[0:05]Mirë mbrëma, mirë mbrëma të gjithë dhe mirë se vini tek Piramida. Dua ta nis sot me një urim për të gjithë ju. Gëzuar vitin e ri 2025. Sonte tek Piramida do të jemi në një episod special, ashtu siç e meritojnë këto festa. Dhe do të jemi me dy familje të mrekullueshme. Po prezantoj menjëherë familjen e parë. Ata janë familja Astari.
[0:39]Mirëmbrëma. Mirëmbrëma. Mirëmbrëma. Unë jam kryetari i familjes Astari. Kjo është princesha ime e dashur, kurse ai atje është Bërkderri. Çfarë e keni marrë si kota biskota? O, kota biskota po. Unë do të çoj dhe unë. O, shshsh. Mos kundërshto mu këtu. Siç se po na sheh gjithë bota, po na sheh. O Dedi. Për çfarë i bën? Çfarë i nxirrni ata këtu në televizor? E mora se po ta lija vetëm në shtëpi, kisha frikë se do na haje gjithë bakllavanë. Ëh, Zotëri, çfarë profesioni keni ju? Unë, profesion i lirë. E kuptoj. Çfarë konkretisht? Po profesion i lirë pra. O Bora po, është pa punë mo. Profesion i lirë e ka fjalën që është i lirë pa punë domethënë. E kuptova. Mora, o Bora fal. Ti, ti pyetje kam unë. Top Channel i ka nevojë për roje? Shshsh, o Bora. Unë e tij më ç’keq punë mu si roje. O s'e kam për ty o Bora. Ma la porosinë gjyshi Dini. S'e kam lehtë. Ne këtu nuk jemi për të gjetur vende pune, jemi për të luajtur, për t'u argëtuar, për të fituar sa më shumë. Të kalojmë bukur vitin e ri, ë? Jeni kurioz të dini se kë do të keni përballë sonte? Po! Ata janë familja Sholla.
[2:04]Mirëmbrëma. Mirëmbrëma. Mirëmbrëma. Mirëmbrëma. Mirëmbrëma. Mirë se keni ardhur, Bora. Mirë se ju gjeta. Mirë se kemi ardhur Bora. Edhe që thua ti, unë jam gruaja, ky është burri unë, burri im që thua ti. Burri im jam unë. Burri im, burri im. Burri im. Gëzohem. Ju jeni Zoti Sabri dhe Zonja Sabrie, ë? Mirë se erdhët tek Piramida. Djemtë e vogël, keni marrë këtë djalin sot e keni marrë që të japin fat, ë? Unë jam babai me të keqen. Unë jam babai. Ky është djali im. Ajo është nusja e djalit tim, se unë jam vjerrri i nuses së djalit tim. Gëzohem.
[2:54]Pra, në pak fjalë, në krahun tim të majtë është gruaja ime, Sabrie. Kemi 23 vjet të martuar, në fakt pesë vjet kemi qenë të fejuar, se 23 dhe pesë kemi qenë shumë bashkë, apo jo zemër? Pastaj në krahun tim të majtë është babai, Sadri. E po. Dedi. Pse s'do të çojë ky tashti, fillojmë lojën aty, pra, pra, pra, pra. Kaq. Çfarë lloj sfide kështu menjëherë? Një pyetje kam unë për ju. Çfarë do të bëni ju me paratë që do të fitoni sonte? Tani, ne të varfër që të varfër jemi, por ama jemi njerëz të mirë. Kështu që nëse fitojmë ne, çmimi do të ndahet në dy pjesë. Një pjesë ne, një pjesë ata. Uau sa bukur! Bravo! Sa me saqë bukur të dhëna nga familjet shqiptare.
[3:54]Pse Bora, po çfarë? E dëgjuam, e dëgjuam dhe e falenderojmë për atë që do bëjë dhe nuk na ngelet gjë tjetër, që edhe ne, në qoftë se ti fitojmë ato lekë, do t'i ndajmë në tre pjesë. Një, dy, tre.
[4:09]Vetëm brenda jush, ë? Mirë si duket shumë e fortë sonte.
[4:17]Të shohim se si do të shkojë deri në fund, cila familje do të fitojë sonte, por Piramida fillon tani. I ftoj të dy kryetarët e familjeve të vijnë te pultet.
[4:31]Mirë, ju e dini kush shtyp pultin e parë, i përgjigjet i pari. Jo, prit. Të bëj unë pyetjen njëherë. Mbas pyetjes duhet të shtypni pultin. Jeni gati? Po më fal pra, bëre pyetjen. Jeni gati? Tani bëhet pyetja. Kemi pyetur 100 shqiptarë se cilat janë arsyet e divorcit?
[4:55]Zoti Dedi. Unë e kisha mendjen me shtyp pultin edhe s'e dëgjova fare pyetjen. S'e dëgjove? Po gjithmonë kështu është.
[5:05]Mund ta thuash dhe njëherë? Dëgjoje pyetjen me shumë vëmendje. Cilat janë arsyet e divorcit? Atëherë, arsyet që sjellin divorcin, kryesorja është martesa. Martesa. E interesante si përgjigje. Ta provojmë nëse është edhe përgjigje e 100 shqiptarëve tanë. E pasaktë. Ah! E pasaktë. Atëherë është radha juaj. Për mua, përgjigja e saktë është, tradhëtia. Tradhëtia? Mundet, mundet të jetë edhe kjo. Ta provojmë si përgjigje. E saktë dhe është përgjigja më popullore. Tridhjetë e shtatë të familjes Sholla.
[5:53]Keni arritur të zbuloni menjëherë përgjigjen më popullore dhe keni fituar menjëherë 400 euro. E gjeta, është dhe ka tradhëtuar gruaja. Vjen keq, zotëri, më vjen shumë keq. Por fituat 400 euro dhe ky është lajmi i mirë në këtë mes. Përgjigju saktë tani se përndryshe mos më hajde në shtëpi se do të rrijë. Po të rrijë.
[6:14]Dhuna në familje. Dhuna në familje, mund të jetë arsye divorci edhe kjo, po. Ta provojmë njëherë?
[7:18]E pasaktë. E pasaktë. E shikon, e shikon që është e pasaktë. E shikon që mamë im nuk ka faj? Duhet të mbledhësh 100 njerëz që për të mbushni mendjen që s'e ka fajin vjerrra. E po, nuk është përgjigje e 100 shqiptarëve. Nuk është ajo përgjigje. Radha vjen tek ju, familja Astari, nëse ju më jepni një përgjigje të saktë, do t'i merrni edhe paratë e fituara nga familja Sholla. O po. Vetëm me një përgjigje të saktë. Erdhën lekët. Janë euro, po. Mos kundërshto për këtë. Do të thuash çfarë të them tashti. Po nis unë nga vetja. Trego pse të la mami? Për vete. Nuk tregohen ato gjëra, se janë arsye personale. Apo ta them? Po thuaje. Po. Thuaje Dedi, ç'atë the atje, të marrim lekët. Unë do ta them por mos më thoni pastaj pse e the. Thuaje. Do ta them. Arsye personale. Më vjen shumë keq. Ai shef për ata që gabojnë.
[8:13]Jo jo. Jo nuk është se u dogjët te kjo, po i takon radha vajzës. Dedi! O Bora, Dedi. Okej. Thuaje. Për arsye personale. Dedi. Jo jo mos thuaj atë se nuk është ajo përgjigje. Mos më kundërshto se do ta shtyp kokën si pult po të them. Qetësohu Dedi, edhe ti shtypi tani. Për arsye personale do them. Atëherë përgjigja ime është se ky rrinte tap gjithë ditën se pinte raki nga mëngjesi në darkë. Okej, ta provojmë, ta provojmë si përgjigje. Alkooli. E saktë, e saktë. Ju i morët të gjitha paratë e fituara nga familja Sholla. Dhe paratë e përgjithshme tuaj janë 990 euro të fituara.
[8:54]Zotëri, a ke nevojë për ujë? Po çfarë ujë mo Bora? Ujë me sheqer, ujë me sheqer. Uh! Gongu. Gongu. Fix në momentin e duhur që të ëmbëlsohemi pak. Publiku çfarë është gongu? Leje dhe fitoje. Shikoni çfarë kemi sonte këtu. Kemi panetone. Panetone. Panetone po dhe ju duhet të gjeni çmimin e saktë të panetoneve. Uau. Duhet të shkruani çmimin. Ai që i afrohet më shumë çmimit i fiton këto panetone. O Bora. A mund t'ia bëj një foto? A mund ta prek pak? A mund t'i nuhas? Mund t'i bëni të gjitha këto por mbas t'i gjeni çmimin. Po ta nuhas unë? Mbas t'i gjeni çmimin. Keni 30 sekonda kohë për të shkruar çmimin. Prit o Sabri. Jeni gati? Ju jeni gati? Po ja, ja, ja. Atëherë pesë. Katër, tre, dy, një. Shtypni tabelat. Atëherë o Bora, unë me vërtetë nuk kam ngrënë ndonjëherë të gjitha. Tashti as çmimi as çfarë ishin atje. Por në supermarket i kam marrë era, i kam nuhatur. Edhe nuhatja ime më thotë që njëra ishte 2999 lekë, kurse tjetra ishte 2199 lekë. Prita, shohim çfarë kanë thënë dhe familja tjetër. Çfarë mendoni për çmimin? Atëherë ne menduam dy çmime. Ja ku janë çmimet tona. Janë 600 lekë dhe 6000 lekë. Mirë, me këto dy çmime që na kanë dhënë familjet. Unë jam shumë e habitur të them të drejtën se nuk më ka ndodhur ndonjëherë te Piramida tek rubrika Gjeje dhe fitoje që ta gjejmë çmimin fix. Aq sa është. Jo vetëm t'i afrohen dhe ata janë familja Astari. Nuhasi! Bravo, bravo Astari! Fituan panetone. Dhe bravo. Dhe bravo. Shumë urime. O Babi, unë. Shumë urime. Urime. Urime. Këtu i shihni. Fituan panetone, fituan para.
[11:08]Edhe dy panetone. Edhe dy panetone po. Bora bëri qarket 15000 euro.
[11:27]Pse e ke aq të sigurt që do t'i fitosh sot? Po se unë dhe motra ime jemi mish në pantomimë. Se sa herë pi babi, vjes me gjumë dhe ne duhet të rrijmë, se i ha unë të gjitha. Dhe merreni vesh kështu. Merremi vesh në pantomimë. Një sekond, një sekond. Ju mendoni që unë do t'ju lejë ju 15000 euro në dorë, po s'ka shanc po luaj vetëm. Dedi po na le neve të luajmë. Jo, po merremi vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. Të fitojmë të gjitha lekët. Jo, do luaj unë dhe Bërkderri. Që edhe po humbëm, të kemi mundësi me e hap fajin aty. Si do e ndani tani? Unë dhe djalin. Ky dhe ky. Po. Okay. Dy. Dy. Jeni në mes të skenës. Përqëndrohuni për të fituar dhe 15000 euro të tjera. Gjashtë fjalë për 60 sekonda. Koha fillon tani. Shëndrrohu. O thuash. Mblej, mblej kile, po mblej kokërr vetë. Bas. Me çom, me çom gjuhën kur jam larg. Bas. E. Shtetja ime para dy javësh dhe unë tani ha në këmbë se nuk kam.
[12:38]Bas. Po motra, hë. S'do të jesh i qetë ashtu, se ti mbrëmë në darkë fshihe, azizi hëngre. Bas. A ti nuk ke lekë, po për këtë arsye nuk mban as. Bas. E kemi brenda në xhep. Ose mbiemri jonë. Bas, bas. Si pasojë e interesit, po blen një kile, po blen një kokërr vetë. Bas.
[15:05]O s'bëhet? Pas, pas. Pas, pas. O stop, stop, stop, stop. S'ka gjë, fituan Bora. Sa lekë fituan? Po ç' lekë ke fituar mo Dedi se je gropë fare je. Na humbe mundësinë me fituar 15000 euro. Po ç' të bëj mo se kohën më çone. Ku kam dalë unë në televizor? Ne nam ne. Më dëgjon mua? Unë e thashë që në fillim të kësaj nate që sonte është një puntatë speciale, kështu që do t'ju jap dhe një mundësi tjetër. Mirë? Se do të luaj motra dhe vëlla. Po? Okej. Hajde ta provojmë kështu. Ika atje. Ika atje. Ti bëj lojë xhuxh. Bëhu gati. Të qenë motra. Imagjino sikur Dedi është në gjumë dhe ka shkopin gati që të të bëj të rrahi. Okej? Dedi, borxhli. Dedi, mashtrues. Dedi, pijanec. Dedi, nevrik. Dedi, përtaç. Dedi, pa punë. Dedi, pa punë.
[16:22]Kjo ishte mënyra më e bukur, më e bukur për të realizuar këtë puntatë speciale sonte në Piramida, për të fituar kaq shumë para që sonte do të dhurohen për bamirësi.



