[0:20]Esselamu alejkum të nderuar shikues. Ritakohemi në emisionin e dytë të ciklit të emisioneve Edukimi në Islam. Atëherë në emisionin e parë ne folëm vetëm mbi çështjet themelore, domethënë të edukimit islam, ndërsa sot ne do të ndalemi më gjerësisht në parime dhe të edukimit islam si dhe mbi sfidat që ka edukimi islam në kohët e sotme. Për të diskutuar kemi të ftuar hoxhë Mustafa Tërniqin si gjithmonë. Hoxhë, selam alejkum, mirë se erdhët. Alejkum selam rahmetullahi ue berekatuhu, mirë se ju gjetëm. Hoxhë herën e kaluar ne folëm thjeshtësisht mbi disa çështje kryesore të edukimit në islam, por sot do të flasim për parimet dhe sfidat e edukimit islam. A mundet që të na përmblidhni me dy fjalë thelbin e parimeve islame? Bismilah, elhamdulilah ue salatu ue selam ala Rasulilah ue beade. Të gjitha falenderimet janë vetëm për Allahun xheleshanuhu, salavatet t'ia dërgojmë pejgamberit Muhamed alejhi selatu ue selam, të cilin Allahu i madhërishëm e dërgoi mëshirë për mbarë njerëzimin. Dhe pjesë e kësaj mëshire është pikërisht dhe edukimi, format e edukimit, parimet e edukimit, bazat e edukimit. Dhe duke qenë se bëhet një pyetje që realisht nuk është aq i thjeshtë, aq e lehtë të jepet një përgjigje me dy fjalë ç'është thelbi apo ç'është esenca e edukimit islam. Mirëpo mund ta përmbledh me dy fjalë, nëse besoj mund të jetë e kuptueshme. Me dy fjalë, edukimi në islam nuk është gjë tjetër vetëm se rregullimi i raporteve vertikale dhe horizontale. I raporteve vertikale kemi punë me Zotin, të rregullojmë punët tona, komunikimin tonë. Gjithçka që lidhet me Zotin tonë i cili na krijoi. Në formë horizontale kemi punë me krijesat e Zotit, pra rregullimi i raporteve me Zotin, rregullimi i raporteve me krijesat e Allahut xheleshanuhu. Ne kemi përmendur dhe hadithin e pejgamberit alejhi selatu selam i cili thotë, Kush nuk falenderon njerëzit, nuk ka falenderuar Allahun xheleshanuhu. Ato lidhen bashkë me njëra-tjetrën, lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Askush nuk mund të pretendojë se është i mirë me Zotin, ndërkohë që nuk dinë të sillet me krijesat, dhe askush nuk mund të pretendojë se sillet shumë mirë me krijesat dhe nuk dëshiron ta afrohet me Zotin e tij i cili e krijoi. Pra, mund të jetë mirënjohës, falenderues për shumë dobi të cilat në formë të ndërsjellë, ndërveprimet e ndryshme vijnë edhe shkojnë, njerëzit ashtu me njëri-tjetrin dhe nuk kemi punë me Zotin. Ose kemi punë vetëm me Zotin, nuk kemi punë me krijesat. Prandaj dhe rregullimi i raporteve vertikale dhe horizontale, ky është thelbi dhe kjo është esenca e vërtetë, esenca bazë e edukimit në, në, në, në Islam. Atëherë hoxhë, bie që ne të flasim për fenë, jo për edukimin, marrim një tjetër emision apo jo? Shiko, ëh, derisa po flasim për edukimin islam, nuk ka më kuptim që mos ta përmendim islamin. Nëse jemi duke folur për edukimin islam, është e palogjikshme dhe është e paarsyeshme që ne këto norma, këto rregulla, këtë etikë, këtë tërësi të veprimeve edukative, mos të përmendet feja islame. Sepse edukimi islam është e lidhur ngushtë me fenë islame. Mund të themi, edukimi islam është vetë islami, edukimi islam është vetë feja, edukimi islam është vetë mesazhi hyjnor. Përderisa thamë se thelbi i edukimit, esenca e edukimit në islam, bën fjalë për rregullimin e raporteve me Zotin dhe rregullimin e raporteve me krijesat. Që do të thotë, fillim dhe mbarim në të gjithë, në të gjitha anët, kudo që të vështrojë njeriu, ai duhet të jetë një njeri i mirëfilltë, një njeri i vërtetë, një njeri i njerëzishëm, domethënë ashtu sikur të dëgjojë Zoti që të jetë. Dhe pikërisht normat dhe rregullat në islam është Zoti që na i dha. Është Zoti që ne i përcaktoi, sepse të mirën dhe të keqen për ne e di Zoti më mirë sesa ne për vetveten tonë. Dhe këtu lidhet ajo çështja kryesore pastaj që neve po flasim për fe, mirëpo jo në çdo detaj të fesë. Jo në çdo detaj të fesë domethënë, çështjet e edukimit janë disa parime bazë, janë disa rregulla, është një tërësi veprimesh pra, që nëpërmjet të cilave nëse njeriu është korrekt, një njeri, nëse njeriu është i sinqertë, ai atëherë do të jetë, do të ketë një edukatë të mirë. Për shembull, nëse më lejoni, kemi një hadith shumë, shumë fantastik. Të gjitha hadithet e pejgamberit alejhi selatu selam janë të, janë të mira, janë të bukura, por janë disa hadithe të veçanta për disa tema të veçanta dhe në çështjen e edukimit, kemi një hadith që transmeton imam Muslimi në sahihun e tij nga Ebu Hureira. Thotë pejgamberi alejhi selatu selam, Islami është, është 70 e sa degë. Besimi, besimi është 70 e sa degë. Më e larta është fjala la ilahe ilallah dhe më e ulëta është fjala, është më e ulëta është heqja e pengesës nga, heqja e pengesës nga rruga. Dhe nuk përmend pastaj në detaje se cila është dega e dytë, e tretë, e katërt, e 10, e 20, e 30 e kështu me radhë. Ka përmendur nga 70 e sa degë të parën dhe të fundit. Pyetja është e thjeshtë, çfarë lidhje ka e fillimi me fundin? Atëherë është ajo skema vertikale dhe horizontale që ne përmendëm fillimisht. Po pse ka ardhur kjo lloj skeme në këtë lloj forme? Sepse edukimi në islam lidhet ngushtë me sinqeritetin dhe vetë islami, vetë besimi, fillim dhe mbarim është sinqeritet. Pra kur themi që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, nuk meriton tjetërkush të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, do të thotë që ne i besojmë një Zoti të vetëm, dëshmojmë besimin për një Zot të vetëm, dëshmojmë që vetëm ky Zot duhet të adhurohet dhe ky quhet sinqeritet me Zotin. Në cilën formë? Sepse nuk besojmë më asnjë hyjni. Nuk besojmë më asnjë perëndi, nuk besojmë më në besëtytni, ne i besojmë vetëm një Zoti. Kjo është sinqeritet me me me Zotin që na krijoi. Dhe dega e fundit çfarë thotë? Heqja e pengesës nga rruga. Që do të thotë duhet të jemi tani të sinqertë me kë? Të sinqertë me me me krijesat e Zotit. Nuk mund të jemi të mirë me Zotin pa qenë të mirë me krijesat e Zotit. Dhe thotë, heqja e pengesës. Tani le të jemi futur në një detaj nga detajet e edukimit. Fillimisht thelbi kryesor ishte sinqeriteti, rregullimi i raporteve me krijuesin dhe me krijesat. Në cilën formë? Në një formë sinqeriteti të mirëfilltë, që do të thotë, unë heq një pengesë nga rruga sepse nuk dua që një musliman tjetër, një bashkëqytetar tjetër, një vëllai im, një motra ime kështu me radhë të pengohet aty. Dhe me pengim ai mund të rrëzohet, mund të dëmtohet e kështu me radhë. Çfarë ndodh?
[7:26]A ka më kuptim që unë të heq pengesën nga rruga në mënyrë që ky njeri mos të pengohet dhe nga ana tjetër pastaj për këtë njeri unë flas pas shpine, unë këtë njeri e përgojoj, unë kundër këtij njeriu thur plane dhe klane vetëm që kur të vijë dita, t'i duhet fikur drita. Pra, duhet t'i bëjë zullumin, duhet t'i bëjë, duhet t'i bëjë atë padrejtësitë e ndryshme. Neve islami na mëson, hiq pengesën nga rruga, pa marrë parasysh se kush mund të rrezikojë të pengohet, apo kush nuk mund të rrezikojë të pengohet. Hiq pengesën nga rruga çka do të thotë, duaj për tjetrin atë që do për vete. Mendo për tjetrin sikur mendon për vete. Këshilloje tjetrin sikur këshillohesh ti për vetveten tënde.
[8:08]Ky është vetë sinqeriteti, ky është dimensioni i plotë, ky është thelbi kryesor, kjo është çështje kryesore dhe kur pyetet domethënë atëherë ne po flasim për fe, po flasim për fe sepse po flasim për sinqeritet. Po flasim për fe sepse është vetë, është vetë besnikëria, prandaj dhe edukimi islam, ose siç mund të themi, shiko, njerëzit sot po mësojnë Kuranin, njerëzit sot po mësojnë hadithin. Shumë mirë bëjnë që e mësojnë Kuranin dhe hadithin, por ka diçka.
[10:09]Bashkë me të do të mësojmë dhe edukatën. Nuk ka mundësi të mësohet Kurani përpara edukatës. Mësohet edukata, pastaj Kurani. Ata njerëz të cilët e mësojnë Kuranin përpara edukatës, kjo mungesë edukate do t'i bëjë ata njerëz të sillen keq me vetë Kuranin. Dhe për rrjedhojë nuk do të jenë njerëz të dobishëm, dhe mos harrojmë që Kurani është mesazhi i Zotit në tokë, dhe ky mesazh duhet të sillet mirë me të. Duhet të kemi një raport krejtësisht të veçantë me të, për të qenë të dobishëm për vetveten tonë, për familjet tona dhe për shoqërinë e cila na rrethon. Atëherë hoxhë, duke qenë se çështjet e edukimit islam marrin dimensione shumë të gjëra në një kulturë laike, siç është edhe shteti ynë. A kanë kuptim këto dimensione dhe edukimi fetar domethënë, a është i nevojshëm sot? Është e nevojshme apo jo për, për shoqërinë laike? Po, pikërisht për këtë çështje po diskutoj, po thoja edhe unë. Që me revolucionin francez, 1789, kur institucionet në perëndim nga Franca e pastaj më gjerë në të gjithë Evropën, ëh, bëhej fjalë për një, për një ndërtim të një sistemi të ri që nuk kishte lidhje më me kishën. Pra nuk kishte lidhje më me fenë, çdo gjë duhet të ishte laike, sidomos institucionet shtetërore duhet të ishin laike, siç vazhdojnë të jenë sot e kësaj dite. Ëh, është normale domethënë që njerëzit ta ndërtojnë kulturën e tyre dhe për rrjedhojë, procesin e edukimit, ta ndërtojnë mbi gjithçka që lidhet me laicitetin. Dhe këtu dhe fillojnë dhe këto, kjo është këtu këto çështje janë dhe çështjet e sfidave pastaj. Mirëpo çfarë ndodh? A janë të nevojshme tani këto gjëra fetare? Ne, muslimanët në fillim, por edhe krishterët me fenë e tyre e kështu me radhë. Në një jetë laike, ne e dimë shumë mirë që sot bota perëndimore po përjeton një krizë të vërtetë morale. Nëse do të kishin një edukim të mirëfilltë, një edukim të sinqertë nga zemra dhe nga shpirti që përmendëm pak më parë, atëherë nuk do të shkonte çështja në një krizë të vërtetë morale. Dhe përflitet për një krizë të vërtetë morale që ata domethënë po ëh po e shfaqin vetë, vetë tani domethënë, sepse brezat që po vijnë, janë, është një brez që nuk ka lidhje më me edukimin.
[12:44]Nuk ka lidhje më me parimin, nuk ka lidhje më me njëri me humanizmin, nuk ka lidhje më, pra është kthyer gjithçka kundër vetë, kundër vetë kulturave të tyre. Tani lind çështja, lind pyetja, neve tash do të ndryshojmë kulturën? Do të ndryshojmë gjithçka që ndërtuam? Është krizë, është krizë morale. Vetë psikologët më të shquar në perëndim të kenë ndërveprime dhe ndërlidhje në detajet e detajeve nga më të ndryshmet duke kërkuar, duke kërkuar ndihmë nga shoqatat fetare. Duke kërkuar ndihmë nga institucionet fetare, duke kërkuar ndihmë për para, domethënë për të instaluar parimet fetare në këtë shoqëri laike. Përse? Sepse e kuptuan që laiciteti nuk ka lidhje me edukimin. Sepse njeriu tani ky është thelbi, njeriu është i përbërë nga fiziku dhe nga shpirti. Jeta laike e përjashtoi shpirtin dhe për rrjedhojë, ndërtimi i një edukimi dhe një kulture të re që nuk, aty nuk ka më vend shpirti, do të thotë që mund të mund të funksionojë për një farë kohe, por pastaj shqetësimet do të shfaqen dhe do të zmadhohen aq shumë sa ata vetë do të kuptojnë që ana shpirtërore ka fituar tani një ose është shfaqur aty një boshllëk kaq i madh, disa hendeqe aq të thella, sa duhet patjetër që një shoqëri e tillë të kthehet dhe një herë tjetër në anën shpirtërore dhe nuk mundet domethënë laiciteti t'i kthehet anës shpirtërore, vetëm se nëpërmjet parimeve fetare. Këtu kuptuam se janë disa parime kryesore fetare, jo vetëm të nevojshme, po tepër të domosdoshme dhe tepër efikase dhe tepër të duhura, në jetën e ashtuquajtur laike. Çfarë do të thotë se njerëzit nuk mund të jetojnë dot pa fenë dhe për rrjedhojë nuk mund të jetojnë dot pa parimet e edukimit fetar. Dhe ja ku jemi sot ku po flasim për psikologjinë e edukimit islam, domethënë që islami e ndërton edukimin, edukimin fetar ose edukimin e njeriut mbi sinqeritetin. Sinqeriteti dhe ndërgjegja është thelbi dhe esenca kryesore e këtij edukimi që ne folëm domethënë pak më parë, çka do të thotë se është më se e nevojshme dhe tepër e domosdoshme për, për jetën, për njerëzit që duan të jetojnë një jetë laike. Faleminderit shumë për sqarimet që na dha. Amin edhe juve. Do të shkëputemi për një pauzë të shkurtër për t'u kthyer në pjesën e dytë të emisionit.
[15:29]Jemi rikthyer në pjesën e dytë të emisionit. Në pjesën e parë hoxha na shpjegoi se cilat ishin parimet kryesore të edukimit në islam. Në këtë pjesë do të ndalemi pak më gjerësisht tek cilat janë sfidat e parimit islam në ditët e sotme, hoxhë. Nëse do të flasim konkretisht për sfidat konkrete, pra sfidat kryesore që të edukimit islam sot, nëse do të flasim nga ana teknike, sfidat nuk mbarojnë asnjëherë. A nëse do të flasim për sfidat që lidhen drejtpërdrejt me anën nga, me anën parimore, atëherë do të përqëndrohem në dy. Fillimisht bashkëjetesa me një shoqëri laike. Bëhet fjalë kur ne, çoftë shteti ynë apo shtetet në perëndimore, në Evropë domethënë, ëh, jetojnë një, në një jetë vërtet laike. Institucionet janë laike dhe dhe shfaqja domethënë e kësaj shoqërie kryesisht është laike pavarësisht sa aty ka kulte fetare. Për shembull në perëndim kryesisht është krishterimi, por ka dhe muslimanë, apo në vendin tonë shumica janë muslimanë, por ka dhe krishterë. Mirëpo nuk, duhet ta pranojmë pra që shoqëria kryesisht bën një jetë laike dhe jo një jetë fetare, edhe pse ata i besojnë Zotit, edhe pse ata shkojnë në xhami, apo pjesa tjetër shkojnë në shkojnë në kishë. Pra sfida kryesore është mënyra e bashkëjetesës, mënyra e bashkëpunimit, mënyra domethënë e komunikimit mes dy shoqërive, të cilat në pamje të dukshme dominon pjesa laike. Dhe ti domethënë, ke një hapësirë që shteti ta lejon për jetën tënde fetare, kjo është një sfidë. Që ta kuptojmë akoma më mirë këtë, kemi sfidën e dytë. Për shembull, bëhet fjalë për të gjitha ato ndalesa të drejtpërdrejta fetare, nga të cilat Zoti i madhërishëm, i cili neve na krijoi, na ndaloi që të veprojmë disa veprime konkrete. Të ndryshme, ndërkohë ato ndalesa janë pjesë e kulturës të shoqërisë laike. Bie fjala, një shembull konkret, bashkëjetesa. Ai nuk do të martohet me një vajzë, një djalë dhe ajo vajza nuk do të martohet me këtë djalin, por duan të bashkëjetojnë bashkë. Ndërkohë islami, feja, e ndalon këtë. Tani kjo është sfidë më vete. Ëh, nga një anë, ai i beson Zotit, por nga ana tjetër, ai do të jetojë kështu në këtë lloj forme. Unë përpiqem që ta ndërgjegjësoj këtë njeri, mos ta veprojë këtë vepër. Nga ana tjetër, shoqëria laike e ka ndërgjegjësuar që kjo është krejt normale dhe kjo është diçka domethënë, është pjesë e kulturës. Dhe këtu tashmë lind imoraliteti, ai që quhet në gjuhën fetare zinaja. Dhe bëjnë zina, ka imoralitet dhe pastaj në çështje nuk është thjesht një, të një jete, bashkëjetese me një mirëkuptim të plotë mes palëve. Jo, nuk ka më kufi, nuk ka më limite. Do të kemi probleme kryesore, aty pastaj ndërhyn ligji. Në një shtet laik ndërhyn ligji, ka probleme, ka padrejtësi, ka zullume e kështu me radhë. Mirëpo çfarë ndodh? Pra, ti je duke ndërgjegjësuar që kjo vepër është e ndaluar, ai edhe pse i beson Zotit, është domethënë është duke u ndikuar nga ajo lloj jete laike, ku ka hapësira më të gjëra për të kuptuar që kjo është krejt normale. Atëherë ky është një shembull, por kemi plot shembuj të tjerë. Si do të bëhet, si do të përshtatet? Si do të gjendet mënyra që njerëzit të ndërgjegjësohen? A nëse ti arrin të ndërgjegjësosh të gjithë njerëzit, atëherë i bie që kjo shoqëri të jetë shoqëri fetare. Nga ana tjetër, shoqëria laike që lufton për laicitetin e vet, nuk, domethënë të ka dhënë ty hapësirë që ti të ushtrosh fenë tënde, por nuk do që ti t'i t'i ndërgjegjësosh njerëzit. Atëherë çfarë do të bëhet? A mund të ketë përplasje? Po, mund të ketë përplasje. Përplasja më tepër është ideologjike. Nuk është përplasje lufte ta quash, është ideologjike. Kush do të dominojë? Kush do të ndikojë më tepër? Kjo pastaj është çështja që i përket, i përket domethënë vërtetë sfidave, sfidave, me të cilat realisht ne ne përballemi. Është e, domethënë, nuk është normale, ku disa njerëz ndalen tek disa sfida që lidhen më tepër me teknikalitetet, teknikat e ndryshme që ato janë tepër të zgjidhshme. Ato janë relative, unë zgjedh këtë formë, ai tjetri një formë tjetër, një formë tjetër dhe aty qëndrojnë. Jo, kemi sfida parimore, kemi sfida që lidhen me një fjalë me, me filozofinë e çështjes. Merren domethënë me thelbin e çështjes, merren me urtësinë e çështjes. Këto janë çështje vërtetë pastaj që kanë nevojë për diskutime të gjëra, kanë nevojë për seminare, kanë nevojë për qartësim, kanë nevojë që njeriu të kuptojë se ç'është e mira dhe ç'është e keqja. Atëherë hoxhë, meqënëse lufta ideologjike, më duket hapur. Si mundet që të parandalohet që mos të shkojmë në një luftë tjetër fizike, në dhunë, në çështje të tilla? Shiko, mirë është, mirë është mos ta çuanim luftë ideologjike. Më mirë t'i themi përplasje ideologjike, sepse kur themi përplasje dhe kur themi luftë, përplasja domethënë patjetër që do përplasesh. Mendimet do përplasen me njëra-tjetrën. Unë nuk mund të bie dakord me gjithçka që ti thua dhe ti nuk mund të bish dakord me gjithçka që unë them. Ashtu dhe filozofitë e ndryshme, ashtu janë parimet domethënë që janë të, ose principet filozofike të kulturave të ndryshme, ato do të kenë përplasje. Por të jetë një përplasje që sjell ndërgjegjësimin e njerëzve dhe paqe. Dhe jo një përplasje që sjell luftë fizike. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe unë do të jap një shembull sot konkret që po të shikosh muslimanët sot, ata janë të përçarë vetë me njëri-tjetrin. Nuk ka një përfaqësi, nuk ka një prijës që i prin, nuk ka një ekonomi të përbashkët, nuk ka një politikë të përbashkët, nuk ka një vizion për të përbashkët, qoftë për momentin apo për të, për të ardhmen e tyre. Por çuditërisht feja po përhapet. Po si ka mundësi? Sepse parimet bazë të fesë janë parimet e shëndosha, po pse janë të shëndosha? Sepse kanë zbritur nga i madhi Zot. Kjo është shumë e thjeshtë. Urtësia hyjnore ia kalon urtësisë domethënë njerëzore, sepse urtësia njerëzore është përfituar nga urtësia hyjnore. Dhe nuk mund të sillem dot ne për për suksesin, mbarëvajtjen, për paqen, për bashkëpunimin e vërtetë, për sinqeritetin mes krijesave, thjesht nga ana jot duke menduar ne, nëse nuk mbështetemi tek ajo që na ka thënë vetë Zoti. Atëherë çështja është vetë Allahu xheleshanuhu në Kuran çfarë thotë? Thuaj.
[22:09]O ju i thartë i librit, i drejtohet krishterëve dhe hebrenjve. Po flasim tani për shoqëritë fetare, përpara se të dalim te shoqëritë laike. Thuaj, o i thartë i librit, pra ju krishterë dhe ju hebrenj. Ejani të diskutojmë bashkë, të debatojmë rreth një çështje që është shumë e rëndësishme. Mos ta adhurojmë tjetër kënd përveç Allahut. Pra, logjikisht ne pranojmë që një Zot e ka krijuar gjithësinë dhe rrjedhimisht vetëm ky Zot meriton të adhurohet. Kjo është pjesë e edukimit islam që njerëzit të ndërgjegjësohen. Tani Zoti po na thërret që nëse ka fe të tjera, për shembull, siç është feja e krishterimit që beson te triniteti. Kurse islami nuk ka lidhje me trinitetin, por ka lidhje fillim dhe mbarim, çdo gjë e lidh vetëm me Zotin, nuk ka çështje as ati, as biri, as shpirti i shenjtë. Realish, a nuk janë këto kundërthënie me njëra-tjetrën? A nuk janë këto përplasje idesh? A nuk janë këto përplasje ideologjish? A nuk janë këto përplasje pra? Po janë shumë bukur. Si do ta zgjidhim këtë çështje me debat dhe dialog dhe dialogun e ka përmendur vetë i madhi Zot në Kuran. Nëse do të themi që vjen dikush dhe shkon dhe ushtron dhunë, çoftë psiqike apo çoftë fizike, kundrejt një krishteri që ta bëjë atë patjetër të besojë sikur do ky. Çfarë do të themi? Do të themi që ky nuk fillimisht përpara se t'i flasë një krishteri, ky nuk ka ditur të kuptojë fjalën që ka zbritur Zoti, pra vetë, vetë Kuranin. Çfarë kuptojmë ne nga kjo? Kuptojmë që edukimi është bazë kryesore në islam për të kuptuar vetë Kuranin. Nuk mund të kuptohet Kurani sipas, nga ana emocionale. Nuk, nuk, nuk duhet të kuptohet Kurani sipas interesave që mua më, mua më, mua më kështu më intereson çështja. Po jo, ashtu sikur do Zoti. Dhe Zoti po fton në dialog, Zoti po fton në debat dhe ky dialog, duke qenë se ka përjashtuar anën e dhunës, ka përjashtuar anën e konfliktit, çfarë do të thotë që feja fton në paqe. Feja fton në, atëherë këtu dalim dhe te shoqëria laike sot. Nëse sfidat e vërteta kemi qenë, si do të përshtaten tani, procedurat, proceset, detajet e ndryshme të një edukimi fetar me një shoqëri krejtësisht laike. Atëherë me format më të mira, mundohu t'i mbushësh mendjen, mundohu ta ndërgjegjësosh, mundohu që të, të, ai të kuptojë që sinqeriteti është baza e çdo gjëje. Nëse arrin të kuptojë këtë gjë, ai do të kuptojë fenë tënde. Nuk ka, nuk ka nevojë për konflikt, nuk ka nevojë për dhunë, nuk ka nevojë për asnjë lloj gjëje tjetër. Përkundrazi kemi një hadith tjetër të pejgamberit salallahu alejhi ue selam i cili na thotë që maturia, qetësia dhe urtësia, me këtë të sjellë ty Allahu i madhërishëm, të arrish synimin që ti do. Përndryshe me dhunë, njeriu mund të vijë për momentin, por nesër mund të ikë shumë shpejt, mbasi ai të gjejë rastin. Dhe rastin konkret ne e kemi tek islami në trojet shqiptare. Erdhi komunizmi, mbaroi komunizmi, po ata, domethënë shqiptarët përse e ruajtën fenë e tyre? Jo vetëm muslimanët, por edhe krishterët, pavarësisht se shumica ishin e muslimanëve. Diktatura komuniste në Shqipëri solli një, një diktaturë tepër të thellë, që prishi të gjitha moralet, prishi të gjitha principet filozofike të të, të, të, të një edukimi të vërtetë. I prishi gjithçka që lidhet me edukimin, me edukimin fetar, madje dënohej me ligj ai person i cili shfaqte, shfaqte një jetë fetare. Një musliman i kishte të ndaluar të falte namaz dhe nëse ishte diçka private ai me vetveten e tij në shtëpinë e tij. Apo një krishterë të ushtronte apo të të të zhvillonte meshën siç e quajnë krishterët, meshën, edhe pse do të ishte brenda shtëpisë së vet dhe nuk kishte lidhje me njerëzit e tjerë. Edhe kjo ishte e ndaluar. Pyetja është e thjeshtë, pasi mbaroi kjo diktaturë, pse shqiptarët e ruajtën fenë? Kryesisht muslimanët meqënëse janë shumica dhe pjesa tjetër e popullatës që ishin të krishterë. Sepse këta njerëz domethënë i qëndruan besnik dhe e shikonin që shpirti i tyre, boshllëku i shpirtit të tyre duhet të lidhej patjetër me krijuesin dhe është e nevojshme siç mendon, siç përmendëm pak pak më parë. Dhuna i bëri ata që të heqin fenë dhe ata u detyruan ta largojnë fenë, atë jetën fetare në jetën e tyre të përditshme, por nuk e larguan dot nga zemrat e tyre. Ashtu është dhe thirrja islame. Nëse ti i detyron me dhunë njerëzit të vijnë në fe, ai mund të vijë për momentin, por nesër do të ikë shumë shpejt. Nesër do të largohet prej teje shumë shpejt. A nëse ai ndërgjegjësohet me këtë, qartësohet me këtë, është i thellët në gjithçka që ti i thua atij, apo domethënë i i i kumton atij personi, atëherë ai do të rrijë me ndërgjegje të plotë për të kuptuar të vërtetën ashtu siç është e vërtetë. Hoxhë Allahu të shpërbleftë për të gjithë sqarimin që na dha. Amin edhe juve. Shikues të nderuar, ky ishte dhe emisioni për sot. Deri në emisionin e radhës mirë u takofshim.



