Thumbnail for 07. Psikologjia e edukimit - Edukimi i fëmijëve në moshën 10 - 14 vjeçare - Mustafa Tërniqi by PeaceTV Albanian

07. Psikologjia e edukimit - Edukimi i fëmijëve në moshën 10 - 14 vjeçare - Mustafa Tërniqi

PeaceTV Albanian

36m 28s6,044 words~31 min read
YouTube auto captions
Transcript source

YouTube auto captions

This transcript was extracted from YouTube's auto-generated caption track. The transcript below is server-rendered so it can be read, searched, cited, and shared without opening the original YouTube player.

Timestamped outline
Pull quotes
[0:20]Ritakohemi përsëri në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit.
[0:20]Do të flasim ditën e sotme mbi fazën e tretë të edukimit të fëmijëve në islam, që përfshin moshën nga 10 deri në 14 vjeç.
[0:20]E si gjithmonë, për të na njohur më tepër, të ftuar në studio kemi Haxhi Mustafa Terniqin.
[0:20]Atëherë hoxhë deri tani kemi studiuar fazën e parë e cila ishte nga zero deri në moshën shtatë vjeçare, të dytën nga shtatë deri në 10 vjeç dhe sot do flasim mbi fazën e tretë nga 10 deri në 14 vjeç.
Use this transcript
Related transcript hubs

[0:20]Shikues të nderuar, selam alejkum. Ritakohemi përsëri në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit. Do të flasim ditën e sotme mbi fazën e tretë të edukimit të fëmijëve në islam, që përfshin moshën nga 10 deri në 14 vjeç. E si gjithmonë, për të na njohur më tepër, të ftuar në studio kemi Haxhi Mustafa Terniqin. Haxhi selam alejkum, mirë se erdhët. Alejkum selam rahmetullah, mirë se ju gjetëm. Atëherë hoxhë deri tani kemi studiuar fazën e parë e cila ishte nga zero deri në moshën shtatë vjeçare, të dytën nga shtatë deri në 10 vjeç dhe sot do flasim mbi fazën e tretë nga 10 deri në 14 vjeç. Pse kemi një ndarje të tillë nga 10 deri në 14 dhe jo më tepër? Bismilahhirrahmanirrahim, alhamdulilah salatu selam ala resulilah. Të gjitha falenderimet janë vetëm për Allahun xhele xhelaluhu. Salavatit i dërgojmë pejgamberit Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për familjen e ndershme të profetit, për shokët e tij besnik dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. Ëh, kemi përmendur realisht që fazat janë, etapat janë të të përcaktuara, jo thjesht ne nga ana jonë sepse ashtu duam, por Allahu i madhërishëm, argumente të ndryshme, kemi përmendur hadithin e pejgamberit alejhi selatu selam i cili thotë:

[1:42]Urdhërojeni fëmijët tuaj ta falin namazin kur ata kanë mbushur moshën shtatë vjeçare. Pra urdhëri fillon në moshën shtatë shtatë vjeç. Po jo detyrimi, kemi thënë.

[1:56]Detyrimi fillon tani në moshën 10 vjeçare. Thotë: dhe mund t'i godisni ata, pra mund t'i detyroni dhe t'i impononi fëmijët në moshën, kur ata kanë mbushur moshën 10 vjeçare, që besoj se mund ta shpjegojmë edhe këtë çështjen domethënë. A ka dhunë në fe? A ka goditje? A ka atë që e quajnë populli dajak, e ke parë? Ëh, kjo është diçka që duhet të kuptohet, se nuk është, nuk merret me atë kuptimin që e marrin, e marrin shumë njerëz, është gabim me një fjalë të merret në atë lloj forme. Do ta shpjegojmë inshallah, me lejen e Allahut subhanehu ue teala. Pastaj, këtu fillon domethënë etapa që është ndryshe nga etapa urdhëri. Këtu tashmë kemi urdhërin, kemi dhe detyrimin apo imponimin. Tani, nga kjo etapë e deri në moshën 14 vjeçare, 13 apo 14 është mosha e pubertetit, pra nuk ka lidhje me shifra. Ka lidhje me pjekurinë biologjike, ai mund të, mund të shkojë, mund të kalojë në moshën e pubertetit dhe 12 vjeç. Mund të kalojë dhe 13 vjeç, mund të kalojë dhe 14 vjeç, ka të vonuar deri dhe në 15 vjeç.

[3:00]Pra nuk është çështje shifre këtu tani, është çështje e pubertetit, por është vendosur, është lënë diçka 14 vjeç aty, sepse është diçka domethënë që jemi të sigurt të paktën apo domethënë është diçka që vlen për të gjitha racat. Ka popuj, raca, në varësi të mënyrës se si jetojnë, të nxehtësisë ku jetojnë, vapës që kanë mund të piqen nga ana biologjike pak më shpejt. Në perëndim, sidomos në Evropën nordike, ndoshta mund të, mund të piqen pak më pak. Pra, shifra 14 nuk ka lidhje me shifrën si shifër, por ka lidhje me pubertetin. 10 deri në pubertet, pra 10 deri në 12, 10 deri në 13 ose 14 ose 15 dhe jo 18, 19, 20.

[3:41]Tani, pse është ky dallimi? Nga 10ta në pubertet dhe nga 10ta në 18 apo 20?

[3:52]Sepse pjekja biologjike ndryshon nga pjekja logjike apo pjekja ta quash me një fjalë mendore.

[4:08]Pra, zakonisht, njeriu piqet në atë që quhet pjekja biologjike, pra, puberteti, edhe pse akoma ai nuk është i shëndoshë mendërisht për të menaxhuar jetën e tij në formën, në formën më të mirë.

[4:30]Për shembull, ai vazhdon të jetë minoren, edhe pse është pjekur biologjikisht, por ligji nuk funksionon njësoj për këtë sikur personin që ka mbushur moshën 18 vjeçare.

[4:47]Që është, domethënë, përgjegjës për vetveten e tij, është përgjegjës ligjërisht për gabimet e tij, për fajet e tij, për ndoshta dhe fajet që mund të shkojnë në, në gjëra akoma, akoma më të mëdha. Prandaj dhe ka, patjetër është e domosdoshme ndarja nga 10 deri në pubertet, pastaj nga pubertet deri në moshën e pjekurisë mendore, jo se ju poq plotësisht në moshën 18 vjeç, 19, 20 vjeç. Jo, aty fillon pjekja e vërtetë mendore, madje Allahu i madhërishëm e ka bërë një ndarje të tillë vetë zoti në Kuran. Kur kur tregon, kur Allahu i madhërishëm nëpërmjet pejgamberit selam na tregon se njeriu e ka detyrë, e ka detyrë tashmë të fillojë adhurimin e vet, adhurimin e vet. Namazin, agjërimin e kështu me radhë, kur ka shkuar në moshën e pubertetit, kur ka arritur në moshën e pubertetit, por, thotë në aspektin e menaxhimit të pasurisë, nëse një jetimi, ai akoma nuk ka mbushur moshën e Rushdit, është përmendur, pjekuria e mendore tamam siç duhet, atëherë edhe pse mund të jetë, mund të jetë 13 vjeç, 12 vjeç, atij nuk i jepet pasuria. Por, kur të diktohet, kur të merret vesh që ai, domethënë, është pjekur mendërisht dhe din ta menaxhojë jetën e vet, është përgjegjës për jetën e vet, di ta menaxhojë pasurinë që ka trashëguar nga prindërit e tij për shembull, atëherë thotë Allahu xhele xhelaluhu i jepeni pasurinë atyre. Kjo lloj ndarje e ka bërë vetë i madhi Allah xhele xhelaluhu në, në Kuranin famëlartë. Pak më parë hoxhë ju përmendët hadithin e pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili thonte që për këtë moshë duhet të detyrojmë ata fëmijët që të veprojnë diçka. Madje edhe duke i goditur ata. A nuk është pak e tepruar çështja e goditjes? Shiko pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk thotë goditini, nuk thotë rrahini. Dhe kjo është mënyra e vetme. Jo, urdhërojeni, mësojeni ata të mësojnë namazin. Aspekti i goditjes që është përmendur në hadith, nuk duhet të kuptohet rrahje. Atë që e quajnë populli dajak, nuk duhet të kuptohen këto, sepse nuk është ashtu faktikisht qoftë nga jeta e pejgamberit salallahu alejhi ue selem, qoftë nga hadithet që kanë ardhur domethënë të ndryshme dhe mësimet, dhe mësimet fetare. Por, natyrshëm lind pyetja. Po mirë, nuk po dalim te rrahja. Po dalim te goditja. Po pse duhet goditja? Atëherë natyra e goditjes thuaj dhe kjo duhet të sqaruar, se është shumë shumë e rëndësishme. Goditja natyrës nuk është goditje domethënë dëmtuese, nuk është goditje lënduese, nuk është goditje që e bën atë të, të, të humb dinjitetin e tij, goditje. Jo. Goditja në formë qortimi them. Jo, jo, goditja, prekje me dorë, po prekje me dorë ta quajsh me një fjalë, shiko, bëje pra tashti, për shembull, e godit pak. Kjo është thjesht për të tërhequr vëmendjen e vet. Sepse ka hadithe të posaçme kur ka përmendur pejgamberin salallahu alejhi ue selem për brenda familjes. Ky nëse arrin çështja deri aty sa mund të prekesh dikë, dikë me dorë, thotë: nuk bëhet fjalë që ti ta lëndosh. Nuk bëhet fjalë që ti ta dëmtosh, nuk bëhet fjalë që ti t'i hakërrehesh në atë formë sikur të jetë armik, nuk bëhet fjalë që ti të armiqësohesh me të, tamam si me qenë, si me qenë një luftë. Gabim që bëhet nga shumë familje sot. Qofshin praktikantë prej muslimanëve apo qofshin prej jo muslimanëve apo qofshin prej jo shqiptarëve e kështu me radhë. Pra s'po flasim për këtë temë. Ka ardhur në transmetime të tjera, ka ardhur në mënyra të tjera se si funksionon kjo çështje brenda anëtarëve të familjes. Pra i pari i shtëpisë që është domethënë është babait, ta quash domethënë, për fëmijën e vet, ai merr këtë lloj mase që nuk ka lidhje me lëndimin dhe mundimin. Është shumë e rëndësishme për t'u, për t'u kuptuar kjo pjesë, por dikush mund të pyesë, por sot ne jetojmë në një jetë të lirë, në një jetë demokratike, në një jetë domethënë që, ëh, në një jetë zhvillimi, në një jetë përparimi, nuk është më e nevojshme. Kemi Evropën nordike. Evropa nordike sot nëse të shikon duke e prekur fëmijën, ai ta merr fëmijën. Ta largon prej teje sepse ti nuk je një prind i aftë për të rritur dhe formuar në, me, me normat dhe edukatën e vërtetë të një fëmije. Po kush i përcakton këto norma? Edhe pse nuk e ka pjesë e tjetër e Evropës, për ka dhe vetëm Evropa nordike. Pra nuk është njësia matëse, nuk është pika e referencës kjo. Çështja është këtu tani, ti mund të pyesësh faktikisht me të drejtë. Po mirë, goditja sado e lehtë qoftë, qoftë dhe thjesht një, një, një tërheqje vëmendje. Përse duhet të jetë? Atëherë mund t'japim shembull që të kuptohet. Do të bëj një pyetje parimore, logjikisht. Nëse kemi një kope, me qengja dhe dele. Një qengj del nga kopeja dhe ti don ta futësh në kope. Qengji nuk e kupton për momentin. Don të humb rrugën, nga frika se mos e ha ujku. Çfarë do të bësh me atë qengj? Do ta marrësh dhe do ta vendosësh aty. Kjo është goditja që quhet. Nuk je duke lënduar edhe pse domethënë i është, për momentin është jashtë dëshirës së vet. Ëh, qengji nuk është duke kuptuar që dëshira e tij është gabim. Dëshira e tij duhet të jetë këtu në, në kope, në familjen, në familjen e vet. Këtu tashmë kemi dhe diçka tjetër. Në periudhën jo moderne po post moderne, në periudhën që sot po jetojmë, kemi një, një princip filozofik të ri me, me njeriun e ri sot. Në periudhën post moderne që ka ardhur, që çdo njeri ka të drejtë. Nuk ka më një të vërtetë absolute. Nuk ka një të, të, të drejtë absolute. 1000 persona të gjithë kanë të drejtë, në rregull. Meqë paskan të gjithë të drejtë, atëherë domethënë e drejta ime fetare që e ka cunguar. E drejta që ma ka dhënë Zoti im që më krijoi qenka cunguar. E gjithë kjo është që ne mos njohim të drejtën që na dha zoti, por të njohim të drejtën që përcakton njeriu. Dhe ajo e drejtë që përcakton njeriu në periudhën jo moderne që ka kaluar, por jemi në periudhën tani post moderne, duhet të kuptojmë që e vërteta nuk është më absolute. Janë disa të vërteta, janë disa të drejta, çdo njeri ka të drejtën e vet, në rregull. Po ligji pse ekziston? Unë jam i detyruar të eci brenda një kopeje, brenda një paketi ligjore. Ashtu sikurse është i detyruar qengji të jetojë brenda vathës së vet dhe brenda kopës së vet. Ashtu dhe në perceptimin fetar, fëmija nuk mund të dalë me dëshirën e vet të gabojë në atë lloj formash që ai do të humb besimin e tij. Ai do të humb, pra këtu nuk po flitet për dhunë, nuk po flitet për dëmtime, nuk po flitet për gjymtime. Këtu po flitet për një të drejtë që fëmija për moshën që ka nuk e kupton dhe ne jemi duke mësuar atë. Edhe mësimi realisht nuk bëhet as me të prekur me fare. Çështja e prekur e të prekurit është maksimumi që mund të bëjë një njeri. Përndryshe ne pejgamberi i kemi model pejgamberit salallahu alejhi ue selem që në jetën e vet nuk ka prekur njëri me dorë. Pse e bëre këtë, edhe pse nuk e bëre këtë? Do të, më falni nëse ka mundësi, do të jap një shembull tjetër. Këtu kemi një rrugë ku kalojnë automobila, kalojnë makinat. Këtu kemi trotuar aty ka trotuar. Ë, prindi, nëna ose babai qoftë, është duke ecur me fëmijën e vet prej dore. Fëmija don të shkopusë rrugën. Ti përse, me çfarë të drejte e shtrëngon dorën e fëmijës? Me çfarë të drejte? Fëmija fillon të qajë se e shtrëngove. Por nuk të thotë dikush prej kalimtarëve që, përse e shtrëngon fëmijën aq shumë, sepse e dinë që rreziku aty është më i madh. Apo jo? E para. Kjo është ajo goditja që është përmendur në hadith, e para. E dyta, e lëmë këtë çështje. Për momentin prindi hutua duke parë dyqanin. Fëmija shkëputet nga dora, don të shkopusë rrugën dhe del në rrugë. Është duke ardhur një makinë me shpejtësi. Ti nga frika tani dhe paniku shkon menjëherë, e merr fëmijën sidomos nëse është në një situatë vërtetë e rrezikshme, e merr dhe e tërheq me forcë dhe më në fund makina kaloi por nuk aksidenti domethënë e evituam, nuk kishim problem me aksidentin. Por pas kësaj ngjarje vërejmë që në dorën e fëmijës ka disa shenja dhune. Ka disa shenja prekje, ka disa shenja goditje që e ka kapur në këtë, në këtë lloj forme. Më thuaj një prej kalimtarëve që do të thotë, përse e kape me forcë fëmijën? Askush, të gjithë do të thonë, shyqyr që e shpëtosh. Shyqyr që nuk e shtypi makina, shyqyr që nuk e u aksidentua me makinën. Pse vjen kjo lloj forme? Shikoje. Atëherë në perceptimin fetar, zjarri i xhehenemit është akoma më e keqe. Zjarri i xhehenemit është akoma më e frikshme se aksidenti i një fëmije në rrugë. Dhe ne kur i themi këtij fëmije, fale namazin dhe mund t'i themi qetësisht dhe lehtë me një fjalë, shiko, fale namazin, ku je? Pse hutohesh? Kjo është goditja që është përmendur në hadith. Nuk është përmendur në hadith, kape me gjuhë dhe thyj brinjët, edhe thyj duart. Absolutisht. Kjo është qëllimi. Përderisa vetë pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk ka prekur njerëz me dorë kur i ka, kur, kur, kur u ka folur dhe i ka urdhëruar për, për, për diçka. Ka njerëz që nuk e kuptojnë këtë perceptimi. Në ditën e gjykimit, unë jam në xhenet dhe fëmija im, fëmija im, është në zjarrin e xhehenemit duke vuajtur, vetëm vetëm, sepse unë nuk e tërhoqa dot në rrugën e vërtetë. Ç ai, ata persona që në nuk, nuk e kuptojnë ditën e gjykimit, kanë të drejtë me thanë, pse je duke e detyruar? Jo, jam duke e detyruar sepse unë do të futem në xhenet bashkë me fëmijën tim. Jam duke e detyruar sepse nuk e duroj dot xhehenemin, zjarrin e xhehenemit, as unë dhe as fëmija ime, as unë dhe as familja ime. Allahu në Kuran thotë: Shpëtoni vetveten tuaj dhe familjen tuaj nga zjarri i xhehenemit. Ato gjëra lidhen bashkë. Prandaj dhe gjithmonë kur të gjykojmë një person, nuk mund ta gjykojmë derisa të kuptojmë kulturën e tij, formimin e tij, mënyrën se si percepton. E, domethënë, shiko. Logjikisht, nëse jemi besimtarë, nëse besojmë një Zot. Mendojmë se të drejtat njerëzore më mirë i vendos njeriu për njeriun apo zoti prej njeriun? Normal që zoti për njeriun, sepse Për atë që beson Zot, nuk ka, nuk ka zgjidhje tjetër. Për atë që nuk beson Zot, atëherë ne i themi, përse po më detyron për diçka që realisht unë po detyroj, pra ti po më detyron që unë mos të detyroj.

[15:11]Pra ti po më thua, mos e detyro fëmijën. Realisht ti po më detyron mua të mos detyroj fëmijën. Unë më mirë detyroj fëmijën tim sesa të më detyrosh ti mua. Por nuk ka në këtë botë sepse kjo botë është me limite. Ligji ekziston, ligji është kufi, ligji është limit. Detyrimi është limit e kështu me radhë. Atëherë çfarë ndodh? Ti je përgjegjës për të mbikqyrur mua që kujdes mos i sjell dëme familjes time, mos i sjell dëme njerëzve të tjerë, mos i jem njeri i dhunshëm. Këtu jemi dakord sepse dhunën e ndalon vetë Islami. Dhënën e ndalon vetë, vetë feja islame. Më fal ndoshta u zgjata, mund të kenë kaluar shumë minuta, por është shumë e rëndësishme për të perceptuar, për të kuptuar këtë çështje. A, nëse ti don të jetosh një jetë laike, një jetë ateiste, një jetë mosbesimi, nuk e lidh me zotin, nuk e lidh me atë që të krijoi, nuk e lidh me atë që të furnizojë, nuk e lidh me atë që të rregulloi, dhe don të më detyrosh mua të mos detyroj, atëherë realisht nuk ka kuptim më detyrimi yt ndaj detyrimi tim. Nuk ka, është, është e pag, është e, është kontradiktore, ndërkohë që unë nuk jam duke bërë dhunë. A mund të ndalemi në ndonjë shembull profetik në qoftë se ka mbi edukimin dhe... Patjetër, kemi, kemi shembuj profetik, kemi disa shembuj. Allahu të shpërbleftë se bëre një pyetje që shiko ne teorikisht shpjeguam diçka që praktikisht, a kemi diçka domethënë që e ndihmon këtë që po flasim? Që islami nuk ka lidhje me dhunën dhe goditja që është përmendur në hadith nuk ka lidhje me lëndimin dhe as me mundimin. A kemi shembuj profetik? Kemi. Do të ndalemi tek një shembull. Që të jemi korrekt edhe me kohën faktikisht. Ë, kemi hadithin e Buhariut, ku tregohet se Ibn Abbasi, se ai ishte i vogël, domethënë, po mbushur moshën e pubertetit. Ëh, Ibn Abbasi fle një ditë, fle domethënë don të kalojë natën te, tek tezja e vet, te tezja e vet Mejmune. Edhe pejgamberi salallahu alejhi ue selem çohet natën për t'u falur. Edhe pyet, a ka fjetur djaloshi? Domethënë, a ka fjetur gjumë? Pritii pejgamberi salallahu alejhi ue selem të flinte gjumë që ky të çohej të falet, të falte namazin e natës duke mos shqetësuar fëmijën. Ashtu siç mund t'i bëjmë neve sot gabim që, do të falni namaz unë, çohu dhe ti prej gjumi, fale dhe ti namazin. Ky është problem. Jo, priti, a fjeti fëmija? Po fjeti. Atëherë u çu të falte namazin e natës, por problemi s'ishte ky. Ai bënte sikur flinte. Ai ruanhte kur të çohej pejgamberi salallahu alejhi ue selem për t'u falur dhe ai do të falet. Si duket, ky fëmijë ishte ndërgjegjësuar që përveç namazeve të tjera, unë jam i gatshëm të fal dhe namaz nate, me dëshirën e vet pa imponuar. Me dëshirën e vet pa e detyruar. Por çfarë ndodhi tani? Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u mori abdes dhe u lidh në namaz për të fal namazin e natës. Ibn Abbasi çohet, lidhet dhe ai tashmë në namaz për të fal namaz me pejgamberin salallahu alejhi ue selem, por ngjitet bashkë me të në krahun e majtë. Dhe ne e dimë shumë mirë që Safi kur të fillojë do të fillojë nga e djathta dhe jo nga e majta. Pra ky bëri një gabim në namaz. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk i bërtiti, por e mori siç ishte këtu, e mori me dorë dhe e nxori në krahun tjetër, e vendos në krahun e djathtë edhe vazhdoi namazin e vet. Ky është imponimi. Nuk ka lidhje me mundimin, nuk ka lidhje me lëndimin dhe nuk ka lidhje me dhunën dhe ai vazhdoi namazin. As që i bërtiti, edhe mbasi mbaroi namazi. Pra ai vetë donte të falte me dëshirën e vet, pa imponuar, me dëshirën e vet, pa e detyruar. Por çfarë ndodhi tani?

[19:04]Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk e shtrëngoi, as nuk i gjujti, as nuk e goditi, as nuk i bërtiti. Kjo është jeta e pejgamberit salallahu alejhi ue selem që nuk mund të kuptohen hadithet profetike ashtu sikurse don ky, apo ashtu sikurse don ai tjetri. Përkundrazi, këto janë çështje domethënë që vetë feja islame na ka mësuar që dhuna është e papranueshme në këtë fe. Hoxhë, ne në Shqipëri përdorim një shprehje që themi, dajaku ka dalë nga xheneti, a është i vërtetë ky shprehje dhe si duhet kuptuar? Jo vallahi billahi tallahi, dajaku s'ka dalë nga xheneti. Nuk ka lidhje. Kjo është pjesë e injorancës. Muslimanët shqiptarë, shqiptarët në përgjithësi kur thonë, dajaku ka dalë nga xheneti, do të thotë që dajaku është i vyer, dajaku bën punë, dajaku sjell dobi, sepse është diçka domethënë e mirë. E justifikueshme, e arsyeshëm dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

[20:59]Do të thotë, si si ta përkufizojmë neve që është diçka e mirë, e justifikueshme, e arsyeueshme dhe nuk ka asnjë lloj problemi, ka dalë nga xheneti. Është pjesë e fesë, mos e vrit mendjen. Rrifi fëmijët. Jo. Ne e dhamë shembull nga pejgamberi alejhi, është perceptim i gabuar. Është perceptim krejtësisht i gabuar, nuk ka lidhje fare xheneti me dajakun. Xheneti është vendi i paqes që fitohet nëpërmjet paqes. Xheneti është vendi i rehatisë që fitohet nga rehatia. Xheneti është vendi i mirësive të Allahut xhele xhelaluhu që fitohet jo nga dhuna, dhuna dënohet. Dhuna dënohet. Dhuna ka masa, dhuna ka masa ndëshkimore. Islami nuk ka dhunë. Islami ka paqe. Islami ka ruajtje dinjiteti. Islami ka ruajtje e, e, domethënë e personalitetit të njeriut sidomos kur është i vogël që ai është duke, është duke u formuar. Hoxhë do të ndalemi për një pauzë të shkurtër. Shikues të nderuar, takohemi në pjesën e dytë të emisionit.

[22:06]Shikues të nderuar jemi rikthyer në pjesën e dytë të emisionit. Në pjesën e parë hoxha na dha disa shembuj profetikë për sjelljen në raport me fëmijët. Hoxhë do të doja të ndalemi tek pak tek problemet që ka kjo fazë e edukimit të fëmijëve sepse është një fazë e cila është delikate le të themi edhe fëmijët janë në proces formimi siç edhe ju thamë. A ka, cilat janë disa prej problemeve dhe rreziqeve që i kanosen edukimit të fëmijëve në këtë fazë? Probleme ka shumë. Nëse do merremi vetëm me probleme, atëherë sidomos në këtë moshë, do jemi, do fillojmë domethënë të kemi pesë, gjashtë, 10 emisione vetëm me problemet. Unë do përqëndrohem vetëm në dy probleme. Nëse përmend problemet, vetëm në dy probleme. Po, po arritëm të kuptojmë këto dy probleme, do arrijmë të menaxhojmë problemet e tjera. Problemi i parë, fëmija 10, 11, 12 vjeç, akoma s'ka shkuar në pubertet dhe është duke shkuar në pubertet, ai shikon tek vetvetja e vet ndryshime biologjike. Ndryshime, nuk është më si më parë, shenjat në trup, mënyra e të folurit, zëri i tij, mënyra e komunikimit, gjithçka ndryshon domethënë në, në qenien e tij. Atëherë çfarë ndodh? Ai do ta përjetojë tani, këtë gjendje të ndryshimit të tij biologjik, në raport komunikimi me njerëzit e tjerë, duke, domethënë, duke menduar tash pak më ndryshe. Ai nuk janë më njësoj, nuk jam më fëmijë, ai e kupton vetveten aty. Por edhe tek, edhe tek personat e tjerë, ai tani don të shfaq personalitetin. Ai do të shfaq domethënë dinjitetin, ai do të shfaq një lloj, një lloj pamje, një lloj panorame, një lloj burrërie, një lloj faze e të rriturit tani, por që realisht nuk përkon akoma me moshën e vet. Pse? Sepse thamë pjekuria mendore është një proces që vazhdon akoma më tej. Nëse pjekuria biologjike po kryhet ose u krye, prit se kemi pjekurinë mendore që është proces që zgjat deri në moshën 40 vjeç. Dhe për rrjedhojë, ky është problemi i parë. Fëmijët fillojnë të nxitohen. Filloojnë të dalin nga guackave të vetes së tyre. Dhe ai do të përballet tashmë me një realitet që akoma nuk e ka kuptuar, nuk e ka kuptuar mirë se çfarë është ky realitet i vërtetë që ky po del tashmë në, në këtë jetë dhe po përballet me këtë jetën. Këtu tani fillon problemi tjetër. Është problemi ynë që nuk e kuptojmë fëmijën kur ai është në fazat që po dikton në vetveten e tij ndryshimet biologjike. Dhe është një fazë delikate ku fillon adoleshenca dhe pjesa e adoleshencës është ajo që thashë pak më parë, ai patjetër do të nxitohet. Por me çfarë do të nxitohet? Do të nxitohet për të gjetur shoqërinë, pa marrë parasysh shoqëria është e mirë apo e keqe.

[25:01]Do të nxitohet për të vepruar veprime pa marrë parasysh kanë pasoja ose jo. Do të nxitohet për të bërë veprime që, a do, në fjalë nuk e, nuk e kupton, a kanë përfundim të mirë ose jo. Ai do të nxitohet të bëjë veprime të të rriturve, sepse tani ai e shikon veten të rritur dhe don të qëndrojë të rritur dhe nuk është duke kuptuar që pjekuria mendore është një proces që vazhdon. Prit se je akoma, je akoma i vogël. Atëherë çfarë ndodh? Nëse ne nuk e kapim çështjen, nuk arrijmë të kuptojmë gjendjen e këtij ndryshimi biologjik të tij, atëherë do të kemi pasoja për veprimet e tij që është normale që ky fëmijë të gabojë. Dhe tani gabimet e tij fëmijë që shkoi në moshën e pubertetit, nuk janë më gabime të thjeshta, ato janë faje të mirëfillta. Dhe fajet e mirëfillta, fillojnë ato sjellin probleme konkrete në jetë. Pra dy rreziqet kryesore. Vetë fëmija do të përballet tani me një realitet tjetër dhe ne do të përballemi ose me thojmë në është problem kryesor, problem i madh nëse ne nuk kuptojmë fazën, këtë fazë delikate dhe botën e këtij fëmije. Që do të thotë, do të qëndrojmë më afër, do ta kuptojmë këtë botë dhe të gjejmë format dhe mënyrat e, e menaxhimit. Nëse arritëm deri këtu, atëherë çdo lloj problemi që do të vijë, se patjetër ky fëmijë do gabojë. Është, është, është natyra e tij dhe mosha e tij dhe faza dhe etapa e tillë që ai patjetër do të gabojë. Mirëpo problemi nuk është te gabimi, problemi është te menaxhimi i gabimit. Momenti që ne nuk e dimë ose nuk dimë të menaxhojmë, ato probleme do të shtohen, do të zmadhohen dhe derisa mund të shkojë domethënë çështja të heqja dorë. Shumë prej prindërve sot thotë, kam heq dorë nga ky fëmijë, nuk kam se çfarë t'i bëj më, do të thotë që ky s'e ka kuptuar atë fëmijën, nuk e ka kuptuar, se po ta kuptonte vjen, vjen zgjidhja vetë, zgjidhja është aty. Nuk e kuptojmë, do të thotë nuk ka zgjidhje. Hoxhë atëherë si të ballafaqohemi me fëmijët kur ata bëjnë gabime apo të themi faje, sepse në këtë moshë fillon edhe gabimi të bëhet më i, të rëndohet le të themi. Shiko, unë mendoj që ta quajmë gabim dhe jo faj, për të vetmen arsye se jemi në etapën nga 10 deri në pubertet. Kjo është mosha më, më, më kryesore. Pastaj, pasi është kryer mosha e pubertetit, ndodhi pjekuria vërtetë biologjike. Këtu mund të themi se si do, si do menaxhojmë fajet e tij. Pra është një etapë tjetër që ndoshta mund të flasim në rradhët që do të vijnë. Më mirë është të qëndrojmë te gabimi, kjo është shumë, shumë e rëndësishme për ta ndarë si etapë. Atëherë si, si ta menaxhojmë këto gabime që fëmijët bëjnë në këtë fazë? Ëh, ne, ne e përmendëm, nëse mban mend, e përmendëm që fëmija patjetër duhet të, jo duhet, patjetër do gabojë. Dhe patjetër që pastaj do fsheh gabimin. Dhe folëm, pse njeriu e fsheh gabimin ose fëmija e fsheh gabimin. Nëse ne nuk dimë ta menaxhojmë, fëmija çfarë do bëjë? Do gabojë.

[28:00]Do fsheh gabimin. Pastaj ky gabim do ta bëjë ves, do ta bëjë zakon. Dhe ky zakon pastaj me veset negative nuk quhet më gabim, po quhet faj. Kur kalon në faj, zmadhohet gabimi, zmadhohet faji dhe zmadhohet pastaj dhe ky është problemi më kryesor, zmadhohen ose me thojmë dalin hapësira të reja që fëmija don të gjejë zgjidhje që mos të shkojë problemi tek babai. Mos shkojë problemi tek mësuesi, mos shkojë problemi tek drejtori, mos shkojë problemi tek përgjegjësi, mos shkojë problemi tek edukatori, mos shkojë problemi pra më lart. Ai çfarë ndodh tani? Ai do e mbulojë gabimin, do të gënjejë dhe nëse ne nuk e menaxhojmë situatën siç duhet, ai do rritet me këto vese. Dhe çfarë duhet të ndodhë? Ne nuk duhet ta përjashtojmë nga shoqëria, nuk duhet ta keqmenaxhojmë situatën, nuk duhet t'i bërtasim aq shumë për gabimet e tij.

[28:58]Duhet ta mbajmë afër, ta mbajmë afër, të gjejë afrimitet për të vetmen arsye se, nëse ky fëmijë do mësohet me afrimitet, gabimin që do të bëjë do ta ketë turp nëse do shfaqet dhe nuk do ketë frikë. Ka dallim ndërgjegjja, ka dallim frika. Pra, ka dallim turpi, ka dallim frika. Nëse njeriu ka turp, do të thotë me kalimin e kohës ai vetë do do të kurrojë vetveten e vet. A nëse ka, ai domethënë e mbulon gabimin nga frika dhe jo nga turpi, çfarë do të ndodhë? Ai në momentin që është rehat, nuk ka se kush ta shikojë, nuk ka se kush ta mbikqyrë, nuk ka se kush ta t'i flasë, nuk ka se kush ta ndëshkojë, e plot e plot gjëra të tilla, atëherë ai do ta zmadhojë çështjen. Por ky zmadhimi i gabimit, do të shkojë deri aty sa do të zmadhohet ose do të rritet dhe mosha e tij. Dhe kur të rritet mosha e tij, do të vijë një kohë që ai nuk e ka më problem përballjen me ty. Do shkojë 16, 17. Çfarë do t'i bësh? Do ziesh me djalin? Do ziesh me vajzën? Do grindesh me ta? Do t'i godasësh? Nuk, nuk e godet dot. Nuk mund të bësh më atë që bëjnë sot gabimin që i mësojnë fëmijët duke i goditur qysh kur janë të vegjël dhe pastaj dorëzohen kur ata të mëdhenj. Fëmija nuk duhet të goditur fare. Fëmija nuk duhet goditur. Është gabim. A, shumë prej nesh, pra shumë prej shqiptarëve, a kemi goditur apo jo fëmijët? Kjo është gabim realisht. Duhet ta pranojmë këtë lloj gabimi. Çfarë ndodh tani? Ai mbush moshën 16 vjeçare dhe 17, 18, 20. Ai është burrë. Ai është ndoshta është më i gjatë sesa ti tani. Është më i fortë fizikisht sesa ty. Ai ecën më shpejt sesa ty. Ai domethënë i bën veprimet më shpejt, më shpejt sesa ty. Çfarë do ndodh? Problemi është se ne nuk i menaxhuam situatën, nuk menaxhuam problemet, duke i ndërgjegjësuar këta fëmijë dhe për rrjedhojë pas saj, dajaku ka një limit. Goditjet, rrahjet kanë disa kufi, pastaj ku do shkosh më? Ai do largohet prej teje. Do largohet. Ose nëse do qëndrojë pranë teje, do qëndrojë pranë atyre interesave të përbashkëta që na lidhin ne me fëmijët. Pastaj ai do bëjë çfarë don ai dhe s'do me ditë fare as për babën dhe as për nënën dhe as për familjen, as për vëllain dhe as për motrën. Çështja është e thjeshtë. Ne duhet të menaxhojmë situatën duke mbajtur, e bëri këtë gabim, nuk ka problem. Shiko, mos e bën më herë tjetër se nuk bën. E merr, e merr afër. Dhe nëse e bën një gabim të dytë, më trego. Më trego që ne të gjendemi pranë ta rregullojmë bashkë. U thye diçka. Hajde ta rregullojmë bashkë. Humbi diçka. Hajde ta gjejmë bashkë. U bë një problem me një fjalë, hajde ta zgjidhim bashkë. Çfarë ndodh sot? E bëre këtë problemin, e humb diçka. Do ta gjesh patjetër, përndryshe të griva, të bëra, të lloj lloj problemash. E theve këtë me një fjalë, shko bleje shpejt, shko njëjte shko rregulloje. Jo. Hajde ta bëjmë bashkarisht. Ai duhet të gjejë vetveten në familje. Ai nuk duhet të humb afrimitetin që nëse i ka munguar kur ishte i vogël, ai shumë shpejt do të largohet tani. Nëse ke afruar sa ka qenë i vogël, ruaj afrimitetin që ai të ruajë ndërgjegjësimin. Dhe me kalimin e kohës pastaj, njerëz të tillë, fëmijë të tillë janë ata të cilët e bëjnë një gabim, dy gabime, tre gabime, kur shkojnë në situatën e vështirë që nuk përballohen dot më me këto gabime, ai vetë do të vijë tek ty dhe do të thotë, o babai im, o nëna ime, kam bërë një gabim. Si t'ia bëj? Si ta bëj? Ky është fëmija i ndërgjegjshëm i cili e lidh çështjen me turpin. Fëmija që nuk ka, nuk e lidh me turpin dhe ndërgjegjen, e lidh me frikën, ai nuk don me ditë më çfarë është prindi dhe çfarë është. Është ai fëmijë tipi i të cilit është si puna asaj shprehjes që thotë që pema, pemës i jepet forma që kur është e vogël, domethënë është edukuar në atë aspekt në mënyrë. Ai rritet vetëm, nuk ka nevojë. Po hoxhë si duhet të veprojmë atëherë me fëmijët e kësaj moshe për t'i mbajtur në punë të mira dhe moral sa më të pranueshëm, sa më të mirë? Shiko, tashmë është fillimi i adoleshencës. Në fillimet e adoleshencës thamë neve kur njeriu fillon dhe shikon ato ndryshimet biologjike në trupin e vet, po bëhet fjalë akoma pa shkuar maksimalisht në moshën e pubertetit, 13, 14 për shembull. Atëherë, këtu duhet të kemi kujdes më shumë se kurrë. Që këtë fëmijë ta mbajmë afër, por me çfarë? Ta mbajmë afër duke net kot, ta mbajmë afër, jo. Ta mbajmë afër duke ndërgjegjësuar nëpërmjet punëve të dobishme. Unë jap një sadaka, e mësoj dhe fëmijën duke dhënë sadaka. Unë bëj një punë që në, në, në, në interes të familjes apo dhe të shoqërisë, e marr me vete fëmijën që edhe ai të mësojë. Ai është duke u formuar tani me virtytin e ndërgjegjësimit, me virtytin e, e dobi prurjes, me virtytin e të qenit i dobishëm në shoqëri. Dhe njeriu pastaj, ky fëmijë do të njihet në shoqërinë e vet si i tillë dhe njerëzit e rritur, moshatarët dhe moshatarët e vet, atë domethënë, do ta kërkojnë, do ta kërkojnë që ky t'u shërbejë atyre për diçka që ai është i aftë. Në momentin që e kërkuan për diçka që ai është i aftë, do të thotë që e kanë vlerësuar atë. Dhe në momentin që e kanë vlerësuar, ai gjen vetveten aty, është formuar me këtë lloj edukimi. Është shumë e rëndësishme. Në momentin që ne nuk e vlerësojmë, nuk e vlerësojmë, ne, për gjëra të mira, edhe nga këto gjëra të mira ai formohet, edukohet. Do ta vlerësojnë të tjerët për gjëra negative, për vese negative dhe pa dashje ose me dashje, do të instalohen tek ky fëmijë veset negative. Kjo është shumë e thjeshtë. Pra unë po flas nga ana parimore, nuk do flas nga teknikat. Nëse do flasim për teknikat, merre, çoje fëmijën në qendrat e rehabilitimit. Çoje domethënë në qendrat sociale, ai të kuptojë realitetin e jetës, të kuptojë domethënë rëndësinë e familjes, të kuptojë se ç'është jeta, të kuptojë se ç'është ekonomia, të kuptojë se ç'është varfëria, të kuptojë se ç'është problemi. Si t'i menaxhojmë përbashkët domethënë në formë të përbashkët problemin, si të mblidhemi të gjithë bashkë në një familje dhe të diskutojmë me njëri-tjetrin. Dhe mbi të gjitha ajo që thashë pak më parë, vlerësimi.

[35:05]Ne duhet ta vlerësojmë atë për aftësitë që ai ka. Në momentin që ne nuk e aftësojmë për të qenit i dobishëm, për dobitë që mund t'u sjell njerëzve të tjerë, do ta vlerësojnë shokët e vet për veset e liga që do të bëjnë. Është mosha që ai pret vlerësime, sidomos kur mbushet mosha e pubertetit që do të flasim kur nga puberteti e më sipër, që edhe kjo është moshë tepër delikate, pra adoleshenca e mirëfilltë. Çfarë ndodh? Në momentin që nuk e vlerësojmë ne për gjëra të mira dhe nga këto gjëra të mira ai formohet dhe edukohet, do ta vlerësojnë të tjerët për gjëra negative, për vese negative dhe pa dashje ose me dashje, do të instalohen tek ky fëmijë veset negative. Kjo është shumë e thjeshtë. Pra unë po flas nga ana parimore, nuk do flas nga teknikat. Nëse do flasim për teknikat, merre, çoje fëmijën në qendrat e rehabilitimit, çoje domethënë në qendrat sociale. Ai të kuptojë realitetin e jetës, të kuptojë domethënë rëndësinë e familjes, të kuptojë se ç'është jeta, të kuptojë se ç'është ekonomia, të kuptojë se ç'është varfëria, të kuptojë se ç'është problemi. Si t'i menaxhojmë përbashkët domethënë në formë të përbashkët problemin, si të mblidhemi të gjithë bashkë në një familje dhe të diskutojmë me njëri-tjetrin. Dhe mbi të gjitha ajo që thashë pak më parë, vlerësimi. Ne duhet ta vlerësojmë dhe nëse ai nuk e ka bërë 100% një punë të mirë, nuk ka problem. Vlerësoje. Më mirë vlerësoje ti për një punë të mirë edhe pse nuk e ka realizuar, realizuar plotësisht sesa ta vlerësojë një shoku i vet për një ves negativ që do ta mësojë ai. Patjetër. Hoxhë, do të doja që të vazhdonim edhe më tej emisionin, por kemi arritur në limitet e kohës, do të duhet ta ndërpresim këtu. Shumë faleminderit për të gjitha shpjegimet që na dha. Faleminderit, Allahu ju nderoftë! Shikues të nderuar, kemi arritur në fund të emisionit. Faleminderit që na ndoqët, deri në puntatën e radhës, mirupafshim.

Need another transcript?

Paste any YouTube URL to get a clean transcript in seconds.

Get a Transcript