[0:20]Shikues të nderuar selam alejkum. Rikthehemi përsëri në puntatën e radhës të ciklit të emisioneve psikologjia e edukimit. Sot do të ndalemi në fazën e fundit të edukimit që përfshin moshën 18 deri në sipër, sa Zoti t'i ketë dhënë yumër çdo njeriu për të jetuar në këtë jetë të kësaj dynjaje. Është një fazë shumë e rëndësishme pasi secili nga ne futet direkt në jetë dhe përballet me sfidat dhe problematikat e jetës. Për na mësuar më tepër si gjithmonë në studio kemi të ftuar hoxh Mustafa Tërniqin. Hoxh selam alejkum, mirë se erdhët në studio. Alejkum selam. Mirë se ju gjetëm. Hoxh, kjo fazë është tepër e rëndësishme sepse është faza ku njerëzit futen në jetë, çdo person futet pak a shumë le të themi në jetë direkt dhe ka problemet e veta si çdo fazë. Por a mund të na thoni disa prej dallimeve që ka kjo fazë me fazën paraardhëse që ishte moshë që përfshinte moshën nga mosha e pubertetit deri në moshën 17-18 vjeçare? Cilat janë diferencat dhe dallimet? Bismilah. Falenderimet janë vetëm për Allahun xhelexhelaluhu. Salat ja dërgojmë pejgamberit Muhamedit alejhi selam, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për familjen e ndershme të profetit, për shokët e tij besnik dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. përpara se të kaloj në përgjigje, nëse më lejon, një domethënë, një rregullim të vogël. Ju thatë që tani jemi në fazën e fundit të edukimit. jemi në fazën e domethënë e fundit të edukimit në në ato faza që ka përcaktuar sheriat. Kurse fazat më të tejme ka akoma faza e edukimit. Për shembull, ne jemi në fillimin e adoleshencës. Kemi mbarimin e adoleshencës. Pastaj kemi burrërinë. Pastaj kemi fazat përtej burrërisë e kështu me radhë. Të gjitha janë faza. Edhe këtu ka edukim, edhe këtu ka orientim, edhe këtu ka udhëzim. Mirëpo, ato faza që janë folur drejtpërdrejt nga foshnjë deri në shtatë vjeç, nga shtatë deri në 10, nga 10 deri në pubertet, nga pubertet deri në 18, pastaj 18 e sipër. Janë fazat që janë domethënë ne arrijmë t'i përfitojmë drejtpërdrejt nga argumente fetare, kurse më tej, e kemi të nevojshme për interpretimet të ndryshme në domethënë në rrugë të tjera, në rrugë të dytësore për me që të përfitojmë diçka konkrete. Edhe unë për këtë pjesë e kisha për rastet e sheriatit, domethënë për fazat që na ka përcaktuar sheriati islamik. Tamam. Atëherë, le të kalojmë domethënë në tek përgjigja. Dallimi mes fazës nga puberteti deri në në 18 vjeç, 17-18 vjeç, pastaj nga 18 e më tej. Ka dallim. Ka dallim të madh sepse neve kemi thënë për fazën e pubertetit, do ta trajtojmë fëmijën si shok tashmë dhe jo si një njeri të vogël, si një fëmijë të vogël, por shok, në të njëjtën kohë do të jemi mësues dhe edukues për të. Kurse tani nga 18 apo 17, 18 e më lart, bëhet fjalë për moshën e pjekjes, e pjekurisë mendore, e e zgjuarsisë e kështu me radhë që reflekton në në veprime konkrete, në jetën e tij.
[3:37]Dhe këtë fazë na ka përcaktuar vetë ai i madhi Zot në Kuranin Kërim, ku thotë, kur ju arrini të kuptoni atë fazën e Rushdit që ne përmendëm në emisionin e kaluar, pra një maturim në mendjen e tyre, një mendje të shëndoshë. Kur ata mund të menaxhojnë tani pasurinë, e ka fjalën për jetimet, atëherë dorëzojeni pasurinë këtyre jetimëve. Nuk thotë Allahu xhele xhelaluhu, jepi jetimit kur të bëhet mosha e pubertetit. pubertetin mund të bëhet edhe 11 vjeç ai, edhe 12 vjeç, por nuk di të menaxhojë. Kurse në moshën 17-18 vjeçare dhe këtu nuk është diçka fikse, por diçka e përafërt. Pra, 17, 18, 19 e kështu me radhë vjeç, bëhet njeriu domethënë i matur në veprime, pra më i matur në veprimet e veta dhe ky është fillimi i pjekurisë së vërtetë mendore. Atëherë është një fazë më vete që ne përfitojmë nga ajeti Kuranor, i cili na përmendi Allahu xhelexhelaluhu. Pra, në moshën e pubertetit, nëse ne fëmijën e kemi trajtuar si shok tashmë, por jemi në të njëjtën kohë edukues dhe mësues për të, atëherë në moshën 18 e sipër, 17-18 e më lart, do ta kemi shok dhe ortak. A do jemi më mësues dhe edukues, më shumë do të jesh këshillues sesa edukues. Edukimi vazhdoi, ai që ishte. do të thuash pse nuk ka më edukim? Ka edukim, por e vjen edukimi në formën e e këshillave tashmë. Pra, moshën 17-18 vjeçare, mbaron dhe cikli i shkollës së mesme. Pra, cikli arsimor që ky tash do të përballet ose ky thuhet kur mbaron moshën kur mbaron shkollën e mesme, fëmija ka dalur në jetë. Mund të vazhdojë fakultetin ose ndoshta nuk mund të vazhdojë. Ai është i aftë për të menaxhuar jetën e tij. A nëse vazhdon fakultetin e më tej, atëherë është akoma më e mirë për të, jemi dakord, por të paktën ai do të ketë shkollën e mesme. Shkolla e mesme është formimi më i mirë që i jepet një personi nga ana mësimore arsimore. Pikërisht për këtë flet Allahu i madhëriçëm në Kuran. Nuk ja jep pasurinë jetimit kur ai është në moshën 7 vjeç, 10 vjeç. Por ja jep kur ka mbaruar shkollën e mesme se është pjekur tani, është i matur dhe i zgjuar dhe arrin të kontrollojë vetveten e tij. Pra, nëse në moshën e pubertetit ne kishim shok, por ishim edukues dhe mësues në të njëjtën kohë, tani e kemi shok dhe ortak në të njëjtën kohë, pa lënë mënjanë dhe këshillat e ndryshme. Kjo është nga një anë, nga ana tjetër, nëse në moshën e pubertetit ne nuk i besonim, nuk ua besonim punët e mëdha, për shembull drejtpërdrejt atyre, por i bënim bashkë. Tani nuk i bëjmë më punët bashkë, por ke të drejtë apo ke besim që t'ua besosh punët t'i veprojë.
[7:13]Ky është dallimi kryesor, domethënë. Dallimi kryesor, kurse në moshën 18-vjeçare e lart, ne i kërkojmë llogari sikur të ishin burra, sepse tani i kemi ortakë atë. Nuk i kemi kemi shok dhe ortak në të njëjtën, në të njëjtën kohë. Nëse do t'i përmbahemi këtyre pikave që përmenda dhe të jemi të qartë në këto pika, ne do të menaxhojmë punë sado të vështira duken fasada në pamjen e parë, pasha Zotin do të do të do të menaxhojmë punë vërtet madhështore.
[7:44]Këto janë gjëra delikate, të vogla. Nëse nuk jemi të qartë, të qartë në këto pika, atëherë do të kemi tepër të vështirë fillimisht për të menaxhuar punët kryesore, punët parimore që neve patjetër do të përballemi me to. Por do të kemi dhe problemin tjetër pastaj, si do të menaxhojmë problemin kur të na vijë? Pra, për momentin nuk kemi problem. Ne do të menaxhojmë realitetin, do të menaxhojmë punët, do të menaxhojmë sfidat. Por këto sfida kur menaxhohen gabim, zmadhohen problemet, shtohen problemet, dhe për rrjedhojë pastaj do të kemi domethënë ngarkesë psiqike.
[8:21]Do të kemi domethënë problem më vete se si të zgjidhim problemin, edhe problemi trashet, problemi zmadhohet, problemi shtohet dhe në vend që të edukojmë, ne ç'edukojmë.
[8:34]Në në në në në vend që të bëjmë ne shbëjmë, në vend që të formojmë, ne çformojmë, në vend që të arrijmë në një synim, ne kemi një hap pas. Kemi një hap pas dhe i kemi bërë fëmijët tashmë që mos të jenë burra, por fëmijë të cilët do të jetojnë në një botë, në botën e e fëmijërisë së tyre, të vonuar, sepse ne nuk ditëm të menaxhojmë. Ne kemi plot raste, mund të jetë një njeri shumë, domethënë një njeri 30 vjeç dhe sillet sikur të ishte 12 vjeç. Sepse formimi i këtij njeriu është bërë gabim nga familjarët, familjarët e vet dhe ka sjellë probleme që janë të parikuperueshme ose tepër të vështirë për t'u për t'u rikuperuar. Atëherë hoxh, përmendëm që kemi arritur në fazën që mund t'i besojmë punë fëmijëve. Domethënë mund t'i quajmë fëmijë sepse për prindërin fëmija gjithmonë edhe nëse është i madh, fëmijë do të mbetet. A mund t'i besojmë punë të rëndësishme, punë që ka një karakter shumë të rëndësishëm? Patjetër që mund t'i besojmë. E megjithatë edhe në moshën 18 vjeçare nuk janë të gjithë fëmijët njësoj. Për shembull, ne e dimë shumë mirë nga bëmë atë dallimin nga puberteti e në moshën 18 vjeç. Të dy pubertete janë këto. Faza pjekuria biologjike është tjetër, pjekuria mendore është tjetër. Fillimet e adoleshencës është tjetër dhe kur ky fillon të piqet me adoleshencën e vet, është tjetër. 19, 20, 21 vjeç e kështu me radhë ndryshon.
[10:06]Dhe trajtimi ligjor ndryshon. Një faj, një gabim, një një diçka, një problem të madh që mund të sjellë një 12, 13, 14 vjeçar, nuk trajtohet ligjërisht njëjtë me një person 18 vjeçar. Pra, edhe vetë ligji nga eksperienca e jetës, jo vetëm nga eksperienca fetare që ka qenë më përpara, por edhe tashmë, me fjalë nga eksperiencat, nga studimet, studimet e të ndryshme në në botë, të studiuesve nga më të ndryshëm, qoftë në perëndim sidomos, por edhe në lindje, ne e dimë shumë mirë që trajtimi ligjor ndryshon. Ose është trajtimi tjetër që është minoren apo nuk është minoren. Edhe këtu mund ta kap ligji, ka ato masat ndëshkimore, ka gjëra të ndryshme, por ndryshe nga një 18 vjeçar, 19, 20 vjeçar, që trajtimi ligjor është krejtësisht ndryshe pastaj, në raport me atë që ishte më përpara, me me me fazën para paraardhëse. Nga ana tjetër tash, patjetër që ne, patjetër që ne, duhet t'i t'u besojmë këtyre fëmijëve punë edhe të mëdha. Historia ka vërtetuar që në këtë moshë kanë pas, kemi pas, kemi pasur plot raste, jo vetëm te muslimanët, por dhe jo te dhe te jo muslimanët që kanë vepruar punë të mëdha. Mirëpo ka diçka këtu të rëndësishme për t'u përmendur. Si mund të dallojmë ne tani te fëmijët, se ky është i aftë të përballojë sfida të mëdha, që do të thotë se mund të bëjë punë të mëdha, dhe mund të arrijë qëllime të mëdha dhe tepër të larta. Nga një bashkëmoshatar, nga një ka rezultate të larta nga një bashkëmoshatar, edhe ky 18 vjeç tashmë, por nuk arrin dot rezultatet e këtij. Gjëja e parë është treguesi i harxhimit, menaxhimit, dhe shpërdorimit të pasurisë. Përderisa vetë Allahu i madhëriçëm na e tregoi këtë fazë, fazën e dhënies së pasurisë së jetimit, sepse është pasuria e vet që e ka lënë prindërit apo e fituar në formë, në një formë tjetër nga format e ndryshme. Është në fazën tani e pjekurisë mendore. Tani edhe pse ju dha kjo pasuri, atij përsëri do të shikohet mënyra e menaxhimit. Nëse një person ka, ta zëmë për shembull, 100.000$. Qoftë jetim ose jo. Nëse shikojmë që ky harxhon për vetveten e tij, harxhon për nevojat që ky ka dhe një pjesë të mirë të pasurisë, ky e lë mënjanë që ta ruajë për punë të ndryshme me të cilat ky do të përballet më vonë, do të thotë që ky di të menaxhojë. A nëse i dhamë atij personit ta zëmë 10.000 euro, 50.000 euro, 100.000 euro, është pasuria e tij. Një 18 vjeçar mund të bëjë çka det ligjërisht me me me pasurinë me pasurinë e vet. Por shikojmë që brenda muajit ky harxhoi 80.000 euro. Ky harxhoi, ky shpërdoron, ky shpenzon e kështu me radhë. Janë problemet që mendoj se mund të kemi emisione në vazhdim për problemet. Në të gjitha këto etapa pastaj, se ne jemi ne po ndalemi vetëm te etapa tani, por meqë pyetet për punën e punëve, a mund t'u besojmë punë të mëdha?
[13:39]Si indikator kjo shërben? Po tamam, u ndala këtu sepse është diçka që na ka treguar vetë i madhi Zot në në Kuranin famëlartë. A nëse ai arrin të menaxhojë mirë pasurinë e vet, do të thotë që ai njeh pasurinë. Ai njeh vetveten, ai njeh realitetin, ai njeh vlerën e gjërave. Dhe për rrjedhojë ai njeh vlerat e punëve dhe arrin të kuptojë dhe përfundimin e atyre punëve. A është e mirë apo jo, pastaj e ka caktuar i madhi Zot, do të kemi sukses përfundimtar ose jo. Kjo është një çështje tjetër që lidhet me të ardhmen, por çfarë besojmë ne te vetvetja jonë? Çfarë arrijmë të kuptojmë ne nga vetvetja jonë? Arrijmë ta analizojmë vetveten me resurset që kemi, me hapësirat që kemi, me mundësitë që kemi? A mund t'ia dalim ose jo? Një 18 vjeçar mund ta kuptojë në vetveten e tij. Por dhe ti si prind për fëmijën tënd që është 18 vjeç, 19 vjeç, 17, 18, 19 e kështu me radhë, ta kuptosh në mënyrën e menaxhimit të vetvetes së vet. A është njeri që e shtrëngon dorën tepër apo është një njeri që e liron dorën tepër. Është një person që tregohet koprac, apo njeri që të bëhet shpërdorues. Të gjithë, të gjitha këto janë tregues shumë i mirë për të kuptuar që a e meriton ky njeri, ky fëmijë tashmë, fëmijë siç e përmendët dhe ju, pra, fëmijë ai do të jetë për ne fëmijë, edhe kur të jetë 30 vjeç, edhe 40 vjeç, është fëmijë i prindit të vet. Derisa prindi është akoma më i madh në moshë, i thyer 70, 80 vjeç, për shembull, ai vazhdon të jetë fëmijë. Dhe është një person që i bën punët vetë, tregues tjetër, i bën punët vetë, apo konsultohet me të tjerët. Ne kemi rastin e pejgamberit salallahu alejhi selam, i cili thotë, kemi rastin e pejgamberit salallahu alejhi selam, për të cilin Allahu i madhëriçëm në Kuran thotë, Usha. konsultohu me ta o Muhamed, në cilën moshë? 50 vjeç e më tej. Pra, në moshën 40 vjeçare i erdhi shpallja e pejgamberit salallahu alejhi selam. Në jetën e Medinës, ai i kishte mbushur tashmë moshën 50 vjeçare dhe Allahu i madhëriçëm i thotë, e urdhëron, urdhër të drejtpërdrejtë. O Muhamed, konsultohu me ta, konsultohu me sahabët, konsultohu me shokët e tu. Dhe nuk thotë konsultohu me familjarët e tu. Nëse shikojmë një 18 vjeçar, që ai nuk nxitohet të veprojë punë, por konsultohet me familjen, por dhe me shoqërinë, por dhe me mësuesit e tij, dije se ky është një njeri që ka aftësi të bëjë vërtet punë të mëdha. Është kapacitet më vete që mund të arrijë synime të mëdha, pra, janë tregues të ndryshëm. Pasuria, punë, mënyrën se si i menaxhon punët, çështja e konsulencës e plot e plot gjëra të tjera. Hoxh, a mund të na jepni disa shembuj profetikë nga jeta e profetit në lidhje me dhënien e punëve dhe detyrave të rëndësishme? Po, ne faktikisht e përmendëm, me sa më mbaj mend në emisionin e kaluar, përse pejgamberi salallahu alejhi selam asnjëherë nuk i ka folur keq, nuk i ka bërtitur Enesit. Enesit radiallahu anhu, i cili ishte në fazat e pubertetit. Pra, sapo mbushej në fazë, nuk kemi diçka një variant apo një version që na tregon saktësisht, por ose ishte përpara se të bëhet kalonte, më mirë të shkonte në moshën e pubertetit ose sapo ishte futur në moshën e pubertetit. Thotë Enesi radiallahu anhu, nuk më ka bërtitur asnjëherë, nuk më ka folur asnjëherë. Përse e bëre këtë, apo pse nuk e bëre këtë, edhe pse unë u harroja thotë duke luajtur me shokët. U harrova kjo është dhe një, një, një anë tjetër psikologjike, që ndoshta s'e kemi përmendur, që është gabim fatal që fëmijët t'i mbajmë të veçuar nga moshatarët e vet. Ka nevojë të luajë edhe ai, por brenda edukimit, brenda suazave, brenda kufijve, brenda limiteve që lidhen me etikën, me rregullat, me normat, me normat e vërteta. Kurse, përsa i përket shembujve profetikë tani, kemi rastin e Usama Ibn Zejdit. Që pejgamberi salallahu alejhi selam nuk ja besoi ushtrinë islame në kohën e vet kur ishte domethënë nga fundi i periudhës profetike. Pejgamberi salallahu alejhi selam nuk e besoi Abdullah ibn Abasin, që ishte akoma më i vogël, apo Abdullah ibn Umerit, që ishte akoma më i vogël. I besoi Usama Ibn Zejdit që kishte mbushur moshën 18 vjeçare. Komandant ushtrie e kundërshtuan disa të pranishëm apo disa nga banorët e Medinës, pejgamberit alejhi selam duke i thënë, ja Resulallah, o i dërguar i Allahut, ai është një njeri i vogël në moshë. Kur ka të tjerë më të mëdhenj. Kur ka të mëdhenj ishte Ebu Bekri. Ai është njeri i varfër. Pra, nuk është rritur në formë fisnike dhe duke duke ditur që nuk është rritur në një familje fisnike, në një familje të pasur, atëherë i bie që ky është Kam menduar që. E, kam menduar që nuk është mësuar me me komandën, nuk është mësuar me udhëheqjen, me udhëheqjen. E janë këto, me fjalë, këto lloj. Dhe pejgamberi salallahu alejhi selam, çfarë i tha? Përkundrazi. Ai është djali i Zejdit. Edhe Usama i ngjan thotë babait të vet, që edhe pse rrit nga një familje e varfër, por është një familje që është, domethënë ka kapacitetete për të udhëhequr. Dhe nuk e ndryshoi, e la Usamën komandant ushtrie. Këtu tani këmbëngulja e pejgamberit salallahu alejhi selam, ndërkohë që ajeti i thotë, o Muhamed, konsultohu me ta. Pejgamberi selam u konsultu. Disa e kundërshtuan, jo çdo konsult duhet të marrë mirëqenë. Ne kemi detyrë të konsultohemi, por ai nuk kemi detyrë të marrim çdo lloj, çdo lloj konsulte, sepse konsultat ndryshojnë nga një person në një person tjetër. Në rastin konkret, përse pejgamberi salallahu alejhi selam këmbënguli që të ishte Usama, për shumë gjëra. Urtësi që janë të panumërta. Për shembull, duhet të krijoni besim dhe te të rinjtë. Ajo është mosha më e mirë tani. Këta të rinj, nëse nuk i jep punë të mëdha, këta do të vazhdojnë të kalojnë në atë botën e imagjinatave të tyre. Do të vazhdojnë ta ta ta trajtojnë jetën e tyre, ta menaxhojnë moshën e tyre të mirëfilltë, tepër të mirë tani, sikur të ishin 11, 12 vjeç. Bota e ëndrrave dhe bota e imagjinatave. Japunini këtyre njerëzve punë konkrete, nëse ata e menaxhojnë, pra kanë aftësi. Dhe kanë treguar tregues konkret të mirëfilltë që mundet t'i menaxhojnë këto lloj punësh dhe pejgamberi salallahu alejhi selam këmbënguli, duhet ai të jetë komandant. Nga ana tjetër, duhet të mësohen ata që janë të mëdhenj në moshë, që të jenë në komandën dhe atyre që janë më të rinj në moshë, nëse këta e meritojnë. Pra, urtësi të tjera tashmë që kalojnë nga kufiri i Usama Ibn Zejdit, një, një 18 vjeçari, por në kufijtë e të të të tjerëve. Nga ana tjetër, çështja e barazisë. Nuk duhet të jetë udhëheqës vetëm një person që ka pasuri, por dhe një person i cili nuk ka pasuri, dhe nuk është pasuria treguesi final apo treguesi kryesor që mund të jesh ose jo udhëheqës, princ, mbret, sulltan, kryeministër, president e kështu me radhë. Jo. Mund të jesh një person i cili ti arrin të menaxhosh, je i aftë, jep rezultate të mira, ke sukses, ke mbarëvajtje, ke fituar besueshmërinë e besueshmërinë e njerëzve dhe mbi të gjitha je besnik dhe i sinqertë. Për rrjedhojë kanë kanë kanë pasur mundësinë të marrin aftësitë, ndryshe nga njerëz të tjerë që nuk kanë qenë aq të aftë, sepse kanë pasur mësues jo sikur vetë pejgamberi salallahu alejhi selam. Kemi rastin e Muhamed ibn Kasim e Thekafij, në periudhën e Perandorisë Omajade. Pra, mbasi kishin mbaruar periudha e katër halifeve të drejtë, Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit dhe Aliut radiallahu anhu, Aliut që pejgamberi i ka besuar punë të mëdha, edhe pse ishte i ri në moshë, në moshë të re. Tani rastin mas vdekjes së katër halifeve të drejtë, katër halifeve të mëdhenj, katër halifeve të suksesshëm, katër halifeve të devotshëm, katër halifeve të besnik dhe të sinqertë. Dalim tani në një etapë, në etapën e perandorive tani. Nuk jemi në etapën e e halifatit, siç kur ishte Ebu Bekri. Halifët ishin dhe këta.
[21:51]Por ishin halifë të formatit të të të të perandorive të ndryshme, ku shikojmë tani në skenë të dalin persona të tjerë që nuk është kusht të jenë prej sahabëve. Pikërisht në këtë kohë kemi rastin konkret të Muhamed ibn El Kasim Thekafij, i cili në moshën 17 vjeçare arrin të të çlirojë vendet e Sindit. Vendet e Sindit në atë kohë janë afër, me fjalë, afërsisht këto vende ku sot janë, ku janë përhapur muslimanët shumë në pjesën e Indisë. Pakistani, Kashmiri, brenda Indisë së sotme, të gjithë këto vende me kalimin e kohës, janë përhapur pikërisht nga gjatë kësaj periudhe të studimit të këtij, ku komandanti suprem i ushtrisë së muslimanëve ishte një 17 vjeçar. Është shumë e thjeshtë për të për të kuptuar. Pra, nuk ishte sahabi. Dhe nuk ishte person që lidhet drejtpërdrejt me mësimet nga vetë pejgamberi salallahu alejhi selam, por ishte një person, unë jo, jo pa shkak e e e e solla këtë shembull. Një person që mund të formohesh, mund të edukohesh, mund të marrësh domethënë atë formimin më të mirë nga porositë e pejgamberit salallahu alejhi selam, edhe pse profeti salallahu alejhi selam kishte vdekur. Nuk është as moshë, as 17 vjeçare ajo që e bën diferencën, dallimin domethënë, sepse rezultati. Ja ku kemi, e kemi rezultatin. Kemi një rezultat tjetër shumë kohë më pas. Perandori, mas perandorie, derisa shkon në perandorinë Osmane. Një person 20 e sa vjeçar, Muhamed Fatuhu, që çliroi perandorinë më të madhe të asaj kohe, Perandorinë Bizantine. Në vitin 1453, Sulltan Fatuhu futet çlirimtar në, e kalon muret, me fjalë, në qytetin e Kostandinopojës, apo Kostandinopojës, që më vonë ai e quajti menjëherë, mbas u fut, e quajti Stamboll. Stambull. Dhe 20 e sa vjeç ishte. 20 e sa vjeçarët e sotëm luajnë PlayStation akoma. 20 e sa vjeçarët e sotëm rrinë ulur në një karrige, në një divan apo në një kolltuk aty dhe janë duke u lumturuar dhe duke u ngazëlluar në botën e ëndrrave dhe imagjinatave të tyre. Akoma s'kanë filluar s'kanë filluar diçka konkrete. Më mirë është ai person që pasi e lindi, e zhvilloi një ide të vetme. Dhe u lodh aq shumë për ta realizuar idenë e tij, sesa një person i cili është duke u lumturuar në 20 ëndrra brenda imagjinatave. Është ulur aty dhe i ka bërë të gjitha. Ai është bërë filozof, ai është bërë president, ai është bërë kryeministër, ai është bërë pasha, ai është bërë komandant suprem, ai është bërë kolonel, ai është bërë admiral, ai është bërë gjeneral. Ai ka bërë çdo gjitha. Dhe në fund fare i vjen dikush dhe thotë, o njeri, ku je? O, zgjohet. O, isha në ëndërr, isha në imagjinatë, jo në gjumë, ëndrra. Me fjalë ëndrra, domethënë brenda realitetit fizik kur je zgjuar, je ulur. Kjo është ajo që neve po e përjetojmë realisht sot me fëmijët tanë. Bota e imagjinatave dhe bota e ëndrrave është zhvilluar aq shumë sa ai do të vë në jetë, do të realizojë në jetë filmat që ka parë, dokumentarët që ka parë dhe jo parimet, dhe jo principet, dhe jo bazat, dhe jo porositë e pejgamberit salallahu alejhi selam, apo njerëzve të shquar, apo atyre njerëzve që kanë kaluar më përpara.
[25:15]Kjo nuk është vetëm për muslimanët, edhe për jo muslimanët në perëndim, për shembull, është kjo pjesa e ëndrrave dhe e imagjinatave që ka pasur burra të mëdhenj, në kombe dhe në vende të ndryshme, që kanë, domethënë e kanë, e kanë, i kanë harxhuar dhe kanë sakrifikuar të gjitha energjitë dhe jetën e tyre. Që brezave të mëvonshëm t'u japin diçka konkrete, sesi mund të ndërtohet jeta, sesi mund të përballohesh me jetën. Mund të përballohesh me jetën, sesi mund të menaxhosh problemet e jetës, sesi mund të menaxhosh sfidat e ndryshme. Dhe ai don tash ti ta ta ta t'i zgjidhë të gjitha problemet e veta nëpërmjet filmave, apo imagjinatave që ka përfituar nga filmat, apo dhe vetë imagjinatës njerëzore, kur nuk ke se çfarë të bësh dhe fillon të prodhon imagjinata të ndryshme. Jo, këto janë shembuj konkret pa u zgjatur domethënë që realiteti i jetës është tjetër, filmi është tjetër. Mbetet një virtualitet. Mbetet një vepër letrare e një e një imagjinuesi letrar që mund të shkojë në majat, në skajet e imagjinatës letrare, është një botë krejtësisht tjetër. Dhe bota e realitetit kur njeriu don të hajë, don të pijë, don të vishet, don të menaxhojë, don të bëjë diçka, don të realizojë diçka sipas parametrave bashkëkohorë kur ne po jetojmë, është krejt një botë tjetër. Hoxh, ishte tepër interesante ajo sa po shpjeguat. është shumë koherente në ditët e sotme, por koha nuk na lejon, duhet të shkëputemi për një pauzë të shkurtër për t'u kthyer në pjesën e dytë. Të nderuar shikues, për pak sekonda rikthehemi në pjesën e dytë të emisionit.
[27:01]Shikues të nderuar, jemi rikthyer në pjesën e dytë të këtij emisioni. Në pjesën e parë hoxha na shpjegoi shembuj profetikë dhe por jo vetëm, edhe shembuj nga perandori të ndryshme që kanë kaluar nëpër botë. Hoxh, tani a mund të na përmendni disa gjëra pasi në këtë fazë fëmijët përveç se janë shokë, janë edhe ortakë, dhe ne mund t'i besojmë edhe punë të mëdhaja. Por në qoftë se ne do të vepronim të kundërt, cilat janë problemet që mund të hasnin me këta fëmijë? Ne e përmendëm në në në në emisionin e kaluar, e përmendëm çështjen e aktivizimit të fëmijëve në moshën e pubertetit. Dhe thamë, nëse ne sot nuk do të nuk do t'u qëndrojmë fëmijëve tanë 12, 13, 14, 15 vjet nuk do t'u qëndrojmë pranë, nuk do t'u gjendemi pranë, nuk do t'i neglizhojmë, do t'i anashkalojmë, atëherë shumë shpejt te te këta fëmijë do të instalohen vese nga persona të tjerë, sepse është një boshllëk që do ta mbush ai. Persona të tjerë do të instalojnë te këta njerëz, te këta fëmijë, domethënë vese negative që neve nuk do të na vijë mirë për ato lloj vesesh dhe nuk, nuk do të na pëlqejnë aspak. Duke parë domethënë mënyrën se si funksionon fëmija jonë. Dhe japin probleme më vonë. Çfarë ndodh tani? Këtu fillojnë sfidat. Nëse në moshën 14 vjeçare ai bënte disa gabime.
[28:34]Nëse vazhdojmë të neglizhojmë akoma, në moshën 18 vjeçare ai nuk ka më gabim dhe faj, por ai ka krim. Kalon, e zmadhohet. Gabimi, faji, problemi zmadhohet derisa të bëjë krim. Ai bën krim me veten fillimisht, pastaj krime të tjerat. Është ashtu sikur i shikojmë sot që aq e vështirë qenka për vetë botën, në përgjithësi, sidomos për botën perëndimore, të mbajnë fëmijët e tyre. Afër që mos të shkojnë të drogohen, mos të shkojnë të degjenerohen, mos të shkojnë të degjenen në ato veprime që vërtet pastaj, vetë prindi dorëzohet. Dhe dorëzohet në atë lloj forme sa, do t'i qëndrojë pranë fëmijëve brenda gabimeve të tyre. Brenda krimeve të tyre. Ka dhe plot prindër të tjerë që e ndihmojnë fëmijën në krimet e tyre, sepse nuk kanë se çfarë të bëjnë më. Është gjaku im thotë, s'kam çfarë t'i bëj më, do ta mbroj unë atë. Është mizori, është padrejtësi. Nëse ai fëmijë bëri një padrejtësi nga keqformimi i tij. Ai nuk ishte edukata e duhur, nuk ishte etika e duhur, nuk ishte domethënë ato ato principet dhe dhe bazat kryesore, parimet kryesore të të të të mirësjelljes, të menaxhimit e kështu me radhë, dhe çfarë ndodh? Kjo s'do të thotë që ne ta shtojmë zullumin tani duke ndihmuar, duke ndihmuar atë. Pra, aktivizimi i fëmijëve me gjëra konkrete. Për shembull, kemi fëmijë, të cilët për nga natyra janë, janë hiperaktivë. Vetëm duan të lëvizin, vetëm duan të luajnë. Ne i themi në gjuhën popullore, këta janë fëmijë të prapë. Nuk është mirë t'i themi, janë fëmijë të prapë. Jemi mund të themi që janë fëmijë të lëvizshëm, por lëvizjet e tepërta. Ky është një fëmijë shumë aktiv, mund të themi hiperaktiv, madje, atëherë le ta aktivizojmë në punë të mira. Sepse këto punë të mira për nga natyra e këtij njeriu, e e këtij fëmije, me kalimin e kohës, ky do të do të, do t'i ketë resurse për të ardhmen e vet. Për shembull, e çojmë tek në sportet e ndryshme. E çojmë në aktivitete të ndryshme. E çojmë për shembull, në aktivitete arsimore shkollore, jashtë, jashtë konjkturave të shkollës ose, ose mund të themi, jashtë programit, programit mësimor, diçka shtesë. Që ta kalojë kohën brenda disa normave të lejuara domethënë. Brenda disa normave, brenda një disipline. Ka një fillim dhe ka një mbarim. Fillimi i një synimi mbaron në sukses dhe ky sukses kthehet në resurs për jetën e ardhme, për vizionin e ardhmes, për jetën që do të vijë më pas. Ne neglizhojmë me këtë fëmijë, atëherë patjetër që do të përballemi me krimet e këtij fëmije. Ne neglizhojmë me këta fëmijë, patjetër që do të përballemi me problemet që do të na sjellin këta fëmijë. Vetë këta fëmijë do të jenë ata të cilët do të kërkojnë distancimin nga prindërit. Do të kërkojnë distancimin nga prindërit. Do t'i jap disa shembuj, për shembull në botën perëndimore. Në Italinë tonë të afërm, por edhe në vendet e tjera. Për shembull, a është e udhës? A është normale që njeriu të vdesë dhe djali i tij apo vajza e e këtyre prindërve të jap, domethënë të kërkojë nga komuna që të merren ata me ceremoninë mortore, për ta përcjellë në varrin e tyre.
[32:09]Dhe ky fëmijë nuk di një gjë. Fëmija nuk ka lidhje më me prindin. Fëmija nuk ka lidhje, nuk ka më asnjë lloj raporti me, normal, nuk janë të gjithë kështu. Ka dhe familje të shëndosha, për shembull, por në përgjithësi është, është krijuar një lloj distance. Do të thonë që është krijuar një distancë më përpara në që në moshat e fillimit të edukimit. Sepse në periudhën jo moderne. Tani jemi në periudhën post moderne, kemi arritur në një rrezik tjetër të madh. Rreziku është, në periudhën post moderne të gjithë kanë të drejtë. Nuk ka më parime për të gjithë njerëzit, çdo njeri ka parimet e veta. Nuk ka një drejtësi për të gjithë njerëzit, çdo njeri ka të drejtën e vet. Ai që sjell dëme dhe ai që nuk sjell dëme. Ai që është, i dëmshëm që s'ka asnjë lloj dobie, edhe ky që është i dobishëm, të gjithë kanë të drejtë.
[33:30]Të gjithë janë të drejtë, të gjithë janë të vërtetë. Të gjitha janë pjesë e realitetit që s'është e nevojshme t'u flasësh, sepse ai domethënë atë që shikon, ndodh edhe në të vërtetën e tij. Po, ai është duke jetuar të vërtetën e vet. S'ke punë me atë ti. Sot për shembull, nëse ne e shikojmë një diçka të gabuar fetarisht, ose mund të themi një mëkat nga ana fetare, ai tjetri nuk e kupton kështu. Një perëndimor apo një europian këtë e kupton në pjesë të kulturës së vet. Dhe ti nuk ke se çfarë t'i thuash. Pjesë e personalitetit të vet. O, aty do të shkosh në një diskutim, do të shkosh në një debat, filozofik, logjik, psikologjik, që ta bësh atë të kuptojë që kjo nuk është e drejtë. Edhe pse ai e ka shumë të vështirë ta kuptojë që kjo, ky veprim është i ç'drejtë dhe jo dhe jo i drejtë. Pra, kemi arritur deri këtu. Çfarë kërkohet? Ne nuk mundemi dot kurrë të edukojmë fëmijët tanë në të gjitha etapat që përmendëm. Nëse nuk do t'i mbështesim mësimet hyjnore që na zbriti i madhi Zot nëpërmjet ajeteve Kuranore, dhe ato detaje që nuk janë përmendur në ajetet Kuranore nëpërmjet porosive të pejgamberit Muhamed salallahu alejhi selam, pra nëpërmjet trajtimit fetar. Feja e bën njeriun të arsyeshëm. E bën njeriun të njerëzishëm. Dikush mund të ankohet dhe të thotë, po shiko, kemi ekstremizma në fe. Kemi ekstremizma në trajtimet, në trajtimet fetare. Po, është e vërtetë.
[35:03]Ne nuk e, nuk domethënë, nuk është se e e mohojmë këtë. Por, ashtu sikur ka një keq edukim në procesin e edukimit të fëmijëve, ashtu dhe ka keqkuptim në shumë prej parimeve fetare. Njeriu gjithmonë mund të gabojë. Dhe ashtu sikur gabon në edukim, ashtu gabon dhe në keqkuptimin e fesë, ai e keqkupton fenë. Dhe për rrjedhojë tregohet i ashpër. Ndërkohë, po të shikosh parimet fetare, duke filluar nga ajetet Kuranore, i madhi Zot, Kuranin famëlartë, na tregon të jemi të paanshëm, na tregon të jemi diskutues. Na tregon të jemi domethënë konsultues, na tregon të jemi të debatues dhe jo duke vrarë, duke shtyrë njëri-tjetrin. Kur thotë La ilahe ilallah, nuk ka dhunë në fe. Kjo pjesa nuk ka dhunë në fe, mbaroi me kaq. Jo. Itfa bilhe, largojë të keqen në formën më të mirë, thotë Allahu subhanehu ue teala, në formën, në një trajtë të mirë. Nga ana tjetër, thotë Kul ja ehlel kitabe, ej ju i thotë të librit, i drejtohet muslimanëve, sesi duhet t'i trajtojnë të krishterët dhe hebrenjtë. Dhe do të thotë, me fjalë, thuanini atyre, afrohenini ata që të debatoni dhe të diskutoni, që të arrini nga analogjika në një pikë të vetme të përbashkët. Të mos adhurojmë tjetërkënd, përveç Allahut. Pra, ai që meriton adhurimin është vetëm Krijuesi. Dhe ne mendojmë që këta fëmijë në moshën 18 vjeçare do të veprojnë veprime të drejta.
[36:28]Nëse ne fillimisht nuk i kemi dhënë bazat e fesë, nëse ne fillimisht nuk i kemi qëndruar pranë atyre, nëse ne fillimisht nuk i kemi treguar tolerantë fillimisht në vetveten tonë përpara se ata të fillojnë të formojnë tolerancën e vet, nëse kemi qenë të ashpër me ta, të ashpër do të jenë dhe ata. Nëse kemi qenë e zullumqarë, zullumçarë do të jenë dhe ata. Nëse kemi qenë të padrejtë në gjykimet tona, të padrejtë do të jenë dhe ata. Nëse kemi qenë të nxituar në natyrën tonë, të nxituar do të jetojnë edhe ata. Nëse u kemi, domethënë, kemi shpërdoruar pasuritë, pasuritë e ndryshme, me një shpërdorim të të vërtetë, atëherë atë shpërdorues do të jetojnë edhe ata fëmijë.
[37:26]Më fal hoxh që po të ndërpres, por nëse ne po përballemi me këto probleme, nuk ka një zgjidhje për këta? Shikoje, patjetër ka zgjidhje. Ne thamë, e përmendëm, nuk e mbaj mend në këtë emision apo në emisionin e kaluar që Allahu xhelexhelaluhu, hadithin profetik e përmendëm, Allahu i madhëriçëm e pranon pendimin e robit. E pranon pendimin e robit, pa i ardhur shpirtin në fyt. S'ke vdekur akoma, je gjallë, ke mundësi të flasësh, ke mundësi të komunikosh, o Zot më fal, o Zot mëshiro. Çfarë do të thotë ky hadith? Do të thotë që ne do të punojmë pa reshtur, do të punojmë pa u lodhur, do të sakrifikojmë që t'i ndërgjegjësojmë këta njerëz. Dhe mënyra e ndërgjegjësimit nuk është ajo që shumë prej njerëzve mendojnë se është forca, është dajaku thonë shqiptarët, apo është dhuna. Jo. Allahu i madhëriçëm na ka treguar në Kuran debatet që do bëjmë me të krishterët dhe hebrenjtë, për çështjet fetare, që ne të kemi pikat e përbashkëta në mënyrën e të besuarit dhe të konsolidohet, domethënë, të konsolidohen njerëzit, edhe të jenë të gjithë, domethënë, në një vizion të përbashkët. Thotë debato, diskuto me ta. Kurse përsa i përket familjarëve tanë, fëmijëve tanë, meshkuj ose femra qofshin, patjetër që forma e diskutimit, patjetër që forma e e debatimit, të të formës më të mirë, është, është, është e detyrueshme dhe këtu fillon pastaj dhe ndërgjegjësimi. Po shiko, o biri im i thonte Nuhu djalit të vet. O biri im, o djalosh, bëje këtë, kujdes kështu, mos shko me jobesimtarët, sepse vjen dënimi i Zotit dhe kur të kapë dënimi i jobesimtarit do të kapë edhe ty, nuk e dëgjoj. Ose këshillat e Lukmanit drejtuar birit të vet. Këshillat e Lukmanit kanë natyrë tjetër, sepse Lukmani ishte duke këshilluar djalin e vet, duke këshilluar djalin e vet, i cili ishte besimtar. Kurse Nuhu alejhi selam po këshillonte djalin e vet, i cili kishte zgjedhur jetën e jobesimtarëve. Hajde futu në në anije. Pra, limiti dhe kufiri i pranimit të pendimit për ty o djali im, është që të hipësh në anije. Po hipën në anije do të thotë që je distancuar nga njerëzit e këqinj dhe për rrjedhojë ti do të meritosh mëshirën e Zotit dhe jo dënimin e Allahut xhelexhelaluhu. Domethënë, cila, cila ishte ajo gjë që e ndau bisedën apo bashkëbisedën e Nuhut me djalin e vet? Dallga. Erdhi përmbytja. Dhe dallgët e kësaj përmbytje e ndan komunikimin pra, mes Nuhut alejhi selam dhe djalit të vet. Çfarë tregon kjo? Kjo është një mësim Kuranor që neve na tregon se ne do t'u flasim njerëzve, do t'u flasim familjarëve, do t'u flasim farefisit dhe fëmijëve tanë deri në momentet e fundit, aq sa neve kemi mundësi.
[40:19]Erdhi dallga dhe na ndau, nuk kemi më mundësi, nuk kemi më mundësi komunikimi. Pra, le të sakrifikojmë gjithçka që kemi që fëmijët tanë të ndërgjegjësohen. Në fund fare nuk arritëm dot, të paktën me keqardhje ti e ke bërë detyrën tënde, edhe pse Zoti nuk e bëri kismet që ky njeri të meritonte diçka më të mirë, por meritoi sipas punëve që veproi, këto gjëra, këto gjëra të tjera. E lusim Allahun xhelexhelaluhu që të na bëjë njerëz vërtet, vërtet të mëshirshëm. Ta analizojmë siç duhet vetveten tonë, të jemi të dobishëm dhe mbi të gjitha të jemi psikolog të vetvetve tona, të familjarëve tonë, të realitetit tonë, për të menaxhuar situatat që vërtet janë, janë domethënë jemi duke u përballur me sfida vërtet, vërtet të mëdha. Vetëm Zoti nëse don, ai mund të na, mund të na i lehtësojë çështjet. Hoxh Allahu të shpërbleftë, sidomos edhe për këtë lutje në fund të këtij emisioni. Amin, edhe juve gjithashtu. Shikues të nderuar, kemi arritur në fund të emisionit edhe për ditën e sotme. Shumë faleminderit që na ndoqët. Deri në puntatën e radhës, mirupafshim.



