Thumbnail for 05. Psikologjia e edukimit - Edukimi i fëmijëve deri në moshën 7 vjeçare - Mustafa Tërniqi by PeaceTV Albanian

05. Psikologjia e edukimit - Edukimi i fëmijëve deri në moshën 7 vjeçare - Mustafa Tërniqi

PeaceTV Albanian

36m 17s5,284 words~27 min read
YouTube auto captions
Transcript source

YouTube auto captions

This transcript was extracted from YouTube's auto-generated caption track. The transcript below is server-rendered so it can be read, searched, cited, and shared without opening the original YouTube player.

Timestamped outline
Pull quotes
[0:20]Do të flasim pra mbi etapën e parë, e cila është etapa nga zero deri në shtatë vjeç.
[0:20]Do të flasim për këtë sepse studiues të shumtë e kanë cilësuar këtë fazë si faza më e rëndësishme e edukimit të fëmijëve.
[0:20]Sipas studiuesve dhe shkencëtarëve eminentë të kohës, 90% e trurit të njeriut formohet si të thuash në këtë fazë dhe prandaj kjo fazë mbart edhe një vlerë të madhe në vete.
[0:20]pikërisht për këtë, për të na mësuar më shumë se si e shikon Islami edukimin e fëmijëve, kemi të ftuar hoxhë Mustafa Tërniqin.
Use this transcript
Related transcript hubs

[0:20]Salam alejkum të nderuar shikues. Rikthehemi në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit. Do të flasim sot mbi fazat dhe etapat e edukimit të fëmijëve në Islam. Do të flasim pra mbi etapën e parë, e cila është etapa nga zero deri në shtatë vjeç. Do të flasim për këtë sepse studiues të shumtë e kanë cilësuar këtë fazë si faza më e rëndësishme e edukimit të fëmijëve. Sipas studiuesve dhe shkencëtarëve eminentë të kohës, 90% e trurit të njeriut formohet si të thuash në këtë fazë dhe prandaj kjo fazë mbart edhe një vlerë të madhe në vete. pikërisht për këtë, për të na mësuar më shumë se si e shikon Islami edukimin e fëmijëve, kemi të ftuar hoxhë Mustafa Tërniqin. Hoxhë, selam alejkum, mirë se erdhe në studio. alejkum selam rahmetullahi berekatu, mirë se ju gjetëm. Atëherë nga emisionet e mëparshme që kemi bërë, na ke lënë të kuptojmë që edukimi i fëmijëve nga mosha zero deri në shtatë vjeç ka një rëndësi shumë të madhe, po në Islam domethënë, po ç'mund të kuptojmë me moshën zero vjeç, sepse foshnjat kanë më shumë nevojë për ushqim dhe për kujdesje sesa edukim. Si ç'lidhje ka kjo me këtë moshë. Bismilahirahmanirahim, alemdulilah selam ala Resulilah. Të gjitha falenderimet dhe madhërimet janë vetëm për Allahun xheleshanuhu, krijuesin dhe furnizuesin tonë. Salavatet ja dërgojmë pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ue selem, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për familjen e ndershme të profetit, për shokët e tij besnik dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. Ëh, qarkullon tek njerëzit një hadith që nuk është i vërtetë faktikisht, kur thuhet që, ëh, edukimi i fëmijëve fillon 20 vjet përpara. Jo, kjo nuk ka lidhje me, me hadithet e pejgamberit salallahu alejhi ue selem, por që duhen përgatitur dhe duhen krijuar kushtet e veçanta që një fëmijë sapo lindur në etapën e rritjes dhe formimit të tij të jetë i gatshëm të përthithë gjërat më të bukura morale dhe më të bukura të etikës, kjo është më e vërtetë.

[2:32]Dhe në Islam, në këndvështrimin islam, edukimi fillon që me emrin. I sapo linduri, ne e dimë shumë mirë që shkencërisht, fëmijët kur sapo lindin, nuk e kanë atë shikimin sikur, sikur njerëzit e tjerë. Pse? Sepse po të shikonte gjithçka me atë lloj qartësie nga errësira e embrionit, nga ku erdhi, nëse do të shikonte fuqishëm, mund dhe të verboj ose të kishte probleme me shikimin. Nëse do të dëgjonte sikur dëgjojnë të gjithë njerëzit e tjerë në, në, në, në embrionin, aty ku ishte, në barkun e nënës së vet, dhe të dilte në këtë, në këtë botë të zhurmshme, do të kishte probleme me dëgjimin e kështu me radhë.

[3:10]Allahu i madhërishëm prej mrekullive të tij është se fëmijët e sapo lindur, shikimi i tyre forcohet me kalimin e kohës. Dëgjimi i tyre forcohet me kalimin e kohës. Sa më shumë qan fëmija dhe është, pse qan fëmija aq shumë kur është, kur është i vogël? Ndoshta ditë për ditë, disa herë në ditë, edhe i fillon rritet, ëh, domethënë, rritet dhe qan. Dhe siç është vërtetuar shkencërisht, sa më shumë të qajë fëmija, i formohen dhe forcohen organet e brendshme të, të, të këtij, të këtij fëmijë. Pra është e natyrshme dhe është e nevojshme. Prindërit kështu, sipas këndvështrimit islam, i vendosin dhe emrin. Një emër, një emër i mirë do të thotë që prindërit janë përgatitur për këtë, për këtë fëmijë, për të ardhmen e tij në varësi të emrit. Pra ai, fëmija në momentin që i vendoset emri, ai nuk di gjë. Nuk po merr vesh se çfarë po bëhet, nuk e dinë emrin e tij, por ai pastaj do të fillojë të dëgjojë. Një emër që më vonë do ta kuptojë se paskaa një kuptim të mirë. Një emër që tek njerëzit e tjerë tingëllon mirë, një emër që e bën këtë njeri pastaj, këtë të foshnjën kur të rritet, të formohet me disa virtute të mira në varësi të atij emri. Pra edukimi fillon sa foshnja akoma nuk kupton gjë. Pastaj çështja e, e, e asaj pse lidhet nga zero deri në shtatë, pastaj ne kemi thënë dhe në emisionet e tjera më duket me sa më mbaj mend, nga shtatë deri në dhjetë, nga dhjetë deri në pubertet, pubertet deri në 18, 18 e sipër. Pse ekziston kjo ndarje e tillë domethënë në këtë formë? Ne kemi përmendur hadithin e Ebu Daudit ku thotë pejgamberi alejhi selatu ue selam: Urdhërojeni fëmijët tuaj të falin namazin kur të kenë mbushur moshën shtatë vjeçare.

[5:04]Që do të thotë para moshës shtatë vjeçare mos e urdhëro, sepse ai fëmijë nuk e percepton urdhrin ashtu sikur, sikur do ti ja përçosh. Ti e urdhëron sikur je duke folur me një person të të njëjtës moshë sikur je ti. Një baba 30, 35, 40, 45 vjeçar urdhëron fëmijën e vet dy vjeç, tre vjeç, fal namazin, agjëroje ramazanin, bëje këtë. Ndërkohë që është mosha, mosha që nuk arrin ai të perceptojë urdhrin ashtu siç duhet. Po çfarë moshe është kjo? Në këtë moshë fëmija më shumë imiton sesa percepton urdhrin. Dhe ai domethënë duke qenë se është në këtë fazën tepër të rëndësishme, e përmendët dhe ju domethënë 90% e fëmijëve është faza e formimit të, të, të trurit, të mendjes në formë të mirëfilltë. Deri sa vjen mosha që në, në, në Islam quhet apo në fenë islame quhet mosha e temzit, e dallimit të çështjeve. Ai fillon t'i dallojë gjërat. Fillon të përshpejtuarit, ndoshta ka dhe tre vjeç, katër vjeç normalje, ka dhe që janë, mund të jenë pak të vonuar pesë vjeç. Tani lind pyetja, përse fëmijët patjetër duhet të futen në klasën e parë fillore, në moshën gjashtë vjeçare dhe jo më përpara? Është ai perceptimi i urdhrit që nuk arrin ta kuptojë ashtu siç duhet, sikur thamë neve nëpërmjet hadithit të pejgamberit salallahu alejhi ue selem. E ka mbushur moshën gjashtë vjeçare, tani është përgatitur ai. Kur mbush pastaj moshën shtatë vjeçare, ai është gati të perceptojë urdhrin ashtu, ashtu siç duhet. Andaj dhe në klasën e parë fillore, mësueset më të suksesshme janë ato mësuese të cilat nuk e urdhërojnë fëmijën për të shkruar shkronjën A. Bëje kështu se e ke bërë keq, jo. E shkruan në tabelë, e merr fëmijën dhe, dhe ja gjen vetë mënyrën se si ky fëmijë të imitojë mësuesin, të bëjë dhe ai shkrojnë, shkronjën A. Ashtu dhe B-ja, ashtu dhe C-ja, ashtu dhe numrat e kështu e kështu me radhë. Dhe fëmija do të ndjekë verdiktin e mësueses, teknikën e mësueses e cila nga ana psikologjike dhe pedagogjike duhet të jetë patjetër e formuar mirë për ta bërë këtë fëmijë mos të rëndojë në personalitetin e këtij fëmijë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që nëse ti e urdhëron, aq më tepër në formën e ashpër dhe të vrazhdë. Një fëmijë pesë vjeç, gjashtë vjeç të bëjë një punë, ndërkohë që perceptimin e ai fillon domethënë, mbasi ka mbushur shtatë vjeç, ti je duke cënuar qoftë dhe pa dashje personalitetin e tij, kur me kalimin e kohës ky fëmijë do të ndrydhet. Dhe problemet, apo ëh, ëh, domethënë, problemet që, që, që do të vijnë më pas, nga kjo ndrydhja e kësaj, e kësaj fëmije, atëherë me kalimin e kohës do të fillojnë probleme akoma më të mëdha në komunikim me, me njerëzit. Fillohet nga emri, nga emri që është shumë e rëndësishme dhe pastaj vijohet me çfarë?

[8:16]Vijohet me veprime të cilat nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me urdhërin, por kanë lidhje drejtpërdrejt me ëh, me ambientin e përgatitur enkas që ky fëmijë të formohet në formën më të mirë. Kuptoj hoxhë, domethënë, është shumë e qartë arsyeja sepse ka një ndarje nga mosha zero vjeç deri në shtatë vjeç. Por fëmijët të cilët nuk e zbatojnë urdhrin si të thuash, ose nuk perceptojnë dot urdhrat që ne i japim në këtë moshë. Nuk i perceptojnë dot urdhrat që ne i japim në këtë moshë. Si mundet që ti i bëjmë ata që të kuptojnë atë gjë që ne duam që t'i përçjellim atyre dhe duam që ata ta veprojnë? Një shembull praktik. Po, shembull praktik. Duke qenë se neve nuk kemi çfarë t'i urdhërojmë, ato kanë nevojë për diçka tjetër në këtë, në këtë moshë. Ato janë duke na imituar neve, atëherë edukimi fillon me veprimet tona. Unë në shtëpi nuk bërtas. Që fëmija më vonë mos të bërtasë. Unë në shtëpi nuk e kaloj kohën në formë të ç'rregullt. Që fëmija të bëhet i ç'rregullt në veprimet e veta. Unë nëse kam probleme me bashkëshorten time, nuk do t'i bëjë para fëmijëve duke bërtitur apo duke, duke, duke shfaqur të gjitha mosmarrëveshjet para fëmijëve, sepse ky fëmijë do të çoroditet. Ai akoma nuk i kupton problemet dhe po çoroditet para problemeve. Kur të futet brenda problemeve do të jetë akoma më i çoroditur. Është domethënë një përgjegjësi e dyfishtë e trefishtë e prindërve të kenë kujdes që në këtë moshë të fëmijët të imitojnë prej, prej, prej prindërve gjërat më të mira të mundshme. Cilat janë ato? Do dalin përsëri tek ajo që kemi përsëritur më përpara, duhet të dimë se ç'është etika dhe edukata. Fjalori jo i përshtatshëm, mënyra e komunikimit, ashpërsia, vrazhdësia, mungesa e dashamirësisë, mungesa e afërimitetit, të bërtiturit, e, e, e mosmarrëveshjet e ndryshme, gjithçka janë të, të, domethënë, të fiksuara në trurin e fëmijës që tani po formohet.

[10:14]Ai është një lloj formimi që derisa nuk percepton urdhërin, ai vetëm imiton. Prandaj dhe neve nganjëherë u bërtasim fëmijëve të vegjël, për ato gjëra të cilat ato i mësuan nga ne dhe ne nuk e kuptojmë. Ky është problem. Pra ne si mendojmë të kuptojmë një fëmijë, kur akoma nuk kemi kuptuar vetveten tonë. Një nga problemet më madhore për mendimin tim pra, një nga problemet më madhore është mosha e imitimit. Ai, ai do të bëjë atë që bën baba i vet, ai do të bëjë diçka që e bën nëna e vet. Nëse ti je duke vepruar diçka jo të hijshme, ai do ta mësojë në, domethënë, thjesht natyrshëm, me pastërtinë që ka, që ka, që ka ky fëmijë. Përse pejgamberi alejhi selatu ue selam thotë, njeriu fëmija lind me natyrshmërinë e pastër, natyrshmërinë islame? Ç'është natyrshmëria e pastër? Fëmija nuk do të gënjejë. Fëmija do të jetë, do të jetë vetvetja. Ai, pse fëmijët fillojnë të gënjejnë? Pse fëmijët fillojnë domethënë hiletë dhe mashtrimet e kështu me radhë, sepse ai mësoj nga dikush këta. Vafënga sjellja e të tjerëve që janë më të mëdhenj. Dhe ne mendojmë dalim aty në mahall apo dalim aty në lagje dhe duke vënë gishtin te filani dhe te filani, kush është ai që e mësoi fëmijës tim sa, sa është kaq i vogël, këto vese dhe nuk e kuptojmë që jemi ne ata që kemi mësuar. Ne kemi gënjyer dhe ai do të gënjejë. Ne kemi bërtitur dhe ai do të bërtasë. Ai thjesht do të imitojë atë që ne ja kemi shprehur përpara. Ne jemi çoroditur në jetën tonë familjare, ai do të çoroditet. Ne nuk hamë bashkë në një sofrë dhe ai sa herë do të hajë diçka do të hajë veç, në një, në një qoshe të, të shtëpisë. Pa përmendur shembuj se ka shembuj që nuk mbarojnë domethënë brenda një familje. Realish ai është duke na imituar dhe ne i bërtasim fëmijës për diçka që ai e ka marrë prej nesh. Kjo është kontradiktore sepse ne fillimisht nuk kuptojmë vetveten tonë dhe si do të kuptojmë pastaj botën, botën e fëmijëve. Përveç gjërave bazike, në këtë moshë ne nuk kemi ndonjë rregull etik si të thuash, si mund ta kuptojmë këtë gjë dhe si mund të veprojmë me fëmijët e kësaj moshe? Atëherë janë dy gjëra. Në raport të drejtpërdrejtë që kemi ne me fëmijën dhe fëmija me ne. Fëmija me ne është çështja e asaj që përmendëm pra, ai do të shikojë prej nesh, pra ose më i themi duhet të shikojë prej nesh dhe të dëgjojë prej nesh formatin më të mirë të mundshëm të komunikimit. Këtë e përmendëm pak më parë. Kurse në raport domethënë ne me ata çfarë duhet t'i japim ndërkohë që ne nuk e urdhërojmë dot, nuk e perceptojmë siç duhet sepse ai po na imiton? Të paktën t'i përmbushim nevojat bazike të jetës. Cilat janë ato? Ai duhet të hajë shëndetshëm. Ai do të pijë shëndetshëm, ai do të vishet, ai do të flejë, këto janë katër gjërat bazike, për t'u përmbushur këto të katra, duhet ta tolerojmë në lojëra sepse fëmija është në një moshë dhe kjo ka ndodhur që në kohë të pejgamberit alejhi selatu ue selam, fëmijët do luanin. Është pjesë e natyrës së fëmijëve, sidomos në këtë moshë, do luanin. Ne nuk i durojmë dot, i përzemë. Atëherë kemi ndërhyrë drejtpërdrejt në personalitetin e atij fëmijë që tani ai po formohet. Pa e kuptuar, pa dashje dhe në fund fare pastaj ne do të ankohemi, pse këto fëmijë nuk po rriten ashtu siç, siç, siç duam ne. Si don ti? Në fillim i bërtet tani don që ai të, të sillet me një fjalë në formën më të mirë që ti, që ti dëshiron. Jo. Pra ushqimi, pija, veshja, gjumi dhe nëse kemi familje të cilat nuk kanë një, një ekonomi të mirë. Ëh, ka dhe prej tyre që vuajnë nga fukarenë. Të paktën të mundohen që fëmija kur të, kur ta shikojë masën e ushqimit, vëllimin e ushqimit domethënë, ky të sakrifikojë diçka nga vetvetja e vet që në syrin nga ana psikologjike, në syrin e fëmijës, të duket diçka e dukshme. Pra diçka domethënë e mirëfilltë dhe është duke ngrënë. Dhe me kalimin e kohës domethënë, këto janë dhe vështirësitë e jetës. A nëse është e mundur që ti t'i japësh fëmijës diçka që ai të ngopet, atëherë kemi arritur synimin. Ai duhet të hajë mirë, të ngopet, të pijë, mos të ketë probleme me pirjen, dhe veshjen, të ketë mirëkuptimin që mos të ketë ftohtë e kështu me radhë dhe të flejë gjumë. Aq sa është e nevojshme për, për fëmijët të flenë, i, i, i përmbushur këto katër domethënë nevoja bazike, janë, nevoja bazike të detyrueshme. Atëherë përtej këtyre të katërtave, ai do të qetësohet, do të qajë më pak, do të ankohet më pak, vetëm kur ka një sëmundje që ne duhet ta kuptojmë dhe e çojmë te mjeku. Përtej këtyre të katërtave çfarë vjen? Në këtë moshë nuk vjen gjë tjetër, nuk kërkohet asgjë tjetër, vetëm se loja. Lëre fëmijën të luajë, me kusht që lojërat mos të jenë të dëmshme. Disa lojëra që lidhen me botën e tij. Disa lojëra që lidhen me thjeshtësinë e tij. Disa, disa lojëra që lidhen dhe me rrethanat dhe realitetin dhe ndërtimin e sistemit të jetës së familjes që ti ke të ndërtuar. Bëre këto të pesta, ke bërë gjërat më të, më të mrekullueshme, nuk ka nevojë ta, ta urdhërosh. Nuk ka nevojë domethënë ta mësosh ëh, më në fjalë, ëh, t'i mësosh dhjetë suret, më në fjalë, dhjetë suret, t'i mësosh një xhuz përmendësh. Lëre se ai me kalimin e kohës, nëse e shikon që fëmijë, që ti lexon vazhdimisht Kuran, ai do të lexojë Kuran mbas teje. Unë e kam një shembull timin, e kam pasur fëmijën, domethënë fëmijën e parë, ka qenë një, një vjeç e gjysëm pa mbushur dy vjeç akoma. E, gjithmonë këndoja në shtëpi suren Rahman. Rahman, Xhalemal Kuran, Halakal Insen, Alemel Bejan. Edhe vazhdoja, unë e këndoja sepse kisha, është një sure që e kam dëshirë unë ta këndoj prej herë, dhe përveç sureve të tjera. Papritur befas dhe u kënaqa domethënë kur thash Rahman Xhalemal Kuran dhe ndalova sepse kisha një punë. Vajza e vogël atje, Halakal Insen, Alemel Bejan. E thurrte. Pra s'është e nevojshme që ti ta urdhërosh, mësoje këtë sure. Mjafton t'i japësh shembullin tënd dhe unë nuk e bëra sepse doja që fëmijët të mësonte. Kam qenë vetë i ri në atë moshë, por thjesht e këndoja vazhdimisht dhe kuptova që ky fëmijë nuk ka nevojë ta urdhërosh. Ja ku është hadithi i pejgamberit alejhi selallahu ue selem që na thotë, urdhërojeni fëmijët kur të kenë mbushur për namaz kur të kenë mbushur moshën shtatë vjeçare. Pra mos e urdhëro të falë namaz para kësaj moshe, mos e urdhëro të mësojë Kuran para kësaj moshe. Është e ngarkuar për fëmijën, nuk është e nevojshme. Ti këndo Kuran, ti fal namaz dhe ai do të vijë të falë, fëmija mashkull ose femër qoftë, do të vijë të falë namaz bashkë me ty. Ti do të këndosh Kuran, ai do të vijë të këndojë Kuran bashkë me ty, ti do të këndosh ezan, ai do të vijë të këndojë ezan bashkë me ty. Ti do të shkruash diçka, do të punosh në shtëpi, fëmija do të marrë një letër, do të vizatojë qoftë dhe zhgarravina që, gjëra të, domethënë që nuk kanë ndonjë, ndonjë formim, ndonjë diçka konkrete, s'ka problem. Unë kam, unë kam vendosur vetë me fëmijët e mi sa herë për shembull, sa ishin të vegjël i japja një fletë formati të bardhë, një laps apo një stilolaps, edhe ëh, i jepja në dorë edhe zhgarraviste. Sot e kësaj dite fëmijët e mi nuk rrinë dot pa shkruar, nuk rrinë dot pa bërë diçka që lidhet me shkrimin, ndoshta dhe me pikturën apo gjithçka që lidhet me lapsin dhe me letrën. Pra formohet vetvetiu, nuk ka nevojë shkruaj, bëje këtë. Pse s'e bëre mirë? I bërtet, absolutisht, le ta bëjë gabim, le t'i bëjë keq, mjafton ai të shkruajë. Mjafton ai të shikojë diçka prej teje që lidhet, pra shkrimi, shkresa, fleta, lapsi lidhet me të ardhmen e tij. Ai i merr në formë natyrale, në formë normale, në formë domethënë njerëzore dhe në formë të, me të bërtitura e kështu me radhë. Aq më tepër në etikën islame, nëse don ta, që fëmijët të ndërgjegjësohet me namazin, nuk ka nevojë t'i bërtasësh dhe ta urdhërosh, ai vetë do ta marrë namazin prej teje. Në moshën shtatë vjeçare vjen urdhëri për ta mësuar. Shiko, i falur pak keq, falu pak më mirë, kjo nuk bën, bën kështu. Pra fillon komunikimi sepse ai i percepton tani punët. Avancohet situata dhe, dhe truri i tij, dhe do të shikosh që fëmija do të përkryhet. Përndryshe, nëse ne nuk do të jemi të rregullt brenda familjes tonë, edhe fëmija nuk do të jetë i rregullt. Hoxhë le të ndalemi pak tek epika e pestë, e cila ishte loja. Loja siç e përmendet edhe ju është tepër e rëndësishme për zhvillimin e një fëmije. Por realiteti i sotëm virtual ka ndërtuar që të ketë lojëra në kompjuter apo në pajisje të tjera të cilat i dëmtojnë si të thuash fëmijët. Lojëra me vrasje, gjëra të tilla, sa të dëmshme janë këto për fëmijët dhe çfarë lojërash pak a shumë duhet të kryejnë fëmijët që të kenë një jetë sa më të shëndetshme? Përgjigjen, përgjigjen më të mirë për këtë e japin specialistët e fushës, që sipas studimeve, arrijnë në disa statistika, ku tregon dëmin në sa përqind ka shkuar dëmi i fëmijëve të cilët fillimisht dëmtohen me sytë e tyre. Gjithë ditën para kompjuterit. Gjithë ditën para tabletëve, gjithë ditën para domethënë ekraneve dhe ai mund të kalojë tre orë, katër orë. Ne e thamë shumë bukur, fëmija ka nevojë në këtë moshë për pesë gjëra. Ushqimin, të jetë i bollshëm, mos të jetë i, të ngopet me ushqimin, pirjen, veshjen, gjumin dhe nëse fëmija është i rehatuar me këto të katra, e pesta çfarë është, ai do të luajë. Këtu duhet të kemi kujdes edhe e përmendëm, lojëra të cilat nuk janë të dëmshme. Nga ana e psikologjisë ose nga ana e specialistëve të fushës, ata japin më mirë dëmin se çfarë shkaktojnë. Fillimisht tek shikimi, pastaj tek memoria, pastaj tek perceptimi, pastaj tek ngarkesa e trurit. Truri është e vërtetë që mban, por ai është në formimin e sipër dhe ai ka të nevojshme diçka të mirë dhe jo të ngarkuar. Ai ngarkohet, ngarkohet dhe nëse ti nuk je i dhunshëm brenda familjes, ai do të bëhet i dhunshëm nëpërmjet lojërave. Nëse ti nuk e çorodite brenda familjes, ai do të bëhet i çoroditur nëpërmjet lojërave. Nëse ti e jeton një jetë të qetë brenda familjes, ai do ta humbë qetësinë më vonë nëpërmjet lojërave, sepse ne nuk i kuptojmë, nuk i kuptojmë rrezikun e atyre lojërave. Çfarë ndodh? Pyetja është e thjeshtë, po mirë, po pse janë bërë këto lojëra? Sepse çdo gjë lidhet me biznesin, çdo gjë lidhet me marketingun, çdo gjë lidhet me tregtinë. Nuk i intereson atyre zhvillimi i fëmijës drejta. Unë do të, unë do të prodhoj, shiko, unë do të prodhoj diçka që i tërheq vëmendjen fëmijës. Dhe duke tërhequr vëmendjen e fëmijës, unë tërheq dhe paret e babës apo nënës atij fëmijë për të fituar prej tyre. Dhe kur babai dhe nëna nuk e menaxhojnë mirë situatën, janë të detyruar që të qetësojnë fëmijët e tyre, të blejnë gjithçka që fëmijës u tërheq, i tërheq vëmendjen. Pa marrë parasysh, është e dëmshme apo është e dobishme.

[20:57]Për shembull psikologët e vërtetë janë ata të cilët japin këshilla dhe porosi të posaçme që fëmijët në këtë, në këtë moshë duhet, duhet të luajnë, të harxhojnë kohën e tyre.

[24:45]E shiko, Hoxhë, ishin shumë interesante përgjigjet dhe shpjegimet që na dhatë, por erdhëm në fundin e pjesës së parë. Do të duhet që të shkëputemi për një pauzë të shkurtër.

[25:08]Të nderuar shikues, jemi rikthyer në pjesën e dytë të emisionit. Më parë hoxha na shpjegoi disa prej pikave më të rëndësishme të edukimit të fëmijëve nga mosha zero deri në shtatë vjeç. Por hoxhë, atëherë le të ndalemi tek edukimi profetik. Ka disa shembuj të cilët mund të na ilustrosh në lidhje me edukimin e fëmijëve nga mosha zero deri në shtatë vjeç? Ëh, pejgamberi alejhi selatu ue selam faktikisht e gjithë jeta e tij ka qenë shembull dhe model për edukimin e të gjitha brezave, përfshirë këtu dhe fëmijët e vegjël. Ka raste të ndryshme, ka ëh, shembuj të ndryshëm, ëh, ajo që kujtoj tani për shembull, kemi rastin e, ëh, Umamë bint Zejnb. Zejnbi ka qenë vajza e pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe Umameja ka qenë vajza e Zejnb. Pra mbesa e pejgamberit salallahu alejhi ue selem që e merrte me vete pejgamberi salallahu alejhi ue selem kur falte namazin me xhami dhe e mbante në krah. Binonte bënte ruku, çohej, kur donte të shkonte në sexhde, e linte aty, pastaj kur çohej nga sexhdeja, e merrte përsëri në krah. Sot ne kemi të vështirë t'i mbajmë fëmijët tanë në krah. Pejgamberit salallahu alejhi ue selem i erdhi një person dhe i tha që unë e pashë duke, duke puthur Hasanin apo Husejnin, pra niprit e vet dhe u çudit. Tha, unë kam 11 fëmijë tha, dhe nuk puth asnjërin prej tyre. Pejgamberi e qortoi, e qortoi sepse pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tregoi fare qartë që kjo nuk është pjesë e mëshirës të Allahut xheleshanuhu. Pjesë e mëshirës së Zotit është që neve të kemi dashamirësi dhe, dhe, dhe mëshirë për fëmijët tanë. Pra nuk është shenjë burrërie kur ti nuk i puth fëmijët. Është shenjë e burrërie kur ti i puth fëmijët, kur ti i mban afër fëmijët dhe nëse je i lodhur. Pra rastin e pejgamberit salallahu alejhi ue selem, ai nuk ishte i lodhur, por ishte brenda një aktiviteti. Ishte brenda një adhurimi, ishte brenda një diçkaje tepër të rëndësishme që në Islamin tonë ne i themi është shtylla e kësaj feje, është namazi. E megjithatë e mbante afër pejgamberi salallahu alejhi ue selem, e mbante në krah.

[27:26]Apo kemi rastin tjetër, kur njëri prej sahabëve përcjell nga pejgamberi salallahu alejhi ue selem që kur ishte në sexhde, sexhdeja ishte e gjatë ndryshe nga ditët e tjera. Dhe njëri prej sahabëve e çon kokën, ka ndodhur diçka? Po shikon se çfarë kishte ndodhur. Dhe shikon që Hasani, nipi i vogël i pejgamberit salallahu alejhi ue selem, qëndronte në shpinën e profetit, në kurrizin e tij sa ishte në sexhde. Pastaj kur mbaroi namazi, çfarë tha pejgamberi salallahu alejhi ue selem? Unë nuk doja ta prisha, ta prisha rehatinë e tij. Unë nuk doja, pra doja me një fjalë që ai ta çonte deri në fund dëshirën e vet, donte të qëndronte aty, qëndroj. Kjo shërben si një shembull për të gjithë ata prindër që kanë fëmijët e tyre domethënë edhe duhet t'i japin kohë atyre që të jenë sa më të kujdesshëm domethënë me mënyrën e sjelljes, që edhe atyre të kenë një vëmendje të shtuar. Patjetër, shiko, neve përmendëm pak më parë, por ndoshta mbaroi, minutat e emisionit mbaruan shpejt dhe nuk e çuam deri në fund. Për shembull, ëh, katër gjëra bazike ishin, thamë ushqimi, pija, veshja dhe gjumi. Nëse fëmija rehatohet me këto, ai patjetër do të plotësojë një të pestë që është loja. Bashkë me këto me një fjalë, mjafton edukimi me kaq, jo, ne kemi përmbushur detyrat me këtë fëmijë. Edukimi përtej kësaj çfarë është? Asgjë tjetër me rregulla morale. Asgjë tjetër me urdhra të ndryshëm të normave të larmishme. Jo absolutisht, i zbatove dhe i përmbush ato të pesta, atëherë mbaje afër. Krijo afërmitet, ëh, mbaje domethënë, ai të, të tregojë sa më shumë dashamirësi, sa më shumë durim. Pra edukimi këtu fillon me veprimet e tua dhe ai do të, fëmija do të ndjehet i dashur. Fëmija do të ndjehet i afërt. Fëmija vetë do të kuptojë domethënë që ka një lloj sigurie. Unë do të jap një shembull, pse fëmija sa është i vogël, kur e hedh, ai qesh dhe ngazëllehet. Ndërkohë që në moshën tonë nëse të hedh dikush ashtu ka frikë se se si po bie, sepse ai ka, psikologjia e, e këtij, e kësaj fëmijë në formim e sipër, ai e ka, e ka fiksuar me atë botën e vet që në duart e prindit tim unë jam i sigurt. Prindi im nuk mundet të më hedhë kurrë. Ai ndoshta nuk e, psikologji, më në fjalë në këtë lloj, në këtë detaj, pra ai ndjen siguri prej teje. Jepi fëmijës siguri, jepi fëmijës mëshirë, jepi fëmijës dashamirësi, jepi fëmijës afërimitet. Këto dukuri përveç ushqimit, pirjes, veshjes, gjumit dhe lojës domethënë, ky është edukimi. Nuk ka më edukim tjetër dhe pejgamberi salallahu alejhi ue selem këtë ka bërë. Shiko, ishte në sexhde dhe fëmija qëndronte, pra Hasani ose Husejni qëndronte në shpinën e tij. Ai jo vetëm që nuk e shkundi fëmijën atëherë në shpinën e tij në mënyrë që të kalonte fëmija aty. Ose ta hiqte me dorë, ose t'i bërtiste domethënë familjarëve, kush e solli siç e bëjmë ne sot. Po këtë fëmijë kush e solli sot këtu? Po çfarë jeni duke bërë? Po unë jam në namaz, unë jam në adhurim. Gjoja ti je më i devotshmi me këto fjalë. Nuk ka më të devotshëm se pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe nuk ka model dhe shembull më të mirë se pejgamberi alejhi selatu ue selam për edukimin e brezave, edukimin e fëmijëve. E zgjati, e zgjati, e zgjati sexhden, po mos harrojmë që mbas pejgamberit ishin burrat. Në fund fare ishin dhe gratë. A mund të themi këtu me një fjalë që për hatërin e një fëmijë, neve duhet ta rëndojmë pak sexhden për, për njerëzit që janë më pas? Nuk ka problem kjo pjesë. A e di pse? Njeriu besnik, njeriu i sinqertë, ne bashkëmoshatarët e kuptojmë njëri-tjetrin, kurse fëmija nuk na kupton ashtu siç duhet. Atëherë më mirë t'i japim përpara, përparësi kësaj fëmije sesa, do të thotë, do të thotë dikush po mirë, ky ishte nipi i vet. Edhe Umame bint Zejnb, bint Zejnb ishte domethënë mbesa e vet. Jo përkundrazi, pejgamberi salallahu alejhi ue selem vijnë në transmetimet e tjera, dëgjonte të qarat e fëmijës, në safet e fundit. Pra s'kishte lidhje familjare me të, dhe e përshpejtonte namazin, e kundërta tani. E përshpejtonte namazin pejgamberi salallahu alejhi ue selem që mos t'ia rëndonte çështjen nënës së vet. Në mënyrë pra, ajo ishte për shembull, ëh, nëna e vet mund të ishte në namaz. Nëse namazi do të zgjastej, nuk do t'i jepte kohë dhe hapësirë fëmijës të shikonte çfarë problemi ka. Kjo është pjesë e mëshirës, kjo është pjesë e gjendjes pranë fëmijëve, nëse ka një problem, menjëherë duhet t'i gjendemi pranë. Menjëherë ta ndihmojmë, menjëherë ta qetësojmë. Me pra shembuj, prindi më i mirë është ai prind që prish qetësinë e vet për qetësinë e fëmijës. Rri vetë pa gjumë që të flejë fëmija gjumë siç duhet. Sakrifikon ndoshta nga ushqimi dhe pija e vet në mënyrë që fëmija të ngopet me ushqimin dhe pirjen. Dhe kjo janë, këto janë ato gjërat bazike. Përfshirë këtu pastaj afërimitetin, dashamirësinë, mëshirën, sigurinë që ne japim fëmijëve në një jetë me një fjalë të qetë pa të bërtitura, pa britma, pa, pa çerre, pa mosmarrëveshje të mëdha në syrin e fëmijës, deri këtu pa mbushur moshën shtatë vjeçare, ky është edukimi më i mirë që ne mund t'i bëjmë fëmijës.

[33:26]Hoxhë, duke u ndalur pak tek problemet e edukimit të fëmijëve. Ëh, çfarë problemesh shikon tek shqiptarët, prindërit shqiptarë në lidhje me edukimin e fëmijëve? Shiko, neve përmendëm në një, në një emision përpara me sa më mbaj mend që familjet sot janë larguar nga Zoti, në përgjithësi nga mësimet hyjnore, nga porositë hyjnore dhe për rrjedhojë dhe edukimi nuk do të jetë efikas, nuk do të, nuk do të jetë aq i mirë. Problemet që kemi ne sot me familje, me familjet tona, me fëmijët tanë janë të shumta. Por ëh, unë do të ndalem tek problemi më i madh. Problemi për mua më i madh është që ne nuk kuptojmë botën e fëmijëve. Është ai që thashë pak më parë, duam që fëmijët të na përshtaten neve dhe jo neve t'i përshtatemi fëmijëve. Unë do të jap, unë do të jap një shembull, e ka përmendur Allahu në Kuran në disa vende. Kur profetët i drejtohen, u drejtohen fëmijëve të tyre, jo duke i thënë me një fjalë, ëh, jepi një, me një fjalë o biri im, por ja. O biri im i vogël, kjo është një formë përkëdhelie, një formë lazdrimi të të thirrurit, pra o djaloshi im. Një lloj afërmiteti. Kjo është në Kuran. Në hadithet e pejgamberit salallahu alejhi ue selem një djalë i vogël kishte, kishte një zog, një bilbil që i kishte ngordhur. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ju përshtat botës së kësaj, të kësaj fëmije dhe jo fëmija domethënë botës së pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe i thotë, o Umjer, është, është zvogëlim përkëdhelja e emërtimit të fëmijës. O djaloshi i vogël me emërtimin me emrin që kishte. Çfarë bëri bilbili? Pra unë po interesohem për lodrën tënde, unë po interesohem për botën tënde. Jam duke u përshtatur unë kaq i madh botës së vogël që ti ke, që ke ti. Ajo është e nevojshme për atë fëmijë. Ai ishte i mërzitur se kishte, i kishte ngordhur bilbili. Atëherë çfarë do të themi neve? A ngordhi bilbili? Po mirë, s'ka gjë. Ai nuk e kupton këtë formë. Ne i përshtatemi, do të formësohemi në botës e tyre dhe ata do të na kuptojnë neve dhe do të ndjejnë një lloj dhembshurie, një lloj afërimiteti, një njerëzillëku, një lloj humanizmi dhe me kalimin e kohës pastaj ne do të, s'ka problem, se ka dhe bilbilat të tjerë. Nuk ka problem se ka dhe zogj të tjerë. Nuk ka problem se ka dhe lojëra të tjera. Allahu xheleshanuhu do të sjellë një bilbil tjetër e kështu me radhë.

Need another transcript?

Paste any YouTube URL to get a clean transcript in seconds.

Get a Transcript