[0:00]E ke ndjekur debatin që u bë sot të paktën nga ajo që bën publike mediat, sepse ishte me dyer të mbyllura. Do të jetë një përplasje e lehtë për Ramën, ajo për zgjedhjet vendore, pasi janë afër, vitin e ardhshëm. As që diskutohet, nuk besoj se është e lehtë Aurora, sepse në këtë mes kemi çfarë ka sjellë reforma e 2014-ës. Zakonisht reformat territoriale bëhen me një afat kohor të paktën 20-25 vjet, praktikisht një gjeneratë. Ëh, dhe kjo reformë brenda 10 viteve, siç e the ti me të drejtë, në shumë nga dimensionet e saj çfarë u përpoq të ndryshonte për mirë në shërbimet ndaj komunitetit, ka dështuar. Kështu që përplasja nuk ka si të jetë e lehtë. Është e vështirë që të jetë e kalueshme lehtë sepse kjo reformë solli të ardhura më shumë në komunitetet lokale. Ë, solli zgjerim të shërbimeve, po nga ana tjetër cilësia e këtyre shërbimeve dëshiron shumë për t'u dëshiruar sot pas 10 vitesh. Kështu që në qoftë se bëjmë një bilanc, ka sjellë ndryshime, por ndërkohë përfaqësuesi vendor është gjithnjë e më i larguar nga zona e tij. Pra, ne më përpara kemi patur vërtetë 308 komuna, por ama përfaqësuesi i komunës ishte i lidhur me aq fshatra sa mund të ishte një komunë. Ato familje që kishte. Pesë fshatra, tetë fshatra dhe bëhej copë pavarësisht se sa arrinte që t'i siguronte diçka atyre. Ishte i zgjedhuri direkt i tyre dhe ishte i përgjegjshëm. Ndërkohë që sot janë sfumuar komplet këto lloj kufijsh. Pra, nuk ke më përfaqësues të 61 bashkive të mëdha apo edhe të vogla qofshin, që të interesohen me kohë të plotë për ato ish-komunat, për zona të ndryshme. Dhe një pjesë e tyre ndjehen të papërfaqësuara. Kështu që gjykoj unë se ky është problemi kryesor që ne kemi sot. Ti e the me të drejtë, në radhë të parë kjo reformë territoriale duhet të japi më shumë të ardhura. Për zonat rurale, ne e dimë që kemi shumë zona të vendit tonë, sidomos nga veriu, por edhe nga jugu, që nuk janë në qendër të vëmendjes së zhvillimit tonë ekonomik. Ne vërtet rritemi çdo vit me 4%, por rritet Tirana, i kemi dhe shifrat edhe për 10 vitet e fundit. Rritet deri diku Durrësi, apo Vlora për shkak të turizmit, apo disa nga këtyre qarqeve, ndërsa qarqet e veriut janë gjithnjë në tkurrje. Ëh, Fieri gjithashtu është tkurrur, sepse Gjirokastra gjithashtu. Pra, kemi disa qarqe që nuk po na performojnë si duhet dhe ne e duam këtë reformë, ne e duam këto ndryshime të sjelljes me qytetarin vendor. Në radhë të parë për të rritur të ardhurat e tyre, nuk po ndodh kjo edhe për të uniformizuar zhvillimin. Neve kemi një zhvillim shumë të fortë në Tiranë, në zonat bregdetare dhe gjithçka tjetër pastaj nuk po merr atë lloj vrulli. Agron, po bëhet për qëllime ekonomike, sociale, për t'i shërbyer qytetarëve, apo reforma që po diskutohet ka bëhet për qëllime elektorale, pra votash? Shiko, ëh, sigurisht partitë politike i kanë dhe këto interesa, por megjithatë tashmë janë krejtësisht i bindur, e kam thënë pra këto kohët e fundit, po kam shkuar në një mendim që ëh, qeveria Rama, e cila e mbrojti reformën territoriale deri në vitin 2022 si më e mira në Europë dhe në Shqipëri dhe tashmë u rikthye përsëri për ta ribërë. Tregon që është në një presion qytetar jashtëzakonisht të madh për ato arsye që kolegu i i përmendi.
[3:50]Edhe në këtë aspekt ai mund ta ndjejë rrezikun e votës për këtë që ka bërë dhe jo që do të jetë përfitues i kësaj që do të bëjë. Unë mendoj që Rama mendoj, thashë pra, është më i frikësuar për nëse nuk do ta bëjë dhe ta korrigjojë sesa po ta korrigjojë, nuk mendoj që po e korrigjon për interesa të thetës, nuk ka Rama asnjë lloj interesi tash.
[5:30]Efekt elektoral po bëhet reforma, apo janë qëllimet ekonomike dhe shërbime më i mirë i qytetarëve sepse qartazi ka dështuar reforma e 2014-2015-ës? Ndoshta ndryshe nga çdo herë tjetër, për herë të parë edhe vetë qeveria po e pranon që reforma pati ato problemet e veta të mëdhaja dhe nuk i solli rezultatet që priteshin, ato që ishin targetuar apo sidoqoftë. Ne me thënë të drejtën e kemi sjellë te kjo tavolinë më shumë sesa njëherë faktin që ndarja e re administrative territoriale e vitit 2015 u shoqërua me problematikat e mëdhaja. Nuk them që ishte një zgjidhje e gabuar për situatën kur ishim, por nga ana tjetër problematikat që rrodhën prej saj vazhdojnë dhe mbahen edhe sot. Ndërkohë që studimet si kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare bien dakord mbi një problem real që ka të bëjë me financimin, me kapacitetet, me aftësitë e me mënyrën dhe me cilësinë me të cilën ofrohen shërbimet, si dhe vetë modelin e qeverisjes vendore, kanë probleme të mëdhaja. Unë shikoj sot që ndërhyrja e vetme që propozohet është një ndërhyrje territoriale, pra jemi akoma te harta.
[7:03]Dhe unë këtu mendoj që gjëja nuk na rri mirë. Tani, me aq sa më kujtohet, ngaqë e kemi ndjekur kur filloi iniciativa për reformën ëh, territoriale në 2014-ën, u tha nga shifrat e tuaja që sapo e përmendët ishin 373 njësi. U kthyem në 61 bashki. Mbaj mend kryeministrin Rama në atë kohë, tha që ne do ta bëjmë këtë reformë edhe për një arsye madhore që të shkurtojmë disa njerëz që rrinë kot atje, tha bejlerët në fshatrat e tyre. Dhe në vend të tyre do të caktojmë njerëz elitarë dhe në fakt u caktuan disa, ndoshta jo bejlerë, po ku di unë, kulak, se meqënëse sot e përmendi fjalën kulak. Disa kulak, të cilët i caktoi dhe kryetari i bashkisë, tani akoma më keq, i cili vinte njëherë në muaj në fshat atje dhe në fakt edhe s'kishte shumë faj se kot që të vinte se s'kishte njeri, kishin ikur të gjithë. Dhe ky ishte fatkeqësi. Tha, do ulim shpenzimet. Realisht shpenzimet nuk ulen. 35% u rritën shpenzimet. Që me shkrirjen e komunave. Do do rrisim investimet, 41% ranë investimet, që nga koha që u rritën komunat. Tha që do bëjmë një ndarje të reformës së territoriale nëpërmjet një projekti të studiuar mirë. Në fakt, ai nuk kishte as projekt shkencor, sepse që të bësh ndarjen territoriale duhet të kesh të kesh një kulturë shkencore në të gjitha drejtimet, të njerëzve, të territorit, të ambientit, të florës, të faunës, të ujërave të gjitha. Ajo ia lanë në dorë disa burokratë që s'kishin idenë fare, ata kishin vetëm një gjë, sa njerëz kemi këtu, sa votojnë, si do t'i ndajnë, si t'i kalojnë ca në krahun tjetër, ca këtej, po na u prish balanca e votës, e mandatit të deputetit apo kryetarit të komunës dhe këtu mbaron misioni jonë, thotë ata. Dhe kështu ndodhi realisht, nuk ka ndodhur ndryshe. Ne sot i kemi fshatrat bosh, nuk ka fatkeqësi më të madhe. Zvicra dhe të gjitha vendet e Europës paguajnë, i zhveshin nga taksat, nga qeratë, nga dritat, vetëm që të banojnë. Pse? Sepse ne nuk kemi mish sot, e bëjmë e marrim nga Brazili. Ne nuk kemi produkte bujqësore, edhe ato pesë gjëra që marrim vijnë e sillen nga jashtë. Na është bëhet një presion i jashtëzakonshëm nga vendet fqinje, nga Maqedonia, nga Serbia, nga Greqia, nga Turqia, nga fundi i botës dhe vijnë këtu. Ndërkohë që ne kemi tokën më të mirë, më të ëmbël, më të pastër jashtë atyre ndikimeve të mbetjeve kimike. Po pse? Po nuk ka roje, se nuk ka çoban. U premtua që do bëhet një akademi për çoban, po edhe ajo shkretë iku, dështoi, s'u realizua. Tani problemi është që a do ta rikthejmë edhe njëherë në origjinë? Nuk ka rëndësi për bindje politike. Po të jetë për bindje politike, unë jam shumë kritik me këtë qeverisje, edhe pse jam shumë i majtë se ata që janë në qeverisje. Kështu që nuk e them këtë parantezë për për ta kuptuar që nuk ka lidhje me këtë, por më dhim se shpirti kur e shikoj që vetëm për fshatra dhe ai nuk mund të rri në fshat se ti s'ke një infermier, ti nuk ke një mami. Ti ke një, nuk ke një termometër për të matur temperaturën atij fëmijës në fshat, sepse ti nuk ke atje as blegtori, as nuk ke as një baçor se ku do ta çosh prodhimin qoftë qumështin, qoftë kosin dhe të gjitha që kaq shumë nevojë qytetari, sepse e ka dhe bio. Ndërkaq, na duhen më shumë apo më pak bashki? Pra ky është, ka qenë një ndër diskutimet që është bërë në nivel politik, po shohim grafikisht se si ka qenë ecja e ndarjes territoriale administrative në Shqipëri. Përpara reformës deri më 2015-ën, pra përpara se të hynte në fuqi reforma, ne kishim 308 komuna, 65 bashki dhe 12 qarqe. Me reformën që hyri në fuqinë 2015-ën u bënë 61 bashki, u shkrinë të gjitha komunat në 61 bashki të mëdha, ndërsa qarqet nuk ndryshuan, 12. Sot, një ndër propozimet është që Partia Socialiste kërkon një zvogëlim të numrit të bashkive, 32 është një ndër numrat e hedhur për diskutim, por që mbetet e hapur PS-ja për diskutime, ndërkohë që PD-ja është për rritjen e numrit të bashkive dhe ajo që është aluduar dhe deklaruar dhe publikisht të paktën nga një pjesë e eksponentëve, është për 80 bashki. Na duhen më shumë apo më pak Agron bashki? Atëherë, dy qëndrime, qëndrimi personal i Agron Haxhimalit, ka qenë që në vitin 2013, kur është bërë reforma, mbahej atëherë, kam drejtuar shoqatën e komunave të Shqipërisë dhe kam propozuar parlamentit një grupim tjetër, një model tjetër të qeverisjes vendore. Dhe kam propozuar që nga 61 bashki që janë aktualisht të shtoheshin rreth, sipas analizave, se tash nuk duhet të shkojmë drejt e tek numri, po kishin punuar aq shumë gjatë, me ekspertë vendas dhe të huaj që na çonin të krijonin disa grupime bashkish që bënin disa bashki rurale dhe ky numër ka shkuar në atë kohë rreth 88-89-90. Këto çasje e kam pasur personalisht. Shkojmë tash që duhet të jemi të sinqertë me studion tuaj ju kolegët dhe të gjithë opinionin. Unë jam i angazhuar si ekspert i opozitës edhe në 2000-shin edhe edhe aktualisht. Cila është qasja e Partisë Demokratike dhe e opozitës? Në realitet edhe unë pse kam gjetur veten me i asistuar e para që kanë pranuar gabimin që kanë bërë me bojkotin e 2000, 2014-ës. Dhe ideja që jo vetëm unë, por edhe të tjerë kanë propozuar të ketë një rikategorizim tjetër, një çasje tjetër, një modelim tjetër, një riorganizim tjetër të qeverisjes vendore, qoftë në nivelin e parë, qoftë në nivelin e dytë, por që shkojnë për kanë filozofia e tyre, doktrina e tyre është



