Thumbnail for 01. Psikologjia e edukimit - Hyrje - Mustafa Tërniqi by PeaceTV Albanian

01. Psikologjia e edukimit - Hyrje - Mustafa Tërniqi

PeaceTV Albanian

29m 35s4,855 words~25 min read
YouTube auto captions
Transcript source

YouTube auto captions

This transcript was extracted from YouTube's auto-generated caption track. The transcript below is server-rendered so it can be read, searched, cited, and shared without opening the original YouTube player.

Timestamped outline
Pull quotes
[0:20]Do të flasim në këto cikle emisionesh lidhur me edukimin si një proces i cili zhvillohet në etapa dhe faza të njëpasnjëshme.
[0:20]Do të flasim gjithashtu mbi dilemat që kanë prindërit në lidhje me edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.
[0:20]Do të flasim mbi ajetet kuranore dhe hadithet profetike, të cilat na nxisin që të mësojmë dhe studiojmë gjithmonë e më tepër.
[0:20]Për këto dhe shumë të tjera do të kem nderin të kemi të ftuar të përhershëm në studio Hoxhë Mustafa Tërniçin.
Use this transcript
Related transcript hubs

[0:20]Esselamu alejkum të nderuar shikues. Së bashku do të zhvillojmë emisionin Psikologjia e Edukimit. Do të flasim në këto cikle emisionesh lidhur me edukimin si një proces i cili zhvillohet në etapa dhe faza të njëpasnjëshme. Do të flasim mbi mënyrën se si të përfitojmë një edukim sa më cilësor. Do të flasim gjithashtu mbi dilemat që kanë prindërit në lidhje me edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Do të flasim mbi ajetet kuranore dhe hadithet profetike, të cilat na nxisin që të mësojmë dhe studiojmë gjithmonë e më tepër. Për këto dhe shumë të tjera do të kem nderin të kemi të ftuar të përhershëm në studio Hoxhë Mustafa Tërniçin. Hoxhë, selam alejkum, mirë se erdhët. Alejkum selam rahmetullahu ue berekatuhu. Mirë se ju gjetëm. Atëherë le të vazhdojmë menjëherë me pyetjen e parë. A i ka dhënë rëndësi Islami edukimin të fëmijëve? Bismilahirrrahmanirrahim. Elhamdulilahhi rabbil alemin. ve akibetu lil muttakin. vessalatu vesselam ala hatemi nebijin vel murselin. Muhamed ibn Abdullah el-emin ue ala alihi ue sahbihi xhemain ue ba. Të gjitha falenderimet janë vetëm për Allahun xhelexhelaluhu, krijuesin dhe furnizuesin tonë. Salavatet ja dërgojmë Pejgamberit Muhamed alejhi salatu selam, mësuesit të gjithë njerëzimit. Psikologut më të mirë në edukimin e të gjithë brezave, përfshirë atyre dhe fëmijëve. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi familjen e ndershme të profetit, për shokët e tij besnik dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. Patjetër që Islami, si një fe universale, një fe që ka ardhur për edukimin e të gjithë qenies njerëzore, i jep një rëndësi të veçantë dhe edukimit të fëmijëve. Vetëm një ajet kuranor, Allahu i madhërishëm thotë, "Ja ejuhal ledhine amenu, ku enfusekum ue ahlikum nara." O ju të cilët keni besuar, ruajeni vetveten tuaj dhe familjen tuaj nga zjarri i xhehenemit. Lind pyetja, po pse duhet të lidhet me çështjen e edukimit drejtpërdrejt bota e ahiretit? Çështja e xhenetit, çështja e zjarrit, çështja e xhehenemit, sepse njeriu ka ardhur në këtë botë të njohë Zotin. Të adhurojë Allahun xhele xhelaluhu me të gjithë qenien e tij njerëzore dhe ky njeri si një qenie sociale do të jetojë në këtë botë për një kohë të përkohshme dhe për aq kohë sa është në jetën e kësaj bote, ai duhet të dijë se cila është rruga e vërtetë, ku do të fillojë? Çfarë gjëje duhet të, çfarë me çfarë gjërave domethënë, cilat janë ato gjëra që e shoqërojnë njeriun deri në destinacionin e tij të fundit? Dhe e gjitha kjo çfarë është, çdo gjë e bën për të fituar kënaqësinë e Allahut xhele xhelaluhu i cili fillimisht e shpërblen njeriun në jetën e kësaj bote, por në fund fare pastaj e shpërblen me shpërblimet e tij të përhershme në ditën e gjykimit. Nëse nuk ka edukim të mirë, nuk ka një besim të mirë. Nëse nuk ka një edukim të mirëfilltë, nuk ka të ardhme për jetën e tij fetare fillimisht pastaj sociale për vetë besimtarin, për vetë muslimanin. Prandaj në një hadith profetik thotë Pejgamberi alejhi salatu selam, "Ethekel majuda fi mizan elabdijum el kijame, el-huluk el-hasan." Gjëja më e rëndë që do të vendoset në peshoren e njeriut në ditën e gjykimit është sjellja e mirë, është morali i mirë. Por kur ka një moral të mirë njeriu? Kur ka një sjellje të mirë njeriu, kur ka një edukim të mirë. Kurrë nuk mund të vijë një person dhe të pretendojë se unë kam një moral të mirë sepse kështu dua unë. Apo kam një sjellje të mirë sepse kështu e parashikoj unë. Jo. Ato janë disa standarde, janë disa morale, janë disa parime, janë disa principe, të cilat nuk duhet të shkelen. Dhe nëse ne pajisemi dhe instalojmë në vetveten tonë, në familjen tonë, tek fëmijët tanë, të gjitha këto parime, ashtu sikur do Zoti, atëherë do të jemi të sjellshëm, atëherë do të jemi të moralshëm, sepse realisht jemi të edukuar. Që do të thotë, vërtet Islami ka dhënë një rëndësie të veçantë edukimit, moralit, sjelljes së mirë, derisa në ditën e gjykimit paska një peshë kaq të madhe, kaq të rëndësishme në peshoren e veprave të tij në ditën e gjykimit. Po hoxhë, meqë po flasim për edukimin në Islam, çfarë nënkuptojmë me edukimin në Islam? Është diçka përtej të studiuarit në shkolla dhe në universitete apo diçka më tepër se këto? Nëse do flasim për çështjen e studimit apo për çështjen e arsimimit, arsimimi është pjesë, është një pjesë e edukimit dhe nuk është edukimi më vete. Edukimi në Islam është diçka shumë më e gjerë sesa mund të mendohet nga këto koncepte, ose më të themi që është shumë më e gjerë si koncept thjesht nëse do të ndalemi tek arsimimi. Ne e dimë shumë mirë që njerëzit sot më shumë përqëndrohen te arsimimi se nëpërmjet arsimimit, ato men, ata mendojnë të jenë dikush në jetën e tyre dhe për rrjedhojë, ai do të jetojë një jetë më të mirë dhe do të fitojë diçka më të mirë. Nuk është ky edukimi i vërtetë. Ne po flasim deri këtu, folëm për një frymë interesash, për një frymë ose me të themi, është ajo fryma komerciale që ka pushtuar sot gjithë botën. Në Islam edukimi është diçka përtej këtu. Shiko, edhe çështja e arsimit dhe edukimi, çështja e arsimimit dhe studimit në Islam zë një vend shumë të rëndësishëm. Por, derisa thamë është një pjesë e edukimit, edukimi qenka një, një hallg shumë e madhe me disa hapësira të tjera gjigande përbrenda, që secila më vete pastaj është aq e rëndësishme për pjesën tjetër, për hapësirën tjetër, sa nëse mungon njëra prej tyre, do të çalojë, do të ketë problem njeriu në hapësirat e tjera në etapat, në etapat e tjera. Ka shumë njerëz që përqëndrohen vetëm te arsimimi. Ka shumë njerëz të cilët i arsimojnë duke munduar të ruajnë jetën e tyre konservatore, sepse mendojnë se jeta e tyre konservatore, domethënë është, janë ato bazat e vërteta të, të familjes, por jo gjithçka në jetën konservatore është e duhur për jetën tonë moderne. Ashtu sikur jo gjithçka në jetën moderne është arritja më e, është arritja me vlerë që pretendojnë njerëzit sot, duke harruar jetën konservatore. Pra, mund të marrim diçka nga këtu çka është e vlefshme dhe diçka atje çfarë është e vlefshme, por cilat janë mekanizmat që e vlerësojnë se cila është e mira dhe cila është e keqja, këtu ndërhyn Islami në formë të drejtpërdrejtë. Për shembull, pse Allahu i madhërishëm nuk ja la në dorë njeriut të përcaktojë se cila është e keqja dhe e mira në formë definitive nga njeriu vetë? Por i la në dorë, nëpërmjet arsyes së shëndoshë, të kuptojë të mirën dhe të keqen që Zoti ja cakton. Pra, Zoti thotë, kjo është e mira, dhe kjo është e keqja. Kujdes, mos shkon, domethënë, mos shko nga poli i të keqes, mos të tërheqi poli i të keqes, por shiko, vazhdo gjithmonë në rrugën e mirë.

[7:27]I ka dhënë mundësi pastaj njeriut që të arsyetojë, me arsyen e tij të shëndoshë, me logjikën e tij të mprehtë, me zheuarësinë që i ka dhënë i madhi Zot, ai arrin të kuptojë ç'është e mira dhe ç'është e keqja që në burim, në zanafillë, në parim ja ka treguar Allahu i madhërishëm. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që dhe normat e edukimit janë të përcaktuara në Islam. Pra, nuk është se jeta sot e njerëzve arrin një stad të lartë të, të, të, të, të arritjeve shkencore, të teknologjisë dhe për rrjedhojë, dhe edukimi do të bëhet diçka nga ana teknike, ne mund të themi që sot kemi, kemi hapësirë më shumë për të arritur një edukim më të mirë. Por jo sepse kjo teknologji është edukimi më vete. Pra, teknologjia është mjet, arritjet shkencore janë mjet. Morali i njeriut ka qenë gjithmonë i tillë. Njeriu duhet të jetë i mirë në familjen e tij, me vetveten e tij, me fëmijët e tij, me bashkëshorten e tij, me të gjithë anëtarët e familjes, por edhe me njerëzit e tjerë. Edukimi në Islam fillon me hadithin e Pejgamberit alejhi salatu selam, i cili thotë, "Menlem jeshkurunase, lem jeshkurul lah." Kush nuk falenderon njerëzit, nuk ka falenderuar Zotin. Kush tregohet mosmirënjohës me njerëzit, është mosmirënjohës edhe me vetë Zotin. Përse? Sepse nuk mund të jesh një besimtar i mirë, nuk mund të jesh një adhurues i mirë, kur ti nuk din të sillesh me njerëzit. Po si do të arrijmë të sillemi me njerëzit jashtë shtëpisë tonë, kur në fillim nuk kemi konsoliduar familjen tonë? Dhe pjesa e konsolidimit, një person e shikon ndryshe, një person e shikon ndryshe, sepse vjen tek ajo çështja, apo bota relative ta quash. Kështu që, në Islam, relative janë disa gjëra dytësore, sekondare, kurse parimet bazë, principet bazë, janë ato gjëra të pandryshueshme, të cilat nuk duhet të ndryshojnë asnjëherë. Sado që të përparojë shkenca, sado që të arrijë njeriu në arritjet shkencore, sado që të përparojë dhe me të zhvillohet teknologjia, morali është moral. Edukimi është edukim, sjellja e mirë është sjellja e mirë dhe kemi hadithin tjetër të Pejgamberit alejhi salatu selam, i cili thotë, "Ahabunasi ila Allah enfahum linas." Njeriu më i dashur të Allahu është ai njeri i cili u sjell më shumë dobi njerëzve të tjerë. Këtu fillon edukimi i vërtetë, i sinqertë i një muslimani apo i fesë Islame. Pse? Ti me edukimin tënd që more në familje, nga babai yt, nga nëna jote, nga mësuesit e tu, nga, nga, nga shoqëria ku, nga rrethi ku jeton, dije se është një sjellje, është një edukim që, domethënë, finalizohet me të bërit, të bërit dobi, të sjellurit dobi, kujt? Komunitetit ku ti jeton, shoqërisë ku ti jeton. Ndërkohë që shiko, çfarë ndodh sot? Teknologjia ka arritur në majat. Ëh, jeta moderne po ashtu. Njerëzit janë moderuar më shumë seç duhet, në në, në pamjen e përgjithshme, në krahasim me jetën, me jetën e vjetër apo me familjen konservatore e kështu me radhë. Mirëpo po shikojmë me vëmendje, kemi disa probleme të mëdha në shoqërinë sot, në shoqërinë lindore dhe perëndimore, kudo në botë. Për çfarë bëhet fjalë? Shiko, ne do të marrim vetëm një shembull. Përse i sëmuri në spital konsiderohet klient dhe nuk konsiderohet pacient? Është zhdukur fryma e humanizmit, nuk kemi më humanizëm. Por shiko, në momentin që ti nuk je humanizëm, do të thotë që nuk edukata mirë. Pa, pavarësisht apo pa çka se ti mbush qesh. Pra, edukimi nuk është ajo, nuk janë ato, ato norma dhe rregullat e thjeshta që do të kemi një fjalor të mirë. Duhet të përshëndetemi në formën më të mirë, mundësisht të vishëmi mirë, mundësisht të respektojmë, ajo është ai respekti reciprok i njëri-tjetrit dhe mbaroi çdo gjë. Jo. Atëherë kulmi i edukimit, ç'është edukimi në Islam? Edukimi në Islam fillon me pastrimin e zemrës. Edukimi në Islam fillon nga brendësia e njeriut. Edukimi në Islam është vetë shpirti i njeriut.

[11:34]Një shpirt i mirë ka edukim të mirë, një shpirt i keq ka edukim të keq. Sado që ne i qeshemi, i buzëqeshëmi me një, buzëqeshëmi me njëri-tjetrin, sado të kemi një fjalor apo një artikullim të bukur. Unë mund ta, mund ta artikuloj shumë më mirë nga një person tjetër. Por ai është më i sinqertë sesa unë. Do të thotë që është më i edukuar sesa unë. Pra, edukimi në Islam lidhet drejtpërdrejtë me besnikërinë, lidhet drejtpërdrejtë me sinqeritetin dhe siç erdhi në hadithin profetik, nuk mund të quhesh një person me edukim të mirëfilltë. Me edukim të vërtetë, me edukim të mirë dhe me sjellje të, të vërtetë, të larta, nëse ne nuk duam për tjetrin atë që duam për vete. Vetëm Islami na e mëson neve këtë. Nëse ne nuk, nuk, nuk i, përshëndetemi me njëri-tjetrin me, domethënë me sinqeritet të plotë. Ne e dimë shumë mirë, muslimani kur, domethënë, nga nga etapat e para të edukimit është çështja e përshëndetjes, një thjesht çështja e selamit. Eselam alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu. Po ç'është selami? Është emri i Allahut es-Selam. Paqja, bekimi, ruajtja, garancia, siguria, begatitë, mëshira, gjithçka nga këto kuptime, apo dimensione kuptimore të mëdha që përfshijnë emri i Allahut xhelexhelaluhu, qofshin për ty o vëllai im kur unë të takojmë. Çfarë do të thotë kjo? Unë e filloj takimin, e filloj komunikimin me sinqeritet. Dhe sinqeriteti nëse rrjedh nga, nga zemra ime, nga brendësia ime, nga shpirti im, do të thotë që kam një edukim të mirë në brendësinë time. Që do të thotë, Islami nuk i jep rëndësi thjesht një fasade të jashtme, kur është harruar pjesa e brendshme, besnikëria dhe sinqeriteti i brendshëm, pastaj vjen çështja e fasadës. A jam i sinqertë apo jo në fasadën e parë, apo të atij në pamjen e dukshme tek njerëzit? Atëherë shikon besnikëria dhe sinqeriteti im në të njëjtën kohë, veprat e mia, punët e mia, komunikimet e mia dhe domethënë gjithçka që lidhet pastaj me jetën sociale me njerëzit e tjerë. Po, po në botën perëndimore, kohët e fundit janë zhvilluar shumë matje empirike, studime, nga shkencat sociale, të cilat nxjerrin disa konkluzione në lidhje me edukimin. A vlejnë këto konkluzione që kanë arritur çdo universitet kudo qoftë në botë për Islamin? Atëherë, së pari duhet të pranojmë diçka. Sot bota perëndimore është në një krizë morale. Po përjeton me vetë dëshmitë e tyre një krizë morale. A mos vallë ata nuk dinë të edukojnë, të edukojnë apo të edukojnë brezat? Ato dinë shumë mirë. Por nga ana, nga një anë është çështja është relative. Nga ana tjetër, ata janë duke jetuar një jetë laike dhe duke qenë se janë duke jetuar një jetë laike, ata i përcaktojnë vetë se ç'është e mira dhe ç'është e keqja dhe janë larguar nga parimet bazë fetare, ku i madhi Zot na i ka cak, i ka përcaktuar njeriut se ç'është e mira dhe ç'është e keqja dhe me forcën logjike, me arsyen e shëndoshë, ti arrin të kuptosh pastaj parimet dhe principet që ja ka dhënë Allahu i madhërishëm të gatshme. Çfarë ndodh këtu? Patjetër që do të vijnë disa studime të ndryshme. Ëh, universitetet në Amerikë, universitetet në Kanada, universitetet e ndryshme dhe të larmishme të Evropës dalin vërtet me studimet mirëfillta dhe domethënë me statistika të vërteta, të cilat mund të ndryshojnë teknikisht, domethënë nga njëra-tjetra, por thelbi i tyre është që vërtet çfarë duhet të bëhet me këtë qenie që quhet njeri? Ku do të shkojmë? Çfarë synojmë? Është gjithçka që lidhet me materialin, apo bota shpirtërore domethënë është në krizë që neve realisht fillim, pra, bota perëndimore thotë, ne e humbëm anën shpirtërore, si ta fitojmë tani atë? Këtu del në pah Islami me parimet e veta dhe Islami nuk i sulmon çështjet e, studimet që përmendët. Ëh, nuk, statisatikat e ndryshme studimore, nuk i mohon fare absolutisht. Pse? Se për Islamin të gjitha këto studime janë pjesë e një procesi teknik që njeriu arrin, arrin të dallojë apo arrin të kuptojë se ç'është e mira, ç'është e keqja në disa detaje apo labirinte të ndryshme të jetës. Duke qenë plotësisht dakord ne si besimtarë, ne si muslimanë, që bazat e edukimit na i ka dhënë i madhi Allah. Do të thotë që, duke qenë se Zoti na dha bazat e edukimit, ne nuk e kemi të nevojshme të marrim diçka të vyer prej, prej studimeve perëndimore. Jo, s'do të thotë gjë. Ne e dimë shumë mirë që në jetën e përditshme, ne po jetojmë me teknologjinë perëndimore. Pavarësisht se dikur perëndimi e mori nga arritjet shkencore të muslimanëve, por duhet pranuar një të vërtetë që ky perëndim pastaj i zhvilloi akoma më tej, i zhvilloi akoma më shumë. Dhe kjo është një proces që lidhet si me edukimin, si me kulturën, por si dhe me interesin. Duke qenë se çështja, ose koncepti i interesit, koncepti komercional sot ka marrë, domethënë ka marrë atë, ka marrë atë, ka hapësira më shumë seç duhet, duke lënë mënjëanë çështjen e edukimit të zemrës, çështjen e brendësisë, besnikërinë, sinqeritetin dhe vetë shpirtin e qenies njerëzore. Atëherë, këtu dhe fillon kriza morale e perëndimit. Ne jemi, ne si muslimanë, jemi plotësisht dakord që gjithçka që është për të mirën e njerëzimit dhe konstatohet vërtetë një vlerë për njerëzimin, ne e marrim dhe e shfrytëzojmë, nuk ka asgjë të keqe. Ne e dimë shumë mirë çështjen e standardeve, standardeve të arsimit që e përmendët pak më parë, studimeve të shkollave, të, të qendrave, të qendrave sociale, qendrave të rehabilitimit, të institucioneve nga më të ndryshme, në shumicën e rasteve, ose pjesa, pjesa dërrmuese e këtyre standardeve, neve na vjen nga perëndimi dhe i kemi pranuar ne si muslimanë. Që do të thotë, neve arrimë, pra ne si muslimanë arrimë t'i, t'i adoptojmë shumë mirë gjërat, nuk ka asgjë të keqe. Duke lënë të pa luajtur parimet bazë. Pra, parimet bazë në Islam dhe edukimin që ka ardhur nga Zoti, ajo nuk luan. Ajo nuk, domethënë, nuk ndryshon asnjëherë. Mirëpo këtu ka një problem tjetër tani, që disa njerëz mendojnë se me jetën e tyre të shkuar, me jetën e, e fisit të tij, me, në mënyrën se si kanë jetuar në në, në ato, në procesin e, e një familje konservatore që përmendëm dhe pak më parë, mendon se gjithçka aty është e duhur për jetën tonë moderne, ta quash, ta quash sot. Sepse ai mendon se gjithçka e vjetër është prej Islamit. Jo, nuk është ashtu siç i kanë edhe shumë prej shqiptarëve, që disa, ose shumica e zakoneve të shqiptarëve janë zakone të vështira, janë zakone që sot nuk kanë më vlerë të madhe, ose ndoshta disa prej tyre nuk vlejnë më fare. Përse? Sepse kemi një të shkuar fetare, kemi një të shkuar osmane, siç i quajnë disa, apo një të shkuar islame. Jo, s'është kjo e vërtetë. Nëse shqiptarët kanë gabuar në disa principe të edukimit, në disa probleme, domethënë, të menaxhimit në familjet e tyre, kjo s'do të thotë që e kanë marrë nga Islami. Kjo s'do të thotë që Islami ja ka mësuar. Kjo s'do të thotë që Islami ja ka imponuar. Është, është mungesa e njohurive, është injoranca e tyre për thelbin e vërtetë. Për, për parimet kryesore të Islamit dhe në rastin tonë të edukimit të vërtetë Islam dhe shfaqja ime tani si musliman, do të thotë që Islami ma mësoj më. Jo, unë jam injorant tek çështja ime dhe prandaj kam shfaqur një sjellje jo të mirë, apo një, një sjellje të vrazhdë që në jetën tonë moderne dikujt i duket vërtetë diçka prapanike, me fjalë, diçka e prapambetur, diçka që nuk vlen më për kohët moderne.

[19:04]Pra, shkurtimisht, Islami nuk është kundër arritjeve shkencore, madje i stimulon ato. Islami nuk është kundër parimeve të reja që dalin në aspektin më tepër teknik, studimeve, statistikave studimore që përmendëm. Absolutisht nuk është kundër. Përkundrazi, i merr ato si mjet për të arritur synimet e veta, synimet e veta, të cilat fillimisht si burim kanë ardhur nga vetë Allahu xhelexhelaluhu për edukimin e vetvetes, familjes dhe shoqërisë. Hoxhë, Allahu ta shpërbleftë për shtjellimin që i bëre pyetjeve. Shikues të nderuar, do të shkëputemi për një pauzë të shkurtër. Rikthehemi në pjesën e dytë.

[19:50]Ja ku jemi rikthyer përsëri në pjesën e dytë të emisionit. Hoxhë, në pjesën e parë ne folëm mbi rëndësinë që ka edukimi. A mund të na tregoni tani në këtë pjesë të dytë të emisionit, shkurtimisht, etapat që ka Islami për edukimin e fëmijëve? Shiko, çështja e etapave është më tepër çështje teknike sesa parimore me kuptimin që kur thatë etapat që ka Islami. Domethënë, Islami nuk i përcakton etapat në detaje. Por janë etapa që në, sipas studimeve psikologjike Islame, përfitohen nga argumentet e përgjithshme. Dhe etapat kryesore janë pesë. Fëmijët e vegjël deri pa mbushur moshën shtatë vjeçare, kjo është etapa e parë. Në momentin që mbush moshën shtatë vjeçare deri në moshën 10 vjeçare është etapa e dytë. Nga mosha 10 vjeç e deri në moshën e pubertetit, pra, është ajo pjekuria biologjike është etapa e tretë. Pastaj nga etapa e pjekjes, e pjekurisë, me të themi pjekurisë biologjike e deri në fillimin e pjekurisë të vërtetë mendore, që në Islam quhet rrushtë, pra, ai fillon t'i kuptojë vërtet siç janë gjërat dhe jo me atë nxitimin, e nxitimit që ka kur ishte 13, 14 vjeç. Është mosha 18 vjeçare afërsisht, që është dhe mosha ku sot njeriu pajiset me, pajiset me kartën e identitetit, ta quash. Pastaj kemi etapën tjetër, nga mosha e pubertetit që është pjekuria biologjike, deri në pjekurinë, fillimin e pjekurisë të vërtetë mendore, që është domethënë dikush 17, 18 vjeç, ku njeriu tani vërtetë është përballë jetës, është futur në jetë dhe realisht është përgjegjës i drejtpërdrejtë i veprimeve të veta. Ka një status të veçantë në ligjin ku, e atij shteti ku ai, ku ai jeton, që kjo fillon që me 16, 17, por në moshën 18 vjeçare, si t'i themi me fjalë, asaj fjale që, shiko, ligji në këtë moshë parashikon të gjitha masat e veta ndëshkimore. Ndryshe nga që ishte më parë, nuk është më minorent tani, pra, është një person i rritur. Kjo është etapa e katërt. Pastaj nga, nga mosha 18 vjeçare e më tej, është etapa pastaj që ky, ky njeri tani është, po fillon atë, është, vazhdon të jetë i ri, por fillon është një i ri që fillon të burrërohet. Është një njeri që është futur në jetë tani, më se i pjekur, një njeri që është i gatshëm të krijojë familje, një njeri që është i gatshëm të jetë, të, të jetë i dobishëm në të gjitha sferat e jetës për shoqërinë. Fillimisht për veten, për familjen dhe, dhe për të tjerët. Të pesta këto etapa, neve i përfitojmë nga disa prej haditheve të Pejgamberit alejhi salatu selam, apo prej ajeteve të Kuranit që kanë ardhur, domethënë, në Kuran. Pra, argumente kemi të përgjithshme dhe përfitohen. Tashi, brenda këtyre pesë etapave, secila etapë më vete ka disa nënetapa të ndryshme, që nëse ne do të na japë Allahu i madhërishëm sukses dhe mbarëvajtje, do të mundohemi të, të shpjegojmë aq sa kemi mundësi. Pra, në etapën e parë mund të kemi disa emisione, në etapën e dytë disa emisione, nuk e di dhe dhe ju gazetarët i atë që i përgatisnit pyetjet aq bukur, aq mirë sa mund t'i kalonit disa emisione të shkurtra, apo mund t'i zgjasnim emisionet, është çështja, është çështja juaj. Ajo, ne jemi të detyruar të shpjegojmë as e kemi mundësi pas rregullave Islame. Shoqëria shqiptare, kryesisht ajo myslimane, ajo është e vetëdijshme, ajo është e ndërgjegjshme për rëndësinë e madhe që i ka kushtuar Islami edukimit të fëmijëve? Shiko, kjo është një temë, është një temë që kërkon një lloj shtjellimi, një lloj shpjegimi, domethënë që merr kohë faktikisht, për vetë arsyen se neve nuk, nuk është se po jetojmë në një shoqëri të vërtetë fetare. Ne po jetojmë në një shoqëri laike, do ta pranojmë këtë, ku pjesë e kësaj shoqërie laike, domethënë, për, kjo shoqëri laike përbëhet, domethënë, edhe nga fe të ndryshme, të cilat kushtetuta shqiptare, për shembull, ja ka, ja ka garantuar lirinë e fesë, lirinë e fjalës, mënyrën e të jetuarit. Pra, janë bazat, bazat e jetës, ato që nuk janë, janë të pacënueshme, sikur kohët e mëparshme neve e kishim të cënuashme këto, nuk kishim as fe, nuk kishim as prona, gjithçka ishte e, e ndaluar domethënë, sepse shteti diktatorial i asaj kohe kështu e parashikonte jetesën në Shqipëri, ndërtimin e njeriut të ri, siç i quajnë ata. Kurse sot, Kushtetuta ti, ti garanton këto gjëra. Kjo s'do të thotë që kushtetuta aty të garanton që të jetosh një jetë fetare, ti me familjen tënde dhe shoqëritë, shoqëria do të jetë patjetër fetare. Dhe kjo është sfida e parë. Ky është vetëdijesimi dhe ndërgjegjja e parë që njeriu duhet të kuptojë se ku është, çfarë kërkohet prej tij, cilat janë sfidat me të cilat ky po përballet. Sa të vështira janë këto sfida, sa probleme has ky njeri në, në, në, duke filluar me edukimin e fëmijëve të vegjël, sa janë në çerdhe, sa janë në kopësht, pastaj kur shkojnë në, në ato klasat e para, pra, kur fillon shkollimi i tyre, deri në arsimimin e tyre në etapat më të larta, në stadet më të larta të, të, të studimit. Këto janë pastaj proces që neve, nëse do të kemi mundësi të shpjegojmë në çdo etapë, në çdo etapë në veçanti, do të shpjegojmë. Por, mund të themi në formë të shkurtër sot. Njerëzit në përgjithësi nuk janë të vetëdijshëm, dhe nuk janë të ndërgjegjshëm, madje janë të paqartë për të ardhmen e tyre. Sepse neve vazhdojmë të jemi në tranzicion politik. Tranzicioni politik ka zgjatur shumë në tek shqiptarët. Ke, vazhdojmë të kemi një tranzicion ekonomik. Dhe këto janë dy gjëra tepër kryesore, janë dy faktorë shumë të, të, të, të, të ndikueshëm që të kemi dhe një tranzicion moral. Të kemi një tranzicion të edukimit dhe, dhe të moralit të vërtetë. Pra, ashtu sikur dhe bota sot është pjesë e krizës morale, patjetër që edhe vendet ku jetojnë shqiptarët, duhet të jenë të prekur nga kjo krizë, krizë morale. Përtej kësaj, ne kemi problemin tjetër pastaj që vazhdojmë të jemi në tranzicionin politik dhe ekonomik. Dhe kjo është vërtetë një sfidë që unë nga shpirti, nga zemra i lutem Allahut xhelexhelaluhu, Zotit tonë që na krijoi të gjithëve sa jemi, të na lehtësojë këtë çështje, sepse është vërtetë një barrë, një ngarkesë shumë, shumë e madhe.

[26:18]Pastaj është çështja, rolin më të madh këtu e kanë hoxhallarët. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata hoxhallarët në të gjithë trevat e shqiptarëve, që po punojnë dhe po sakrifikojnë dhe po harxhojnë aq shumë energji për edukimin e të gjithë shoqërisë, jo vetëm të fëmijëve, të gjithë shoqërisë. Por, a ka rezultate? Deri diku ka rezultate. Nuk është se ka, nuk ka rezultate. Por rrethohemi nga një jetë shumë e ashpër. Rrethohemi nga disa, jemi duke u përballë me disa sfida tepër të vështira. Jemi duke jetuar në një rreth shoqëror që është në krizë, domethënë, të në krizë për të qenë të qartë ata vetë për të ardhmen e tyre. Nuk është kollaj që njerëzit të vazhdojnë tranzicionin politik dhe tranzicionin ekonomik. Dhe kjo do të japë patjetër ndikimin e, ndikimin e vet tek tek tranzicioni apo tek kriza morale. Ëh, unë e përmenda pak më parë çështjen e, çështjen e spitaleve ku i sëmuri quhet sot klient. Me plot gojën e themi këtë dhe jo, dhe jo pacient. Po pse kemi arritur deri këtu? Sepse nuk kemi edukim. Dhe çështja, çështja e edukimit është se ne nuk dimë të edukohemi, nuk kuptojmë, nuk kemi logjikë të kuptojmë principet e vërteta të, të, të një edukimi të mirëfilltë. Jo, arrin njeriu t'i, shumë mirë t'i, t'i kuptojë të gjitha këto gjëra. Problemi i këtij njeriu është se kriza ekonomike, kriza politike ja bën jetën akoma më të vështirë, ku ai, njeriu më tepër shikon se çfarë të ardhurash don të ketë, ato të ardhurat i dalin deri në fund të muajit apo jo. Dhe ky është një problem i madh pastaj që e lënë edukimin në një qosh. Në një skaj atje të largët, nuk i japin shumë rëndësi, duke menduar se ka gjëra të tjera akoma më të rëndësishme, por në realitet edukimi është po aq i rëndësishëm sa vetë politika. Është po aq i rëndësishëm sa vetë ekonomia. Është po aq i rëndësishëm sa ai vetë jeta e kësaj qenie njerëzore. Nuk ka jetë të mirëfilltë, nuk ka sinqeritet në jetën tonë sociale dhe shoqërore, nuk ka punë, nuk ka, nuk ka, nuk ka arritje. Nuk ka fabrika, nuk ka, nuk ka uzina, nuk ka paga, nuk ka, nëse nuk ka edukim, sepse edukimi lidhet me sinqeritetin. A do punoj unë për ty apo ti për mua? Ai është shefi i një pune, domethënë, si mund të, si mund të dalin punëtorë të mirë nëse në shkollimin e tyre, në arsimimin e tyre, nuk kanë marrë edukimin, në edukimin e mirë. Pra, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të vetëdijësohen se edukimi sot, sidomos i fëmijëve, por dhe i njerëzve në përgjithësi, është aq i rëndësishëm sa vetë jeta. Është aq i rëndësishëm sa vetë politika dhe ekonomia, për të cilat ato, njerëzit sot janë duke u ankuar çdo ditë. Jo, ekonomia kështu e politika kështu, e flasim për këtë politikan apo për atë politikan, e kemi këto lloj problemash e na kanë dalë njerëz të cilët domethënë u dhamë votën për ata, nuk po na përgjigjen, e plot e plot gjëra të tjera që ne i shikojmë me sy, po jetojmë, po jetojmë me këtë me këtë lloj realiteti. Sepse fillimisht ne nuk kemi, nuk i kemi dhënë rëndësi, nuk kemi qenë të vetëdijshëm, nuk kemi pasur një ndërgjegje të pastër për të kuptuar se edukimi është po aq i rëndësishëm sa vetë politika dhe ekonomia. Hoxhë, Allahu ta shpërbleftë për gjithë sqarimin e këtyre pyetjeve. Të nderuar shikues, kemi ardhur në fund të këtij emisioni. Deri në emisionin e ardhshëm, mirë takofshim.

Need another transcript?

Paste any YouTube URL to get a clean transcript in seconds.

Get a Transcript