, ka nevojë për stimulim, ka nevojë për afrimitet dhe mëshirë, ka nevojë për dashamirësi, dhe duke qenë se nuk e kupton, atëherë ka nevojë për orientimin tonë, dhe orientimi ynë nuk duhet të jetë asnjëherë në formën e detyrimit. Për shembull, e kemi parë me një person, me një shok që realisht nuk mbart me vete cilësi të mira, por ka vese negative, dhe ne i bërtasim, ne i detyrojmë, ne e shkëpusim nga njëri-tjetri dhe i themi i hakërrehemi atij tjetri duke thënë, mos të shikojë më me fëmijën time. E marrim në telefon babën dhe nënën e tij, duke i thënë, mbaje fëmijën, nuk ka punë ai me fëmijën tim, ndërkohë ky fëmijë është duke parë të gjithë panoramën. Ky fëmijë, fëmija jonë është duke parë të gjithë skenën, dhe ai është në formën e formimit. Pra, përderisa nuk e detyrojmë, por thjesht mund ta urdhërojmë duke e mësuar atë, atëherë nuk qenka i gatshëm akoma ky fëmijë ta ngarkojmë aq shumë me këto skena të tilla, me këto panorama të tilla, ndryshe në emër të mirës, jemi duke i bërë dëm fëmijëve tanë. Urdhri dhe detyrimi kishin dallim nga njëra-tjetra. Ne jemi duke ngarkuar me gjëra akoma më të mëdha sesa detyrimi. Jemi duke e mësuar dhe formuar me dhunë, me fjalë, me të bërtitura, jemi duke e mësuar domethënë me gjëra të cilat nuk janë në kapacitetin e këtij fëmijë. Prandaj dhe ky fëmijë vazhdon të ketë nevojë tani për mbajtje afër, t'u gjendemi pranë, t'i kuptojmë natyrën e tyre, dhe që mund të japë një shembull praktik tani. Si mund ta realizojmë ne të gjitha këto? Pra, mos të kemi domethënë, mos të gabojmë në në edukimin dhe formimin e fëmijëve tanë. Mund ta përmbledhim të gjithë këtë me një pikë të vetme: Të mundohemi t'u përshtatemi ne fëmijëve dhe jo fëmijët të na përshtaten neve. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, për shembull, ai gabimi i madh që bëjnë shumica e shqiptarëve, se ne shqiptarët domethënë ndryshojmë pak nga të tjerët, nga mentaliteti ynë, nga mënyra e mënyra e ndërtimit të jetesës sonë. i gjithë Ballkani është i tillë, por shqiptarët janë pak më ndryshe, kanë ato, kanë ato cilësitë e veta. Për shembull, ne kemi dëshirë ta marrim fëmijën, ai është pesë vjeç, gjashtë vjeç, shtatë vjeç, e marrim dhe e hipim në timon në makinë bashkë me ne. Do t'i japim makinës, apo e marrim dhe e vendosim në vendin e pasagjerit këtu, këtu përpara, madje pa rripin e sigurimit, ai nuk ka moshë për rrip sigurimi në radhë të parë, në radhë të dytë nuk është pjesa e tij. Makina sot ka një pjesë atje mbrapa enkas për fëmijët, edhe nëse makina është e tillë, e thjeshtë që nuk ka një vend të posaçëm për fëmijët, atëherë ka mjetet e posaçme që instalohen dhe vendosen në makinë, për të vendoset fëmija në formën më të sigurtë. Ne nuk e bëjmë këtë. Ne jo vetëm që nuk e vendosim mbrapa, në formën më të tij, më të sigurtë, që fëmija të jetë i sigurtë për çdo lloj problemi që mund të kemi në në në komunikimin tonë, në rrugët tona, në makinat tona, por e vendosim atje para në vendin e pasagjerit, ose ndoshta dhe këtu. Jemi duke i dhënë fëmijës diçka të tepërt. Jemi duke ngarkuar me diçka që nuk është në natyrën e vet. Pra, duam që ai të na përshtatet neve. Përkundrazi, duhet t'i përshtatemi ne fëmijëve. Për këtë kemi shembull pejgamberin alejhi selatu ue selam, kur i tha atij fëmijës së vogël, e përmenda me sa mbaj mend në emisionet e kaluara, që kjo kishte një djalë i vogël, një bilbil. Bilbili kishte ngordhur. A kupton? Dhe pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk i foli në formën e një të madhi duke e përshtatur fëmijën me të madhin, duke thënë, hajde se nuk ka problem se ka bilbil atje. Nuk është kjo bota e fëmijës, nuk është ky formimi i fëmijës, nuk është ky edukimi për fëmijët. Por i tha: O djalë i vogël, ç'u bë me bilbilin? Ku shkoi bilbili? Pra në një formë që do t'i përshtatemi ne atyre. Nëse arrijmë të dallojmë, nëse arrijmë të të të të perceptojmë këtë realitet, këtë gjendje, në brenda familjeve tona, në rrethin shoqëror ku ne jetojmë, atëherë do të kemi sukses dhe mbarëvajtje absolute në edukimin dhe formimin e fëmijëve tanë. Përndryshe pastaj do t'i bëjmë fëmijët trima me zor, do t'i bëjmë fëmijët biznesmenë me zor, do t'i bëjmë fëmijët të jenë më të mirë nga të gjithë fëmijët e tjerë me zor. E duke i detyruar, duke i folur, duke i bërtitur e plot e plot gjëra të tjera. Pse? Sepse nuk kuptojmë gjendjen, botën, dimensionin e atyre fëmijëve. Hoxhë ishte tepër interesante ajo sapo thatë, por do të duhet të shkëputemi për pak hapësirë të shkurtër edhe për t'u rikthyer në pjesën e dytë. Rikthehemi në pjesën e dytë të emisionit.

[20:22]Shikues të nderuar, jemi rikthyer në pjesën e dytë të emisionit. Në pjesën e parë hoxha na foli mbi edukimin dhe formimin e fëmijëve. Hoxhë, meqënëse fëmijët në këtë fazë janë në një proces formimi, cilat përballen edhe me probleme, po cilat janë disa prej problemeve më kryesore të cilat hazën në këtë moshë? Shiko, problemet janë të panumërta. Gjëja, problemi më kryesor është tek ne, tek prindërit, nuk është tek fëmijët. Pra, nëse ne nuk menaxhojmë situatën siç duhet, fëmijët nuk kanë faj për problemet që sjellin. Nëse ne nuk dimë të kuptojmë botën e tyre, fëmijët nuk kanë faj për gabimet e tyre. Është shumë e thjeshtë kjo. Atëherë çfarë çfarë kuptojmë me këtë? Së pari, duke e, duke e, kemi shpjeguar domethënë radhën e kaluar, por edhe sot që duke qenë se fëmija, sa është i vogël, sidomos nëse nuk ka mbushur moshën akoma shtatë vjeç, ai më tepër imiton sesa percepton urdhërin që ne u japim. Por edhe në moshën shtatë vjeçare, ne mund ta urdhërojmë për diçka, por mund ta urdhërojmë për gjërat e rëndësishme, jo ta bombardojmë me me urdhra. Pra, namazi është diçka kryesore që lidhet me zotin, kurse në raportin familjar, domethënë janë ato parimet, principet, bazë që duhet t'i dijë fëmija në raport me respektin e anëtarëve të familjes. Kryesisht me ata që janë më të mëdhenj, me babain e tij, me nënën e vet e kështu me radhë. Dhe tani çfarë ndodh? Rreziku më i madh për fëmijën është kur ne kalojmë me të më pak kohë sesa kalon ai me njerëz të tjerë. Dhe për rrjedhojë ka dy probleme. Problemi i parë, ai do t'i imitojë njerëz të tjerë dhe jo familjarët e tij, dhe e dyta, do të mësohet apo do të bombardohet me botën e jashtme që është e ndërtuar me urdhra. Është e ndërtuar me të bërtitura, është e bërtitur me britma, është e ndërtuar me fjalor që është i ngritur dhe është i, është i krijuar domethënë për hir të interesave të këtij apo atij personi. Dhe fëmijët e atyre familjeve janë formuar në varësi të sjelljes dhe menaxhimit të edukimit dhe formimit të problemeve të ndryshme që kanë pasur familjet. Familjet e tij, atëherë çfarë ndodh? Nëse gabimi numri një që bëjmë neve sot është që nuk qëndrojmë me fëmijët për një kohë të caktuar që të kuptojmë botën e tyre, por dhe ata domethënë të gjejnë vetveten e tyre tek ne. Jo që të na përshtaten neve. Jo, të gjejnë vetveten tek ne, për shembull, të gjejnë sigurinë, të gjejnë mëshirën. Përse, përse fëmija kur e hedh sipër, ai qesh? Je prindi, nëna ose baba. Baballarët zakonisht i hedhin fëmijët, ai qesh. Ndërkohë e dinë se ç'është frika, e dinë se po ra nga nga karrigia, po ra nga divani, ai vritet, edhe ruhet. Kurse kur e hedh ti ai qesh, sepse ai e din shumë mirë që babai i vet nuk mund ta hedhi poshtë, babai i vet nuk do ta dëmtojë, babai i vet e pret. Derisa e hodhi, është i njëjti person që do ta do ta presi. Që do të thotë, ai ndjen siguri prej teje. Atëherë, mos e çmonto sigurinë e fëmijës, duke i dhënë tjetërkush siguri atij dhe jo ti. Mos e bëj këtë fëmijë që të gjejë afrimitet tek njerëzit e tjerë dhe jo tek prindërit e tij. Mos e bëj këtë fëmijë që të gjejë rehati tek njerëzit e tjerë dhe jo tek prindërit e tij. Mos e bëj këtë fëmijë që të gjejë përshtatjen e tij në botën e atij fëmije, në vendet e tjera dhe jo brenda familjes së vet, dhe në fund fare pastaj ai do rritet dhe ne do të shikojmë ato dallimet, do të shikojmë largimet, dhe në fund fare do të marrim psikologët që të na trajtojnë çështjet dhe problemet tona të brendshme familjare, përse fëmijët na janë larguar, përse fëmijët nuk na dëgjojnë, përse fëmijët nuk janë gjenden pranë, sepse atij fëmije që sot nuk u gjendë pranë, ai fëmijë nesër nuk do të gjendet pranë ty. Ai fëmijë që ti sot u largove prej tij, ai fëmijë do të largohet nesër prej teje. Ai fëmijë që nuk i dhurove mëshirë dhe dashamirësi dhe afrimitet sot, ai fëmijë nuk do të dhurojë dashamirësinë, afrimitetin dhe mëshirën që i takon vërtet një prindi, qoftë mashkulli apo femra, babai ose nëna. Kjo është e gjitha. Dhe ai afrimitetin, për shembull, pse shumë fëmijë sot e kanë ëndërr, mezi presin të takohen me bashkëmoshatarët e tyre duke u larguar nga prindërit. Dhe kur prindërit u flasin, ata e marrin me mërzitje, e marrin çështjen domethënë, bo, tashti po e filloj me folur babi, filloj me folur mami. Madje mund t'u ankohen bashkëmoshatarëve të tyre, mund t'u ankohen shokëve të tyre se çfarë problemesh u sjell baba ose nëna e vet. Pse ndodh kjo? Sepse neve kemi keqmenaxhuar situatën brenda familjes tonë. Në cilët forma? Për shembull, erdha nga puna, jam i lodhur, shkova në shtëpi. A ka diçka për të ngrënë? Hungra diçka. Gabimi i parë, nuk hamë të gjithë bashkë. Vazhdon pastaj, fëmija zakonisht në botën e fëmijërisë, fëmijërisë së vet, sidomos në moshën gjashtë, shtatë, tetë, vetëm pyet, ka nevojë të marrë informacion. Është mosha e tillë që ai vetëm të pyesë, çfarë ndodh? Ai të pyet diçka, shiko babë më ler rehat, shko se jam i lodhur sot nesër. E largove njëherë, dy herë. Këtë boshllëk fëmija patjetër do ta gjejë në vend tjetër, sepse është pjesë e jetës së vet. Është pjesë e domethënë e e nevojshmërisë së, së botës së atij fëmijë. Ai do të pyesë, ti nuk i jep përgjigje, do pyesë dikë tjetër. Ti nuk e ofron, do afrohet tek një tjetër. Ti e largon, ai do shkojë diku tjetër dhe në fund fare, deshim apo s'deshim, jemi ne përgjegjësit kryesorë përse fëmijët tanë po na, po na largohen. Pra rreziku fillon me keqmenaxhimin, rreziku fillon me mos, mos perceptimin e botës dhe dimensionit të të fëmijëve. Pastaj, nëse do flasim për rreziqet jashtë shtëpisë, nuk është e nevojshme, dihet. Jashtë shtëpisë ne do gjejmë hajduni, hajdutëri, ne do gjejmë krime. Me një fjalë, të gjitha të zezat mund të gjenden jashtë. Këtë të gjitha veset e liga i ke në rrugë, nuk do flasim tani për veset e liga. Ne do fla, ne do flasim çfarë do bëjmë me këto fëmijë që mos shkojnë atje, mos ndikohen nga atje dhe mos na largohen domethënë duke marrë vese negative. Po mirë hoxhë, përveç këtyre rasteve, meqenëse në këtë moshë fëmijët fillojnë të perceptojnë urdhërin, atëherë në qoftë se ata nuk e zbatojnë urdhërin, a duhet që ne t'i bërtasim dhe t'ia imponojmë me zor detyrën? Atëherë çfarë çfarë thashë? Përderisa urdhri është tjetër dhe detyrimi është tjetër, ti vetëm urdhëroje dhe mos e detyro. Në momentin që neve nuk e detyrojmë, atëherë s'kemi pse t'i bërtasim, nuk kemi pse t'i hakërrehemi, nuk kemi pse të të të lëshojmë britma brenda familjes. Kur në emër të urdhrit gjëja pse nuk u zbatua, çfarë ndodh? Ai pra, shikoje, o o djalë, o djalosh, o o djali im, o vajza ime, bëje këtë. Nuk e bëri. Në rregull, s'ka problem. Enesi ishte i vogël, pejgamberi salallahu alejhi ue selem e urdhëronte për punë të ndryshme, dhe Enesi harroi me fëmijët e Medinës, nuk i thoshte gjë, nuk i bërtiste. Përse? Sepse ka diçka tepër tepër të rëndësishme këtu. Mos i urdhëro fëmijët jashtë kapacitetit vetë. E para, mos i urdhëro fëmijët për punë madhore, sepse natyra e fëmijës është e brishtë, natyra e fëmijës është e çiltër, natyra e fëmijës është, ka një lloj pasigurie në vetvete sepse nuk ka akoma eksperiencën e jetës. E si pret prej tij që ai të kryejë punë madhore që i kryen vetëm të mëdhenjtë dhe në fund fare pastaj do t'i bërtasim pse nuk i këtë është problemi. Edhe pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk i bërtiste Enesit kur e urdhëronte për diçka dhe ai nuk e kryente siç duhet, nuk i bërtiste, e di pse? Sepse urdhërat madhore ia kishte dhënë njerëzve të mëdhenj. Kurse për fëmijët, ai urdhëronte për diçka që fëmijët mësohet, percepton urdhërin, të mësohet, të dijë të formohet domethënë me urdhërin, të formohet me punën, të formohet me eksperiencën, por pa e detyruar dhe pa e imponuar sepse është akoma një moshë tepër delikate që nuk e percepton detyrimin. Pra, derisa në moshën pesë, gjashtë vjeç, ai nuk perceptonte urdhërin, tani në moshën shtatë vjeçare, ai e percepton urdhërin, por nuk percepton detyrimin. Ka dallim domethënë nga njëra-tjetra dhe për rrjedhojë, nuk kemi pse t'i bërtasim, aq më keq nuk kemi pse t'i godasim apo t'i rrahim apo t'u japim dajak siç thonë domethënë shumë prej shumë prej shqiptarëve. Hoxhë, në natyrën e fëmijëve është që ata ta fshehin gabimin që bëjnë. Pse duhet që fëmija ta fshehi gabimin? Cila është arsyeja? Po ne kemi përmendur me sa mbaj mend që natyra e fëmijës, se janë të vegjël, ata do gënjejnë. Gënjejnë natyrshëm, sepse ai do ta fshehë fajin. Nuk mendoj se është ky problemi. Problemi është pse fëmija do të fshehë fajin? Ka shumë arsye. Arsyeja e parë, ai nuk e shikon veten të gatshëm të përballet me ty. Po pse? Ai nuk e shikon veten të gatshëm të përballet me britmat e tua, me ulërimat e tua, me ndoshta presionin psikologjik deri dhe pse, presionin fizik deri dhe rrahjen apo goditjet e ndryshme. E ka frikë. Atëherë, ai u detyrua të gënjejë nëpërmjet teje dhe nëpërmjet meje. Ky është problemi. Nëse ne do ta ndërgjegjësojmë fëmijën, ai bëri një gabim. Shiko babë, shiko vajza ime, djali im, mos e bëj më këtë se kjo nuk është mirë për shembull. Pra ti e urdhërove apo e ndalove. Këtë e percepton ai, por detyrimin e ka të vështirë ta perceptojë. Do ta thyejë një gotë, do të do ta thyejë një pjatë. Ha se nuk ka problem se marrim tjetër. E bëri diçka, pisk këtë e me misëri laps. Ha se do ta pastrojmë po mos e bëj më herë tjetër sepse nuk është mirë domethënë. Pra vetëm mësim, duke mësuar qoftë në formën e urdhërimit dhe qoftë në formën e ndalimit. Nëse dalim nga kjo natyrë, kemi kemi dalur domethënë nga një etapë. Pra ne jemi duke folur me një shtatë vjeçar sikur jemi duke folur me një 14 vjeçar. Ky është problem. Kur ne nuk i dimë këto etapa, këto faza, nuk i dimë botën e tyre, sa përqind perceptojnë, sa përqind domethënë mund të kuptojnë, sa përqind janë të gatshëm, rrethanat brenda familjes a janë të krijuara në atë lloj forme që fjala jonë do të na ecë apo nuk do të na ecë, ne do t'i kuptojmë. Pra, duhet të bëhemi psikologë të vetvetëve tona, duhet të bëhemi psikologë të fëmijëve tanë, duhet të bëhemi psikologë të realitetit tonë, duhet të bëhemi psikologë të familjeve tona dhe dhe fëmijëve tanë. Përse? Për të kuptuar realitetin dhe sa më mirë ta kuptojmë realitetin, aq më mirë ne do ta, do ta menaxhojmë këtë, këtë realitet. Për rrjedhojë, problemi nuk është se fëmija është duke fshehur fajin.

[31:16]ose më mirë të themi, është duke gënjyer, ose më mirë të themi, është duke fshehur gabimin sepse bota e këtij fëmi, e kësaj fëmije, ai nuk dinë se ç'është faj. Ai dinë që ka diçka që nuk shkon dhe kjo gjë që nuk shkon quhet gabim. Faj është diçka më e madhe. Faj është diçka që ai duhet të mbajë përgjegjësi. Një fëmijë shtatë vjeç, çfarë përgjegjësie do të do të mbajë? Ai namazin nuk e ka detyrë në fenë islame, as në moshën tetë vjeçare, as në moshën nëntë vjeçare. Duke qenë se nuk e ka detyrë, çfarë përgjegjësie do të mbajë ky fëmijë? Do ta rrahim, do ta godasim, do t'i bërtasim, do ta dënojmë, ashtu siç bëjnë shumë njerëz që i mbyllin fëmijët në dënim, ai është vetëm shtatë vjeç. Ai është vetëm tetë vjeç. Nëse ne jemi duke ushtruar, ushtruar dhunën, dhunën psikike te fëmijët, duke i dhënë atyre dënime të ndryshme, në kohën kur ai nuk dinë se ç'është dënimi, ai fëmijë do rritet i ndrydhur.

[32:15]Do formohet i ndrydhur, dhe në fund fare pastaj, ai, jo vetëm që do e fshehi fajin, më fal, fillimisht gabimin, por dhe kur ta kuptojë që është duke bërë vërtet faj më vonë kur të rritet, ai do ta fshehë sepse aty gjen vetveten, sepse ai nuk përballet dot me ty, ngaqë ne nuk merremi me ndërgjegjësimin e fëmijëve, por merremi me ndëshkimin e tyre. Ndëshkimi është faza e fundit që mund të vijë, por edhe mënyrat e ndëshkimit, sheriati ka folur, nuk ka folur, nuk ka, nuk ka lënë të lirë çdo njeri të bëjë ndëshkimet e veta, duke i goditur dhe duke i thyer krahët njerëzve, apo duke i, duke i dhunuar psikikisht ata apo deri duke shkuar deri aty sa fëmijët pastaj. Ne i bërtasim djalit tonë 14 vjeç, ky 14 vjeçi do i bërtasi vëllait të vet 10 vjeç, ky 10 vjeçari do i bërtasi atij që është katër vjeç, edhe është ajo që thonë njerëzit është gjenetike. Filani e ka në racë.

[33:07]Jo, nuk është çështje race dhe as gjenetike, kjo është çështje formimi. Ne e kemi formuar qoftë dhe pa dashje, pa e kuptuar realitetin e tillë dhe në fund fare pastaj, të tjerët do të shikojnë që ky filani ka ngjashmëri me babin e vet. Po baba i vet i ka krijuar kushtet e mentalitetit të tij brenda familjes dhe fëmija do imitojë babën e vet. Pra, nuk ka lidhje me gjenetikën, ka lidhje me formimin e kushteve dhe ai ashtu do formohet. Hoxhë, Zoti ta shpërbleftë për të gjithë informacionet që na dhatë. Shpresojmë që të jenë të dobishme për dëgjuesit. Allahu ju nderoftë. Shikues të nderuar, kemi arritur në fund të emisionit për ditën e sotme. Faleminderit që na ndoqët deri në puntatën e radhës. Mirupafshim!

Need another transcript?

Paste any YouTube URL to get a clean transcript in seconds.

Get a Transcript