Thumbnail for 04. Psikologjia e edukimit - Përparësia e edukimit brenda familjes - Mustafa Tërniqi by PeaceTV Albanian

04. Psikologjia e edukimit - Përparësia e edukimit brenda familjes - Mustafa Tërniqi

PeaceTV Albanian

28m 22s4,048 words~21 min read
YouTube auto captions
Transcript source

YouTube auto captions

This transcript was extracted from YouTube's auto-generated caption track. The transcript below is server-rendered so it can be read, searched, cited, and shared without opening the original YouTube player.

Timestamped outline
Pull quotes
[0:20]Ritakohemi përsëri në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit.
[0:20]Për të diskutuar për këtë dhe shumë të tjera do të kemi të ftuar hoxhën e përhershëm Mustafa Tërniqin.
[0:20]Në familjet e sotme hoxhë ne shohim një lloj çrregullimi dhe një lloj hallakatje në aspektin e edukimit.
[0:20]Çfarë mund të na thoni për këtë dhe si a përbën problem shoqërinë dhe si mund të zgjidhet?
Use this transcript
Related transcript hubs

[0:20]Selam alejkum të nderuar shikues! Ritakohemi përsëri në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit. Do të flasim sot për edukimin brenda familjes. Kujt duhet t'i japim përparësinë në edukimin brenda familjes? Për të diskutuar për këtë dhe shumë të tjera do të kemi të ftuar hoxhën e përhershëm Mustafa Tërniqin. Hoxhë selam alejkum, mirë se erdhët. Alejkum selam rahmetullahu berekatuhu. Mirë se ju gjetëm. Në familjet e sotme hoxhë ne shohim një lloj çrregullimi dhe një lloj hallakatje në aspektin e edukimit. Çfarë mund të na thoni për këtë dhe si a përbën problem shoqërinë dhe si mund të zgjidhet? Bismilah Rahman Rahim. Hamdulilah selam. Të gjitha falenderimet janë vetëm për Allahun xheleshanuhu. Salavatet ja dërgojmë pejgamberit Muhamed alejhi selatu ue selam. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi familjen e ndershme të profetit, mbi shokët e tij besnik dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. Është e vërtetë që familjet sot në përgjithësi, ka një çoroditje, ka një lloj çrregullimi, ka një lloj mungese të konsolidimit të vërtetë familjar nga ana e etikës dhe moralit. Kjo është e dukshme, nuk është diçka që ne e konstatojmë për domethënë për disa raste të veçanta jo. Kjo është diçka që konstatohet në tërësi, në përgjithësi në në në familje. Nga se vjen kjo? Po vjen sepse edhe jeta është bërë aq e larmishme, është bërë në të njëjtën kohë aq e zhurmshme dhe po i jepet rëndësi gjërave sekondare, gjërave të dytësore, gjërave të tretësore e kështu me radhë dhe jo gjëra parimore. Njerëzit sot nuk po njihen më, nuk po përqafohen më me parimet, nuk po përqafohen dhe nuk po jetojnë më me bazat. Bazat e moralit, bazat e etikës nuk është kusht që të flasim pikërisht për etikën islame. Ka një lloj etike që është e përbashkët. Ka një lloj ndërgjegjeje që pranohet nga të gjithë. Ka një lloj besnikërie dhe sinqeriteti që duhet domethënë dikur pranohej nga të nga të gjithë. Edhe kjo ka luajtur, edhe kjo nuk është në rregull, edhe këtu ka lëvizje, edhe këtu ka çoroditje, edhe këtu ka domethënë mungesë ekuilibrash. Konstatime të cilat janë nga vetë njerëzit në rrugë, nga vetë njerëzit në në në markete, nga vetë njerëzit në në në qendra sociale, në në në publik, kudo. Njerëzit ankohen, çfarë po bën vaki? Çfarë po ndodh kështu me njerëzit? Ka ikur humanizmi, nuk është ajo dashamirësia që ka qenë më përpara, nuk është më afrimiteti i mëparshëm. Pra kjo është domethënë një konstatim real, nuk është diçka imagjinare. Pse ndodh kjo? Sepse njerëzit janë larguar nga zoti. Sepse njerëzit janë larguar nga krijuesi i tyre. Sepse njerëzit e kanë të vështirë të pranojnë ato koncepte të qarta, por në të njëjtën kohë dhe të thjeshta që i ka vendosur vetë Allahu xheleshanuhu për këtë shoqëri ose për këtë për këtë natyrë njerëzore. Ne kemi përmendur dhe më përpara që Allahu i madhërishëm kur e krijoi njeriun e krijoi si një qenie sociale dhe shoqërore dhe jo që ta ndërtojë jetën e tij në varësi të interesit, kryekëput kështu. Pra nuk ka domethënë asnjë lloj asnjë lloj zgjidhje tjetër, asnjë lloj përballje. E krijoi njeriun një qenie sociale, shoqërore që do të këmbehet, do të shkojë dhe do të vijë. Do të ketë komunikim të drejtpërdrejtë, nuk do të mundet dot ta ta ta ndërtojë jetën në formë individuale vetëm unë dhe nuk dua t'i di për të tjerët. Jo vetë fakti që ti do të dalësh nga shtëpia dhe do të blesh diçka duke këmbëyer me një person të dytë, me një person të tretë, duke filluar nga gjërat më të thjeshta që i duhen familjes e deri te gjërat më të mëdha, për shembull, më të larta mbi synimet dhe ambiciet që ka njeriu deri tek arsimi universitar. Ti patjetër që do të shkëmbehesh me njerëzit dhe do të këmbehesh me ta. Do të japësh diçka që të marrësh diçka. Allahu i madhërishëm pse e bëri natyrën njerëzore të jetë e tillë në mënyrë që në përballje me njerëzit të gjendet forma e duhur se si duhet të shkojnë të gjithë njerëzit bashkarisht dhe e gjithë kjo shoqëri bashkarisht në formën më të mirë. Mirëpo nëse njerëzit bien dakord që ka disa pika, ka disa principe, ka disa koncepte që ndoshta njerëzit me logjikën e tyre të pastër që ja dhuroi i madhi Zot, vetë Allahu xheleshanuhu mund të bien dakord për disa koncepte. Por për të gjithë të ardhmen e tyre, për vizionin e përbashkët dhe cila është forma më e mirë e një shoqërie të mirë, e një komunikimi të mirë, e një domethënë e një mbarëvajtje të mirë të kësaj shoqërie. Njeriu duke qenë se natyrën e vet është i mangët karshi atij që krijoi të plotit, Allahut xheleshanuhu patjetër që kemi nevojë për të. Dhe këto mësime hyjnore që Zoti na ka zbritur, Zoti na e ka dhënë dhe Zoti na e ka mësuar nëpërmjet profetëve, nëpërmjet pejgamberëve, nëpërmjet librave hyjnorë, nëpërmjet librave të shenjtë, atëherë ne nuk mund t'i anashkalojmë këto mësime hyjnore. Këto porosi hyjnore duke thënë që njeriu tani është zot i vetvetes së vet dhe u bë dikushi, madje ka shkuar dhe në moshën 40 vjeçare që mund të themi kjo është mosha ku vërtet është plotësuar pjekuria mendore e një njeriu. Jo sepse ai nuk ishte i pjekur, por këtu është plotësimi dhe tani domethënë me vendimet e këtij njeriu, veprimet e këtij njeriu janë të shëndosha, ashtu siç mendojmë ne, janë të pjekura, ashtu sikur mendojmë ne, jo. Duke qenë se vetë profetët, vetë Muhamedi salallahu alejhi ue selem i kanë ardhur qortime nga qielli, nëpërmjet Xhibrilit alejhi selam për disa gjëra që vërtet ishin gabime të natyrës njerëzore, gabime të vogla. Dhe vjen Xhibrili alejhi selam dhe e qorton me emër të Allahut, me urdhërin e drejtpërdrejtë, drejtpërdrejtë të Allahut xheleshanuhu. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që natyra njerëzore përherë do të gabojë, qoftë në planifikime të ndryshme. Po dhe kjo nuk lidhet vetëm me moshën e vogël domethënë sepse pejgamberit shpallja i erdhi në moshën 40 vjeçare. Pikërisht. Dhe para shih ishte e arritur pjekuria si të thuash. Kjo është urtësia. Urtësia është domethënë që shiko, kemi një profet në moshën 40 vjeçare e më tej. Dhe domethënë mund të ketë plan në planifikimet e ndryshme, mund të bëhet gabim në ato planifikime që lidhen sipas koncepteve të ndërtuara nga natyra njerëzore. Atëherë duhet patjetër, duhet patjetër të të të përqafojmë porositë hyjnore të Allahut xheleshanuhu. Po po në lidhje në familje domethënë si si mund të ndahet kjo gjë? Kujt i jepet përparësi më shumë? Cilës moshë? Moshës të vogël, moshës Është e njëjta, është e njëjta gjë. Nëse ne folëm në formë të përgjithshme për të gjithë anëtarët e familjes, pavarësisht se ai mund të jetë fëmijë, mund të jetë adoleshent, mund të jetë një i ri domethënë që është duke u futur në në moshën e burrërisë, apo ka arritur moshën e burrërisë dhe është futur në në moshën e dytë derisa i kalon jeta domethënë, i kalon koha më e madhe e jetës së moshës më e madhe e jetës së njeriut. Edhe çështja e gjinisë është e njëjta gjë.

[7:44]Ndoshta shumë njerëz u kushtojnë shumë rëndësi gjinisë femërore, por kjo s'do të thotë që ajo është gjinia që, pra, femrat për shembull, vajzat kryesisht që janë të vogla, por dhe femrat kur kur rriten, duhet t'u kushtojmë rëndësi më shumë se meshkujve. Çështja është e thjeshtë, rreziku me të cilin do të përballet në këtë realitet ku ndodhemi. Ndoshta meshkujt janë më problematikë, do t'i japim mendësinë meshkujve. Ndoshta femrat janë më problematikë, do t'i japim rëndësi femrave. Ndoshta të dy bashkë janë problematikë, do t'i japim mendësinë të dyve. Pra, ashtu si sikur grupmoshat janë të njëjta dhe do t'i japim përparësi në varësi të rrezikut që na kanoset, në varësi të problemeve me të cilat neve neve do të përballemi, me sfidave me të cilat neve do të do të do të jetojmë përpara tyre dhe do të na ato sfida do të na sfidojnë vërtet në etikën, normat, rregullat tona. Atëherë do t'i japim rëndësi në varësi të realitetit, në varësi të problemit, në varësi të rrezikut që shfaqet në të gjithë grupmoshat duke përfshirë këtu dhe gjinitë, qoftë mashkull apo qoftë femër. Qoftë vajzë apo qoftë djalë sa janë të vegjël, qoftë femër apo mashkull sa janë të mëdhenj, edhe më tej madje.

[9:05]Pak më parë ne cekëm problemet e edukimit në familje. Ku çalojnë më shumë edukimi dhe konsolidimi i familjes shqiptare aktualisht? Shiko, nëse ne përmendëm që në shoqëri jashtë po flasim për publikun e gjerë, për shoqërinë civile e kështu me radhë. Nëse problemi kryesor është se etika sot u mungon njerëzve, etika e vërtetë bëhet fjalë. Besnikëria që përfshin besnikërinë, përfshin sinqeritetin, përfshin ndërgjegjen e pastër, përfshin humanizmin e vërtetë, përfshin atë natyrën njerëzore të paqme që duhet të ketë realisht njeriu ashtu sikur e urdhëron vetë Allahu xheleshanuhu. Atëherë kur ajo shoqëri është prishur jashtë, kjo ka një zanafillë dhe zanafilla është prishja e familjeve përbrenda. Dhe prishja e familjeve fillon me mungesë, domethënë me me me me ikjen e konsolidimit, me daljen e konsolidimit nga këto familje. Fillimisht ishin të konsoliduara. Fillimisht ishin familje domethënë me tradita. Kjo ky konsolidim largohet, ose zbehet, ndoshta dhe mund të zhduket fare. Ashtu dhe traditat shkojnë, nuk janë më pjesë e jetës së një familje familje të shëndoshë. Atëherë me kalimin e kohës, nëse familja ime, në familjen time ndodh kështu, në familjen tënde ndodh kështu, në familjet tona ndodh kështu, atëherë nga familjet tona përbëhet shoqëria. Dhe patjetër që kjo shoqëri do të jetë e rrezikuar. Do të jetë, do të lëngojë, mund të jetë dhe e sëmurë, mund të ketë dhe probleme madhore e kështu me radhë. Dhe nëse do të futemi tani, nëse thamë për publikun që problemi kryesor është largimi nga Zoti dhe për rrjedhojë, largimi nga porositë hyjnore të Zotit. Atëherë brenda familjes, konsolidimi pse është zbehur, ose madje në shumë familje është zhdukur fare.

[11:14]Sepse ne edhe pse jemi anëtarë të një familje të vetme, ne nuk gjykojmë me porositë hyjnore. Ne i hakërrehemi njëri-tjetrit dhe brenda familjes. Ne nuk jetojmë një jetë të përbashkët ashtu sikur do Zoti. Përse pejgamberi salallahu alejhi ue selem kur i thanë disa prej kur i thanë disa prej sahabëve që ne hamë dhe nuk ngopemi. Shiko është një detaj që në pamje të parë është i papërfillshëm, detaj që shiko, mos mos eja me këto shembuj se nuk besoj të jenë shembuj domethënë aq konkretë dhe aq të duhur dhe aq të arriur. Në rregull, le të shikojmë fundin. Ju ankuan sahabët pejgamberi salallahu alejhi ue selem që ata hanin dhe nuk ngopeshin. Menjëherë e gjeti problemin me një pyetje. A mos vallë ju kur hani ushqim nuk tu bëni, nuk mblidheni dhe nuk grumbulloheni bashkë? Po i thanë ata. Atëherë thotë pejgamberi salallahu alejhi ue selem, të bëhuni bashkë, hani sa jeni bashkë që t'ju zbresë bekimi nga Allahu xheleshanuhu. Ç'është bekimi? Mëshira e Zotit. Ç'është mëshira e Zotit? Ata mbasi u bashkuan tani, hanin dhe ngopeshin. Shumë e thjeshtë. Shiko një detaj. Mirëpo ky lloj detaji, nëse ti nuk i jep rëndësi këtij detaji që hyn tek tek, domethënë një nga 500 normat, një nga 500 konceptet, jo, një nga 500, domethënë rregullat, nga rregullat e etikës dhe moralit islam. Është si puna e asaj makine, ose vetë trupit të njeriut. Kur ka një problem shëndetsor, kur ke një problem shëndetsor dhe nuk shkon ta kurosh, ky problemi do të sjellë një problem të dytë, një problem të tretë, derisa trupi i njeriut të lëngojë dhe të bëhet i plogësht. Madje mund të kalojë në sëmundje të mëdha dhe mund që edhe të rrezikojë jetën e njeriut. Ashtu sikur kemi makinat, një defekt, sado i vogël, një problem, sado i vogël brenda një makine, ah, s'ka problem se kjo është, kjo është hekur. Kjo është metal, kjo është e fortë, domethënë dikush i ka, ka Mercedes, dikush i ka makina të forta dhe nuk ka problem. Dihet shumë mirë nga të gjithë njerëzit që kjo neglizhencë do të bëjë që ai, ai, ai problem dhe ai defekt në makinë do të zmadhohet. Dhe ky do të sjellë, ky defekt do të sjellë një problem të dytë në makinë, një problem të tretë. Ndoshta makina si i themi neve mund të lë dhe në rrugës. Nuk ecën, nuk funksionon më, nuk ecën më, apo do të ketë patjetër, domethënë duhet patjetër një ndërhyrje. Që mund të kushtojë shumë, sa më shumë të neglizhosh, aq më shumë do të kesh do të kesh harxhime për atë problem që ke. Hoxhë qëndrojmë tek konsolidimi sepse konsolidimi siç e thatë edhe ju është shumë i rëndësishëm për familjen. Kush mund të quhet një familje e konsoliduar dhe e edukuar si duhet dhe si mund të arrihet një konsolidim i tillë në familje? Shiko, nëse do të futemi te praktika, praktika është aq e gjerë sa vetëm në etikën dhe normat islame, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejtë me adhurimet, pra jetë e përditshme. Qoftë brenda familjes, qoftë jashtë familjes, kemi afërsisht 1000 transmetime profetike. 1000 hadithe, 1000 transmetime që lidhen drejtpërdrejtë me etikën islame. Unë do të bëj një pyetje të thjeshtë, juve nëse më lejoni. Po patjetër. Nga këto 1000 hadithe, sa hadithe dinin? Unë s'nuk e di domethënë. Atëherë deshm s'deshem. Praktikisht ne nuk po jetojmë me normat islame dhe pse e pretendojmë se jena muslimanë. Ta quash të të mirë me fjalë, apo e kemi dëshirë të paktën të jetojmë me islam të vërtetë. Atëherë do të jap, do të jap, domethënë nga nga këto 1000 hadithe, unë do të jap vetëm një shembull. Injoranca është, më fal, domethënë kur silë injoranca të gjithë neve bashkë nuk i dimë të gjitha normat. Të paktën nëse nuk i mësojmë dot përmendësh, le t'i lexojmë ato, le t'i studiojmë ato. Le të ulemi këmbëkryq me familjen tonë. Le të ulem me ty bashkë në sofrë dhe t'u lexojmë atyre librat e e e haditheve apo transmetimeve që na tregojnë për etikën, normat, rregullat dhe moralin se si ka jetuar, si ka vepruar, si ka komunikuar, si si ka gjykuar vetë pejgamberi Muhamed alejhi selatu ue selam, një profet që e mësoi Allahu xheleshanuhu. Ç'do të thotë? Nuk nuk mund të vijë dot unë me një shembull konkret sot dhe me këtë shembull rregullohet, rregullohen të gjitha familjet tona dhe do të bëhen familje të shëndosha dhe nuk do të kemi më probleme. Jo. Përkundrazi, unë thashë diçka tjetër. Nga 1000 transmetime që neve na vijnë nga pejgamberi alejhi selatu ue selam dhe sahabët e tij, kryesisht të transmetuara, pra i bie që neve, kur bërë, kur të bërë atë pyetje, sa hadithe transmetime dinë nga këto, ndoshta dinë shumë pak. Shiko, të mësosh përmendësh, nuk është aq e lehtë. Po mirë, sa ke lexuar nga këto? A ka ndonjë libër që i përmbledh të gjitha këto këto bashkë? Unë po flas përtej adhurimeve, se nëse do të futemi në botën e adhurimeve pastaj, na dali dhe 1000 transmetime të tjera që flitet vetëm për etikën. A nëse bëhet fjalë për rregullat e fikut që kjo është haram, kjo është, kjo është hallall, kjo është domethënë e pëlqyeshme, kjo është e papëlqyeshme, me këtë adhurohet Zoti më mirë sesa me këtë. Pra detaje të fikut islam, jurisprudenca islame që quhet. Atëherë bëhet fjalë më së paku për një paketë rregullash kur shkon, numri mund të shkojë afërsisht 4000 deri në 5000 hadithe të papërsëritura vetëm në lëminë e fikut. Ndërkohë, Umeri radiallahu anhu çfarë ka thënë? Mos të sheh në tregun tonë, ai i cili nuk dinë rregullat e shitblerjes. Pra, shitblerja, do të shkove në treg, ke punë me rregullat e shitblerjes. Ne shkojmë në treg dhe nuk dimë rregullat e shitblerjes. Ne shesim domethënë në në në shitoret e ndryshme, në dyqane të ndryshme dhe nuk i dimë rregullat e shitblerjes. Do të thotë që nuk kemi marrë etikën islame. Pra etika islame është ajo që që njihet përgjithësisht tek njerëzit, një buzëqeshje, një mirëmëngjes, një mirëmbrëmja, një tundja e tjera, a u zgjove mirë, a kalove mirë, a pushove mirë, vetëm kaq është domethënë etika. Jo, shiko, kemi 1000 transmetime, ato transmetime kam mbledhur vetë unë. Ndoshta mund të jenë më shumë aq kam arritur unë. Dikush mund të mbledhi 1200. Çfarë bën njeriu për 24 orë? Si del nga shtëpia, si futet në shtëpi? Derisa si ja jep dorën, mënyrën se si ja jep dorën, se si i përshëndetet, a a mund të thuash diçka tjetër përveç selamit? Siç është rasti i i hadithit nëse ju ku pejgamberi salallahu alejhi ue selem i dha dikush selam i tha mirë se na erdhe, alejkum selam rahmetullah ue berekatuhu. Ne në shqip mirë se na erdhe. Alejkum selam rahmetullahi veberekatuhu. Nëse ti nuk e dinë këtë rregull, këtë detaj, mund të lind domethënë një mosmarrëveshje, ndoshta dhe një konflikt. Si arrin ti të prishësh sunetin e profetit dhe të thuash një fjalë dashamirëse dhe e lë mënjanë selamin? Pastaj edhe selamin. Injoranca i sjell të gjitha. Injoranca i sjell të gjitha. Pra, shembulli praktik është heqja e injorancës. Le të mësojmë, le të studiojmë traditën profetike familja do të jetë e konsoliduar dhe shëndoshë. Pra ne si shoqëri muslimane na mbetet vetëm të studiojmë hadithet e profetit Muhamed alejhi selam, në lidhje me etikën e edukimin dhe konsolidimit të familjes, të cilat T'i studiojmë ato hadithe që t'i jetojmë me to. Dhe të veprojmë sipas tyre. Shiko, unë do të bëj një pyetje tjetër se shkoj kështu domethënë domethënë gjithmonë nëse më lejon. Po patjetër. Ne jemi muslimanë. Ju jeni muslimanë. Me çfarë veçohesh, me çfarë karakterizohesh ti nga njerëzit jo muslimanë, me etikën, normat, rregullat dhe moralin tënd? Një pyetje. Megjithatë, sillni dhe hadithe që na ka zbritur nga Nëse ne, nëse ato hadithe nuk i studiojmë, nëse ato hadithe nuk i lexojmë, nëse në ato hadithe domethënë nuk ja paraqisim familjarëve tanë, po edhe vetë njerëzve, duke menduar, duke, duke pohuar dhe dëshmuar që feja islame është fe universale. Si qenka fe universale kur unë e mbaj etikën brenda familjes time dhe atë etikë që mbaj brenda familjes, është e pjesëshme kur nga 1000 transmetime, unë dija pesë apo 10 transmetime të ndryshme. Pra ky është problemi. Injoranca është problemi kryesor. Pra neve pretendojmë se se Allahu xheleshanuhu na ka dhënë një fe universale dhe pastaj brenda kësaj feje universale, duam t'i edukojmë familjarët tanë, apo t'i edukojmë fëmijët tanë, meqë janë në formim e sipër, me edukatën islame kur ne nuk e dimë edukatën islame. Me etikën islame kur ne nuk dimë konceptet e vërteta bazike të moralit dhe të etikës islame.

[21:33]Shiko, një nga problemet e tjera që ka krijuar shoqëria, qoftë edhe muslimanët, po edhe shoqëria në përgjithësi, në lidhje me islamin është sepse gjithçka ka ardhur para 1400 vitesh nga hadithet e profetit Muhamed alejhi selam. Por tani konteksti ka ndryshuar, ka ndryshuar koha, ka ndryshuar sfidat. Si si mundet që këto sfida domethënë të përkthehen në ditët e sotme? A janë koherente edhe sot hadithet e profetit alejhi selam në lidhje me edukimin? Atëherë ti domethënë pak a shumë don të thuash që, shiko, ne po flasim për etikën islame, për norma islame të cilat realisht kanë, kanë kanë ardhur para 1400 vjetëve. Dhe në një shoqëri totalisht tjetër nga kjo që jetojmë ne sot. A a janë më të vlefshme? A janë të vlefshme? I bie që ne sot të kthehemi dhe të jetojmë domethënë para 400, 500, 600 vjetëve sepse kjo është më e duhura. Ne s'po flasim për teknikalitete. Ne po flasim për baza parimore, ne po flasim për koncepte. Çfarë ndodh? Bazat nuk ndryshojnë. Bazat nuk ndryshojnë. Gënjeshtra është gënjeshtër, sinqeriteti është sinqeritet deri në ditën e gjykimit. Dashamirësia është e tillë deri në ditën e gjykimit. A nëse ka, mashtrimi është mashtrim, nuk e duan njerëzit, edhe pse njerëzit, shumica mashtrojnë sot, por parimisht e pranojnë që mashtrimi nuk duhet. Rryshfeti, për shembull, pse thotë, pse sot rryshfeti ka kaluar dhe ka ka, është futur në instancat më të larta të të institucioneve shtetërore. Jo vetëm në Shqipëri, apo në Kosovë, apo në Maqedoni, apo në Ballkan, në të gjithë botën, është normale, është bërë normale kjo. Me ligj ndalohet. Rryshfeti ka kaluar në format tjetër, në një format që mos kuptohet. Korrupsioni ka kaluar në një format që mos kuptohet. Sepse parimisht të gjithë e dinë që ajo nuk bën. Madje kur kapet dikushi prej politikanëve në në, domethënë që shkon edhe shkon edhe vjen me me forma të ndryshme dhe më të ulëta të korrupsionit. Ai do të shprehë keqardhje, mund ta lëjë postin siç ndodh në Europë, në Perëndim e kështu me radhë. Pra, bazat janë të ditura sepse Allahu xheleshanuhu e bëri logjikën për t'i kuptuar cila është e mira, cila është e keqja. Kur ngecim në diçka, janë porosi hyjnore që na japin dritë më tej për ta zhvilluar akoma më shumë rregullat e etikës dhe normave. Por është e vërtetë ajo që thatë se kohët kanë ndryshuar dhe ndoshta ajo që për ne është e ndaluar, është kulturë për dikë tjetër. Jemi të detyruar ne të krijojmë një lloj bashkëjetese duke mos prishur harmoninë. Mirëpo si duke mos prishur harmoninë, dy gjëra priten, ose ai të ndikohet prej nesh dhe atë që ne quajmë të ndaluar, ai e ka kulturë. Ta kuptojë si e kuptojmë ne, ose këtë gjë të ndaluar, ne ta quajmë kulturë dhe të bëhemi ne si ai. Ky është domethënë, ky është ky është një sfidë nga sfidat. Kjo është një sfidë nga sfidat. Atëherë ne nga bazat nuk do të luajmë. Kurse nëse bëhet fjalë për teknikalitete të ndryshme, ka toleranca. Përse pejgamberi Muhamed alejhi selatu ue selam shprehu dëshirën për të për ta bërë kaben me dy me dy dyer. Derën ku futesh dhe derën tjetër nga ku del dhe shkallët që janë domethënë që kurejshët i kishin vendosur të hipnin vetëm ata njerëz që donin ata dhe jo të gjithë dhe jo për masën e njerëzve, do ta hiqte, do ta shembte pejgamberi salallahu alejhi ue selem. Do ta ulte më poshtë si shenjë që të futeshin dhe njerëzit e tjerë, masa, masa e gjerë. Nuk e zbatoi, nuk e veproj. Përse? Sepse siç tregon Aisha radiallahu anha, pejgamberi salallahu alejhi ue selem e kishte merak këtë pjesë, e kishte problem këtë pjesë. Çfarë mund të thoni njerëzit? Ata ishin muslimanë të rinj, tani që erdhi fitimtar në Mekë, ky u bë i pushtetshëm dhe ishte i fuqishëm dhe tani po na prish traditat tona. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ti mund ta lësh një, një, një, s'po flasim për parime, për shembull, për një detaj nga detajet. Një rregull që e anashkalon një rregull në mënyrë që mos prekësh ndjenjat e masave. Se po shkove tek ndjenjat e masave, ndoshta për një të mirë që je duke bërë, je duke sjellë më vonë një dëm akoma më të madh që nuk, që ky ky dobia tani nuk është më e përfillshme. Nuk është më e, nuk është më e vlefshme. Deri këtu edhe kjo është pjesa e etikës islame. Kemi 100 rregulla. Lëj pesë rregulla, mos i zbato që të kesh një harmoni në 95 të tjera. Dhe jo të jemi të jemi kryeneç dhe të themi do t'i zbatojmë o të gjitha, o s'ka, o të gjitha ashtu domethënë pa ndryshuar asgjë. Sikur kanë jetuar të parët tanë para 500 vjetëve, para 1000 vjetëve, o s'ka hiç, po deshet, mirëpo s'deshet, ja, nuk ecët në këtë lloj forme. Dashamirësia është karakter dhe është veçori dhe karakteristikë e muslimanit.

[27:41]Toleranca është veçori e muslimanit, pjesë e bazave të fesë, por pjesë dhe etikës së kësaj feje. Për shembull, pejgamberi alejhi selatu ue selam thotë, lehtësoni e mos vështirësoni. Tani lehtësoni para 1400 vjetëve kur zbatohej domethënë, zbatoheshin porositë hyjnore, rregullat hyjnore dhe gjithçka që thonte pejgamberi alejhi selatu ue selam ishte shumë e lehtë. Po sot që njerëzit janë larguar nga këto porosi hyjnore, ky hadith nuk vlen më? Vlen.

Need another transcript?

Paste any YouTube URL to get a clean transcript in seconds.

Get a Transcript