[0:20]Shikues të nderuar, selam alejkum. Rikthehemi në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit. Kemi vendosur të flasim sot mbi edukimin e moshës nga faza e pubertetit deri në moshën 17-18 vjeçare. Është një moshë kjo në të cilën bëhet kalimi nga shkolla nëntëvjeçare në shkollën e mesme, po ashtu edhe në fakultete dhe shkollat e larta. Për të na mësuar më shumë kemi të ftuar në studio si gjithmonë hoxhë Mustafa Tërniqin. Hoxhë selam alejkum, mirë se erdhe. Alejkum selam rahmetullahi wabarakatuh. Mirë se ju gjeta. Atëherë hoxhë, cili është dallimi ndërmjet fazës pararëndëse që ishte mosha nga 10 deri në moshën e pubertetit me këtë fazë që shkon deri në moshën 17-18 vjeçare? Pasi pak a shumë janë të njëjtat, gjëra të vogla mund të ndryshojnë. Pse është e rëndësishme kjo fazë? Bismillahirrahmanirrahim, Elhamdulilah selam ala Resulilah. Falenderimet janë vetëm për Allahun xhelexhelaluhu, krijuesin dhe furnizuesin tonë. Salavatet ja dërgojnë pejgamberit Muhamed alejhi selatu ue selam. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi familjen e ndershme të profetit, për shokët e tij besnik dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. Ka dallim, patjetër që ka dallim mes etapës pararëndëse dhe etapës të cilën ne do të shpjegojmë sot. Pra, çështja e pubertetit është ajo që e ndan faktikisht dhe është shumë e rëndësishme dhe tepër delikate në të njëjtën kohë. Ishte pejgamberi Muhamed alejhi selatu selam, ai i cili bëri dallimin e etapave nga shtatë deri në 10, pastaj nga 10 deri në pubertet. Ka raste që njeriu shkon në pubertet, arrin moshën e madhore të pubertetit, pjekjes biologjike që quhet edhe në moshën 10 vjeçare, edhe në moshën 11 vjeçare. Por duke qenë se nuk është e barabartë për të gjithë njerëzit kjo gjë, kanë njerëz që arrijnë moshën e pubertetit, domethënë 11 vjeç, 12 vjeç, 13 vjeç, 14 vjeç. Pra nuk është diçka fikse, diçka e përbashkët për të gjithë, atëherë kemi një etapë që ne do të ndalemi, sepse aty është ndalur vetë pejgamberi alejhi selatu selam. Nga foshnja i vogël deri në moshën shtatë vjeçare, nga shtatë vjeç deri në moshën 10 vjeçare, pastaj nga mosha 10 vjeçare deri në pubertet, pastaj nga puberteti deri në moshën 18 vjeçare. Tani, mosha 10 vjeçare ishte ajo që kur thoshte pejgamberi, e shpjeguam ne radhën e kaluame, pejgamberi selam që fillon tani ndoshta nëse është e nevojshme dhe detyrimi i fëmijëve, detyrimi i fëmijëve për për namazin. A kupton? Edhe namazi bëhet fjalë për çështjen më të rëndësishme, pas besimit, ndër veprat, praktikat dhe adhurimet e ndryshme në në në nga praktikat, nga praktikat islame. Hoxhë më fal nëse mund të bëj një ndërhyrje. Ëh, pse ka ardhur kjo ndalesë, domethënë kjo deri në moshën 18 vjeçare dhe jo më tutje? Është bërë kjo, kjo diferencë domethënë. Ëh, po, shiko, domethënë fëmija, kur arrin moshën e pubertetit, 11, 12, 13, 14 vjeç, ndoshta të vonuar, ata që janë dhe 15 vjeç, ëh, tani çfarë dallimi ka nga kjo moshë deri në moshën 18 vjeçare?
[3:37]Pse mos të jetë për shembull nga puberteti e më tej pa përkufizime? Këtu tani kemi një ndërhyrje në një ajet Kuranor, ku vetë Allahu xhelexhelaluhu thotë fe in anetun minhum rusden fedfehum amvalahum, e ka përjetimet. Nëse ju arrini të kuptoni te ata pjekje mendore jepuni atyre pasurinë që u takon.
[3:57]Pra, kemi jetim që prindërit e vet i kanë lënë trashëgimi një pasuri ose atyre në një formë, nga format e ndryshme u takon një sasi e pasurisë, atëherë kur, kur ata domethënë shkojnë në moshën e pubertetit, nuk është mosha ideale dhe nuk është mosha e përshtatshme dhe nuk është mosha aq e mirë që ne t'u japim atyre pasurinë. Përse? Sepse edhe pse janë pjekur nga ana biologjike, kemi nevojë për më shumë tani pjekje mendore që ky të meritojë të bëjë ato punë, me të cilat ky do të kontrollojë fillimisht vetveten e tij, do të kontrollojë pasurinë dhe do të menaxhojë me maturi. Allahu xhelexhelaluhu tani po na flet për maturinë, që është një etapë e cila vjen pas pjekjes biologjike. Ai mund të mund të, mund ta quajmë një person të pjekur tashmë, por jo të matur. Mund ta quajmë një, një person të pjekur biologjikisht, por jo domethënë me eksperiencë që lidhet, sidomos kur lidhet eksperienca tani maturinë me zgjuarsinë, me, me, me, me, me veprime domethënë dhe me menaxhime të, të, të mira dhe të kontrollueshme, të cilat kanë një përfundim të mirë, atëherë domethënë ka dallim. Shumë njerëz gabojnë pikërisht në këtë etapë. U rrit fëmija, na duket i madh, sidomos në kohët e fundit, për shembull, pjekja biologjike, pra puberteti, ëh përkon me zhvillimin fizik të fëmijës. Më përpara, fëmijët për shembull, arrinin moshën e pubertetit, por jo domosdoshmërisht kishin një vëllim në trupin e tyre, kishin një përmasa fizike ashtu sikur kanë sot. Luan rol edhe ushqimi, nuk diskutohet, luan rol ushqimi, ushqimi sot domethënë nëpërmjet hormoneve dhe edhe edhe faktorëve të tjerë. Ai mund të zhvillohet më shumë, madje mund të marrë zhvillim fizik, edhe pse akoma nuk ka mbushur moshën e pubertetit, ose nuk ka arritur në pubertet, apo moshën e pjekurisë biologjike. Kjo është tani, kjo lloj ndarje Allahu i Madhërishëm me urtësinë e tij do të na tregojë që duhet të kemi kujdes. Nga këtu deri në fillimin e maturisë së vërtetë që është 17-18 vjeç, nuk është diçka fikse domethënë, pastaj nga kjo fazë e mëtej është etapa, është etapa tjetër. Pra, patjetër duhet të duhet të ndalemi dhe këtu tani te çështja e pubertetit, në moshën e pubertetit, është ndalur vetë feja islame, Sheriati islam, normat islame, rregullat islame me përgjegjësinë që ka tani ky fëmijë për kryerjen e adhurimeve fetare. Për shembull tani, nga mosha e pubertetit, mund të jetë 12, 13, 14 vjeç, tani ky është përgjegjës për ato veprime. Që do të thotë, është i detyruar, është mukelëf, ka arritur detyrimin domethënë e Sheriatit. Është mukelëf, është i ngarkuar fetarisht për të kryer adhurimet. Ky do të falë namazin. Ky e ka detyrë të agjërojë ramazanin. Ky e ka detyrë, nëse ka pasuri të veten do të jepet zekati, për, nëse ky nuk e ka pasurinë në dorë siç thamë, do të kalojë në moshën e maturisë tani, që pasurinë ta ketë në dorë të, të, të, kujdestarit të tij, do të japë pjesën, domethënë, 2.5% të pasurisë së, të, të këtij fëmije do të japë për, për, domethënë, të, të, të pastrojë pasurinë e tij nëpërmjet, nëpërmjet zekatit. E ka detyrë. Në të njëjtën kohë ka detyrë haxhi. Pra në moshën 13, 14 vjeç, njeriu është i ngarkuar fetarisht të bëjë haxhin. A ka mundësi ose nuk ka mundësi, kjo është çështje tjetër. Këto janë çështje domethënë që i, rrethana, familje, pasuria, a është e mundur s'është e mundur e kështu me radhë, është çështje tjetër, por e ka, e ka detyrë. Për shembull, një person i cili jeton në Mekë, ka arritur moshën 14-15 vjeç, ai e bën haxhin. Masi e bën haxhin, ai nuk e ka më detyrë për të gjithë jetën e vet. Nuk është kusht të jetë 20, nuk është kusht të jetë 30, nuk është kusht të jetë 50. Jo, që në moshën 13-14 vjeçare kur ai kalon në, në, në, në, në, në fazën, në këtë fazë, pra arrin pjekurinë biologjike të pubertetit, ai e ka detyrë namazin, ka detyrë agjërimin, ka detyrë zekatin, ka detyrë haxhin. Pra është një etapë që neve na ka, na ka përcaktuar Sheriati. Hoxhë, le të ndalemi pak tek çështja e namazit pasi namazi është tepër i rëndësishëm. Ëh, në këtë etapë, le të themi, ka pak probleme me çështjen e namazit, pasi shumë prindër thonë, hë se është i vogël, hajde se do të rritet, do të ketë kohë. Ky është një problem në vete. Si do të trajtohet ky lloj problemi? Shiko, ka, kjo është mosha, kjo është moshë aq e rëndësishme në të njëjtën kohë dhe aq delikate. Nëse ne në këtë moshë nuk do t'u qëndrojmë fëmijëve tanë pranë, të luajmë me ta, t'i formojmë ata, t'i edukojmë ata, t'i ndërgjegjësojmë ata, t'i gjendemi pranë me të gjithë qenien tonë, me të gjithë resurset tona, me të gjithë kapacitetin tonë, me të gjithë hapësirat tona, me të gjithë, më fal, me të gjithë, të gjithçka që ne kemi për t'i dhënë këtij fëmije, tani është momenti. Nëse ne nuk do t'u qëndrojmë pranë në këtë moshë, nuk u qëndrojmë pranë atyre, nuk i gjendemi pranë për problemet që ata do të shfaqin, nëse ne nuk do të, do të, do t'i konsiderojmë të afërm, nuk do të harxhojmë kohë, nuk do të harxhojmë energji, nuk do të harxhojmë pasuri, nuk do të harxhojmë ato resurset tona që t'ua japim këtyre, këtyre fëmijëve,
[9:50]patjetër që njerëz të tjerë, këtë boshllëk do ta, do ta shfrytëzojnë për të instaluar te këta fëmijë, në këtë moshë delikate, vese negative të cilat neve nuk do të na pëlqejnë më vonë. Ne jemi përgjegjësit kryesorë dhe faktori më i madh, ose më fal, faktori më i rëndësishëm që e bën njeriun të formojë një karakter tani, të fortë, për të ruajtur imunitetin fillimisht të besimit të tij, pastaj gjërat që do të vijnë në jetën e kësaj bote, është pikërisht besimi i tij. Që një besim që ilustrohet, një besim që manifestohet, një besim që shfaqet, një besim që ngulitet në formën e praktikës nëpërmjet namazit, sepse namazi është shtylla e fesë. Hë se fëmija është i vogël. Hë se ka kohë akoma. Hë se do të flejë gjumë e kështu me radhë. Namazi e bën këtë fëmijë të formojë një karakter të shëndoshë. Një karakter të fortë për të ardhmen e tij në jetën e tij, në jetën e kësaj bote, përpara se të vijë ahireti. Namazi e bën këtë fëmijë të kuptojë realitetin e jetës, të kuptojë se çfarë kërkon Zoti prej këtij fëmije, prej këtij njeriu, prej të gjithë neve. Çfarë kërkon feja islame? Cilat duhet të jenë raportet tona? Pra nëse ne fillimisht nuk dimë të sillemi dhe të, të, të forcojmë raportet dhe të manifestojmë dhe të realizojmë praktikat dhe adhurimet dhe detyrimet fetare që fillon përgjegjësia pikërisht në këtë moshë dhe ne neglizhojmë në këtë moshë, do të jetë fatale për të ardhmen e fëmijës. Do të jetë fatale për vizionin e të ardhmes. Do të jetë fatale për jetën, për jetën e tij. Janë gjëra për shembull që neve nuk i kushtojmë rëndësi. Por, një fëmijë që rritet pa namaz, një fëmijë që rritet pa përgjegjësinë e agjërimit, një fëmijë që rritet pa përgjegjësinë e pasurisë. Një fëmijë që rritet pa përgjegjësinë e adhurimeve fetare dhe konceptit të besimit të vërtetë për Zotin, që i cili është krijuesi, furnizuesi dhe rregulluesi i kësaj familje, i këtij njeriu, i qenies njerëzore, atëherë çfarë ndodh? Ky njeri më vonë nuk do t'ia dijë më as për prindërin e vet. Nuk do t'ia dijë më as për shoqërinë e vet. Nuk do t'ia dijë më për familjen e vet, sepse ne jemi përgjegjësit kryesorë dhe pa dashje, ndoshta, jo me vetëdije të plotë, jemi duke formuar një fëmijë i cili nuk do t'i japë më rëndësi as vetvetes së vet, ç'është vetvetja? Jemi në moshën e pubertetit, jemi në moshën e ngarkesës fetare, është i ngarkuar fetarisht mukelëf që quhet. Jemi në moshën e pjekurisë biologjike dhe ky njeri tani, nëse nuk mësohet që ka disa detyrime karshi vetvetes ose më fal, karshi Allahut me vetveten e tij, atëherë ky njeri nuk njeh vetveten dhe personi që nuk njeh vetveten në raport me krijuesin i cili krijoi dhe furnizoi, nuk do të jetë më i sinqertë, nuk do të jetë më besnik, nuk do të jetë më i drejtë, nuk do të jetë më i vërtetë me shoqërinë duke filluar nga rrethi i ngushtë që është familja, prindërit, vëllai, motra, anëtarët e familjes e deri dhe shoqëria apo njerëzit në përgjithësi. Pra është shumë e rëndësishme, përgjegjësia është e jona, e prindërve. Mund të themi që është faza më e rëndësishme kjo? Atëherë, kjo është faza më e rëndësishme, në të njëjtën kohë dhe faza më delikate. Nëse fitojmë këtë, nëse e fitojmë këtë fazë, e fitojmë këtë moshë, atëherë kemi fituar gjithë jetën. Nëse humbim dhe rrezikojmë këtë moshë, kemi rrezikuar gjithë jetën. A mund të ketë rikujtime, a mund të ketë domethënë kthime? Ne e dimë hadithin e pejgamberit alejhi selatu ue selam, i cili na tregon se Allahu xhelexhelaluhu e pranon pendimin e njeriut, pa i ardhur shpirtin në fyt, pra ka kohë për pendim. Po është e vërtetë kjo. Mirëpo, është një jetë që është ndërtuar. Ai ndoshta mund të pendohet për jetën e gabuar që e ka jetuar. Ai ndoshta mund të pendohet për zullumet që ka bërë. Ai ndoshta mund të pendohet për gjëra e dobishme që i kanë ikur dhe nuk mund t'i zbatojë dot më. Pra Allahu është i mëshirshëm për të pranuar pendimin, por jeta ka kaluar. Nuk mund të kthehet pas. Pra, nuk mund ta lidhim vizionin e të ardhmes me çështjen e pendimit që Allahu e pranon edhe kur në pleqëri pendimin tënd, mjafton ti të jesh gjallë, mjafton ti të komunikosh, të flasësh lirisht, shpirti nuk ka ardhur akoma në fund, pra nuk je në momentet e vdekjes dhe Allahu ta pranon pendimin. Ne s'po flasim për këtë çështje. Ne po flasim për edukimin, jemi në proceset e edukimit. Pra, neve nuk na intereson më pjesa tani, ose më domethënë, ai kur pendohet, pendohet për, për gafat, për gabimet, për veset, për problemet, për zullumet, për padrejtësitë, për mizoritë, për gjithçka që i ka bërë njerëzve të tjerë, përfshi dhe vetes vetë. Kjo është diçka tjetër që themi, elhamdulilah që u pendua, që të përfitojë mëshirën e Zotit, për t'u futur në xhenet, por kemi një periudhë 30 vjeçare, ndoshta 40 vjeçare, që ka shkuar dëm. Dhe që mos të shkojë kjo periudhë dëm, atëherë do të japim rëndësi tani, në moshën më të rëndësishme dhe moshën më delikate që ju vetë pyetet për të dhe përmendet. Mosha e pubertetit ka dallime ndërmjet personave të ndryshëm. A mund të themi që kjo përkthehet edhe në dallimet e karakterit të personave? Patjetër, duke qenë se, domethënë, një person, një fëmijë, mashkull ose femër qoftë, dallon në moshën e pubertetit nga një fëmijë tjetër, patjetër që do të dallojë dhe në formimin e karakterit të tyre. Për shembull, sipas studimeve perëndimore, kryesisht amerikane dhe kanadeze, ato e kanë ndarë në disa faza që e quajnë pubertet i hershëm. Puberteti i hershëm fillon nga mosha tetë vjeçare. Pra, kemi pubertet të hershëm. Tani mosha tetë vjeçare, në raport me fëmijët e tjerë, është shumë herët. Ky është pjekur dhe po shikon në trupin e vet, mashkull ose femër qoftë, ndryshime biologjike që nuk i kanë të tjerët. Dhe do, më fal, është përballur me disa gjëra që nuk po përballen të tjerët dhe për rrjedhojë fillon formimi i karakterit të tij, ndoshta më herët sesa, sesa në moshat, ose në moshatarët, në moshatarët e tij. Dhe këtu tani është ai çështja e përgjegjësisë që nëse nuk kapet çështja, nuk menaxhohet mirë siç duhet, ai njeri mund të, mund të jetë person i hedhur për nga natyra dhe për rrjedhojë bën veprime të cilat janë të nxitura dhe nuk përkojnë me moshën e tij, ose mund të rritet një njeri i ndrydhur. Efekti i kundërt tani. Krejtësisht i ndrydhur, pikërisht nga dallimet biologjike, fillimisht pra kemi, sidomos te femrat, sipas studimeve është që puberteti i hershëm fillon tetë deri në 11 vjeç. Po tetë vjeç fëmija në pubertet është shumë i, shumë i vogël, sidomos, sidomos për, përsa i përket domethënë femrave, akoma nuk është përballur me jetën, akoma nuk dinë, nuk e njeh realitetin, se mashkulli për shembull, djemtë edhe mund të dalin, mund të kuptojnë diçka më ndryshe. Femra është pak më e, është pak më e mbyllur, pak më e, më e ndrydhur për shembull në natyrën, në natyrën e vet. Ose do të ndodhë e kundërta, do të jetë shumë e hapur dhe shumë e hedhur dhe do të veprojë veprime që patjetër do të gabojë. Do të gabojë se është, është shumë e vogël. Pra, është ai dallimi që thamë pak më parë. Kemi dallim nga pjekja biologjike, nga pjekja mendore, një, një lloj dallimi që e ka përcaktuar vetë sheriati, vetë sheriati islam dhe për rrjedhojë, nëse kemi të bëjmë me një pubertet të hershëm, të, të, domethënë fillon shumë shpejt, atëherë ka një problem tjetër që këta fëmijë janë duke u përballur tani me ndryshimet biologjike, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, shumë shpejt. Kemi dhe pubertetin e vonshëm që fillon më fal, nga 15 vjeç e më vonë. Pra, të gjithë shokët e një personi kanë kaluar në pubertet në moshën 13, për shembull, ky ka, është dy vjet me vonesë. 100 do të jap një shembull. Një person i cili është në moshën, ose, më fal, në klasën e pestë, në klasën e gjashtë, në klasën e shtatë, i gjithë klasa e këtyre, bashkëmoshatarëve, ose më themi, e këtyre fëmijëve, ka një moshë të përbashkët. Përveç një personi që është në klasën e gjashtë, por është dy vjet më i madh se këta. Ka dallim. Ka dallim, më fal, edhe mësuesit e vet e kuptojnë dallimin. Ose është dy vjet më i vogël se këta, ka një dallim. Pra duhet të ketë kujdes. Dhe mësuesia që ka brenda pjesën e pedagogjisë, i studion dhe këto çështje, i studion fare mirë që, shiko, ky është më i madh, është më i hedhur, ose ky tjetri është më i vogël, është më i vonuar, është më i ndrydhur, ky tjetri është më i hapur e kështu me radhë. Kjo ndodh në bashkëmoshatarët. Por nëse kanë diferencë kohë, më fal, diferencë nga njëri-tjetri dy vjet brenda një klase, në ciklet, në ciklet e ndryshme arsimore, pra në formimin e karakterit të këtyre fëmijëve ka dallim tani.
[18:23]Një person, për shembull, i kupton me vonesë gjërat, një person i kupton shumë herët, shumë herët gjërat. Dhe mund të krijohet një lloj distance, domethënë, një lloj dallimi mes tyre, ndoshta dhe tre, katër vjet. Një person ka tre deri në katër vjet që ka kaluar në moshën e pubertetit dhe një person akoma nuk dinë se ç'është puberteti. Këta do të komunikojnë. Këta do të shkojnë dhe do të vijnë me njëri-tjetrin. Këta do të flasin me njëri-tjetrin, por në menaxhimin e sfidave, në menaxhimin e problemeve të, që, që, që sjell, që sjell jeta, atëherë ndryshe është ky dhe ndryshe është ky. Nëse nuk ndërhyn prindi, prindi, prindërit e tij, nëse nuk ndërhyn fuqishëm, nëse nuk ndërhyn me delikatesë, nëse nuk ndërhyn me përgjegjësi të plotë, nëse nuk ndërhyn me të gjithë resurset dhe dhe mundësitë që ata kanë, por thjesht neglizhojnë, për neglizhencën që neve po flisnim pak më parë, do të kemi patjetër, patjetër probleme, që këto probleme me kalimin e kohës mund të zmadhohen dhe të marrin, të marrin një lloj formati, dy, disa lloje formash dhe trajtash të ndryshme që ndoshta mund të jenë dhe të papërballueshme. Ose të jenë, ëh, të vështira të përballohen, ose mund të jetë dhe të lehta. Kjo varet domethënë nga situata, varet nga rrethanat, varet nga familja, varet dhe nga formimi i prindërve. Edhe formimi i prindërve luan, luan rol shumë të madh, sepse neglizhenca nganjëherë vjen nga formimi i prindërve, nuk e kuptojnë psikologjinë, nuk kuptojnë domethënë rëndësinë, nuk kuptojnë, nuk kuptojnë se çfarë po ndryshon në vetvete te këta fëmijë, çfarë po ndryshon në familjen e tyre. Çfarë, me çfarë sfidash do të përballen ata në të ardhmen, nuk e kuptojnë. Janë njerëz të cilët domethënë nuk kanë formimin e duhur arsimor. Nuk kanë formimin e duhur mendor. Nuk kanë dhe formimin e duhur, nuk kanë formimin e duhur në eksperiencat që sjell, që sjell, që sjell jeta. Sipas studimeve perëndimore që thashë, kryesisht amerikane dhe kanadeze, ka dallime tani dhe probleme, ato që quhen problemet e shëndetit mendor. E kështu e kanë quajtur, shëndeti mendor. Kemi shëndetin fizik, kemi shëndetin mendor që neve sheriati i ka ndarë këto. Para 1400 vjetësh, sheriati islam. Pra, pjekuria biologjike është tjetër dhe pjekuria mendore është tjetër. Nëse një fëmijë i vjen pjekuria biologjike e pubertetit në moshën tetë vjeç, dhe ka raste plot, nënë vjeç. Atëherë çfarë ndodh? Ky do të përballet tani me realitetin sikur të ishte, me realitetin e jetës sikur të ishte 14 vjeç, 13-14 vjeç. Çfarë ndodh? Atëherë mund të kemi problemin e atë që quhet shëndeti mendor. Mund të ketë probleme të mirëfillta. Probleme serioze dhe jo probleme që ne mund, dhe, sidomos ne shqiptarët, për shembull, i anashkalojmë çështjet, a s'ka problem. Madje dhe mund të bërtasim. Fajin e kemi ne dhe u bërtasim fëmijëve tanë. Ne nuk kuptojmë botën e tyre dhe fajin e kanë ata dhe nuk e kemi ne. Gjithmonë çështjen, fajin do t'ia lëmë personave të tjerë, qofshin këta fëmijët tanë, apo njerëz, njerëz të tjerë. Jemi ne përgjegjësit kryesorë.
[21:34]Hoxhë, është një pikë që meriton shumë vëmendje dhe është e rëndësishme për t'u trajtuar, por më parë do të kalojmë në një hapësirë të shkurtër, në një pauzë, për t'u rikthyer në pjesën e dytë. Rikthehemi me pyetjen e radhës.
[21:57]Shikues të nderuar, jemi rikthyer në pjesën e dytë të emisionit. Hoxhë, duke qenë se kjo është një fazë tepër delikate dhe e rëndësishme, çfarë duhet të kemi parasysh në edukimin dhe në komunikimin me këto persona të kësaj faze? Atëherë, siç e përmendët dhe ju, duke qenë se është fazë shumë e rëndësishme, një etapë e rëndësishme dhe delikate në të njëjtën kohë. Duhet të kemi parasysh, përpara se të fillojnë teknikalitetet e ndryshme. Njerëzit merren me anën teknike, para se të merren me diçka që lidhet, domethënë, me psikologjinë. Kjo është mosha që nuk duhet të trajtohet fëmija si fëmijë, por duhet të trajtohet si shok. Nëse kemi parasysh këtë, do të rregullohen të gjitha teknikalitetet që do të vijnë më pas. A nëse ne sjellim teknika të, të kësaj moshe, duke e, duke vazhduar ta trajtojmë sikur të ishte fëmijë i vogël, atëherë të gjitha këto teknika, që në vetvete të tyre janë shumë të mira, nuk do të rezultojnë të mira në praktikë. Pra është ana psikologjike, ne duhet të jemi, duhet të kuptojmë domethënë të vërtetën. Duhet të kuptojmë realitetin e kësaj moshe dhe jemi në moshën e pjekurisë biologjike, atëherë sot e tutje, tani e tutje, kur e kuptuam që ky fëmijë ka kaluar në moshën e pubertetit, duhet që ne ta konsiderojmë tani jo fëmijë të thjeshtë, por shok, me kusht. Të ta kemi atë shok, por të jemi për ta dhe mësues në të njëjtën kohë.
[23:28]Ta konsiderojmë shok, por të jemi për ta edukues në të njëjtën kohë, sepse përderisa kishte dallim tani. Faza e pjekurisë biologjike, nga pjekurisë, nga faza e pjekurisë mendore, kur thamë në, në pjesën e parë të emisionit që këtu mund të kemi dhe probleme me shëndetin mendor. Tani, atëherë çfarë ndodh? Atëherë do ta kemi shok, por do të jemi edukues për ta. Do ta konsiderojmë shok, por do të jemi mësues për ta, sepse akoma e ka të nevojshme ky njeri, ose ky fëmijë që të marrë eksperiencë, maturi, mençuri nga prindërit e tij, nga mësuesit e tij e kështu me radhë. Atëherë hoxhë, mund të themi që mund t'i besojmë kësaj moshe detyra apo punë të rëndësishme? Shiko, ëh, unë e përmenda, është shumë e rëndësishme. Do ta konsiderojmë tani shok, por do të jemi mësues dhe edukues për ta. Që do të thotë, do t'i japim detyra, po jo detyra të mëdha, sepse nëse i japim një detyrë dhe ai do të gabojë, do të pësojë disfatë, nuk do të ketë sukses, nuk do të ketë mbarëvajtje, atëherë mund të kalojë në pesimizëm. Do të kemi pastaj një problem tjetër, si të trajtojmë pesimizmin, kur ne e kemi fare të lehtë mos t'i ngarkojmë, mos t'i ngarkojmë këta fëmijë me detyra të mëdha, në mënyrë që mos të shkojë deri në pesimizëm. Është shumë i thjeshtë. Pra, do t'i ngarkojmë, për shembull, pse thotë Enesi radiallahu anhu, më çonte pejgamberi salallahu alejhi ue selem për të kryer porosi të ndryshme, duke filluar nga mosha para pubertetit e deri në pubertet.
[25:57]Enesi radiallahu anhu që ishte dhe e kishte çuar nëna e vet t'i shërbente pejgamberit salallahu alejhi ue selem, ishin fukarinj dhe nëse do të jemi diçka për të ngrënë, atëherë ishte i kënaqur, ka qenë fukarallëk në atë kohë.
[33:08]Mirëpo i çëllojë mirë Enesit radiallahu anhu, sepse kishte të bënte me mësuesin e njerëzimit, me njeriun më të devotshëm, me njeriun më të sinqertë. Çfarë thotë Enesi? Asnjëherë nuk më ka thënë pse e veprove kështu dhe pse nuk e bëre kështu. Ju mendoni se kjo është një çështje e thjeshtë që pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka qenë i njerëzishëm, ka qenë i mëshirshëm? Jo, nuk është kaq e thjeshtë çështja. Pejgamberi alejhi selatu ue selam nuk e ngarkonte Enesin në punë të mëdha që nëse ai nuk do t'i zbatonte, do të kishte dëme për të tjerët dhe për rrjedhojë do të meritonte t'i bërtiste dhe t'i fliste atij njeriu. Kjo është pika më e rëndësishme që ne duhet të kuptojmë. Dhe punë të mëdha fillojnë në moshën e pjekurisë mendore, ashtu sikur ishte Usame ibn Zejdi, ku pejgamberi alejhi selatu ue selam, i dha në dorë frenat, frenat apo frenat siç quhen të ushtrisë. E bëri komandant ushtrie në moshën 18 vjeçare. Pra, punët madhështore dhe punët e mëdha dhe tepër të rëndësishme, prit. Duhet të presim pak derisa ti nuk do ta quash më shok atë, por do ta quash ortak. Pra kaloi nga mosha e pjekurisë biologjike në moshën e pjekurisë mendore. Pra, ka dallim. Prandaj janë këto etapat dhe këto faza, që ne të kuptojmë domethënë psikologjinë e këtyre fazave dhe etapave dhe nëpërmjet kësaj psikologjie, të dimë se si duhet të menaxhojmë edukimin me fëmijët tanë.
[39:57]Hoxhë, Zoti ta shpërbleftë për të gjithë shpjegimet që na dhe. Allahu ju shpërbleftë dhe juve. Shikues të nderuar, kemi arritur në fund të emisionit. Ishim me hoxhë Mustafa Tërniqin, i cili na njohu mbi edukimin e fazës nga mosha e pubertetit deri në moshën 17-18 vjeçare. Faleminderit që na ndoqët, deri në puntatën e radhës mirë u takofshim.



