Thumbnail for null by null

13m 42s1,989 words~10 min read
Auto-Generated

[0:10]Shumë kohë më parë, jetonte një lodërpunues i vjetër i quajtur Gepeto. Ai krijonte lodra prej druri dhe i shiste. Të gjithë fëmijëve u pëlqenin shumë këto lodra druri shumëngjyrëshe. Gepeto gjithmonë kishte dëshiruar një fëmijë. Sot do të krijoj një djalë të bukur lodër, të cilin do ta trajtoj si fëmijën tim. Gepeto kërkoi për një dru të mirë në pyll, derisa e gjeti një trung të vogël pishe. Ahaaa! Këtë isha duke kërkuar unë, kjo është perfekte! Gepeto e mori trungun në shpinë, si të ishte një fëmijë i vogël dhe u nis për në shtëpi. Ai e vendosi trungun në tavolinë dhe filloi të punonte. Me duart e tij prej mjeshtri, ai filloi t'i jepte trungut pamjen e një figure. Në fillim u formua koka e kukullës, me duart dhe këmbët. Gepeto, më në fund e përfundoi djalin e bukur prej druri. Uhh, sa djalë të bukur kam krijuar! Ti bir më kujton fëmijërinë time. Unë nuk do të të shes kurrë tek asnjë. Do të të quaj ty Pinok, biri im. Ishte mesnatë. Gepeto shkoi të flinte me Pinokun pranë tij. Gepeto ra në gjumë të thellë, sepse ishte lodhur nga puna që kishte bërë gjithë ditën. Papritur, u shfaq një zanë. Gepeto, ti i ke dhuruar lumturi shumë fëmijëve me lodrat e tua të bukura. Do të të shpërblej me një dhuratë të veçantë për punën tënde fisnike. Zana tundi shkopin e saj magjik mbi Pinokun dhe çfarë surprize! Lodra filloi të lëvizte vetë. Ai u hodh nga krevati dhe u përkul para zanës në shenjë respekti. Faleminderit zane. Ju më dhuruat jetën. Tani unë mund të eci, mund të vallëzoj. Po, miku im i vogël, tani ti je i gjallë. Duhet të jesh një fëmijë i mbarë. Mos i hap telashe babait tënd edhe bindu gjithmonë. Nëse e vërteton se do të jesh një fëmijë i mbarë, do të të jap një dhuratë speciale. Oh me të vërtetë, unë do t'i bindem gjithmonë babait tim. Shhh... babai yt është duke fjetur. Mos e shqetëso atë, surprizoje në mëngjes.

[2:35]Të nesërmen në mëngjes, kur Gepeto u zgjua dhe pa Pinokun pranë tij, ai nuk mund t'i besonte syve. O Zot, lodra ime është e gjallë! Pinoku im është i gjallë! Ha ha. Po babi, unë jam i gjallë. Gepeto e përqafoi Pinokun. Unë nuk mund ta besoj këtë. Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur. Gepeto dhe Pinoku kalonin kohë të lumtura së bashku. Erdhi koha që Pinoku të shkonte në shkollë. Babi, tani edhe unë jam rritur dhe mund të shkoj në shkollë si të gjithë fëmijët. Të lutem më blej librat e lapsat. Sigurisht bir, do të t'i blej shumë shpejt. Gepeto nuk kishte mjaftueshëm para për të blerë librat për shkollën. Kështu ai shiti pallton e tij të vetme dhe ja dha paratë Pinokut. Por babush, ku e keni pallton tuaj? Uhh, nuk e vesha sot bir, është shumë e vjetër dhe e grisur. Nuk dua ta vesh më kurrë. Tani shko, biri im i dashur, mëso shumë dhe më bëj krenar. Faleminderit babush, paafshim sa shpejti. Pinoku u nis për në shkollë gjithë gëzim. Ai shikonte dyqanet, njerëzit dhe tregjet rrugës. Papritur, ai pa një turmë përballë tij. Ai arriti të gjente një mënyrë të dilte në fillim dhe të shikonte çfarë po ndodhte. Ohhh... ai pa një tendë të madhe e shumëngjyrëshe. Ishte tenda e një cirku. Një kloun qëndronte tek dera. Pinoku u nis të futej brenda, por klouni e ndaloi. Nuk mund të futesh brenda pa biletë, djalosh. Pinoku u mendua për pak dhe nxorri paratë që babai i tij i kishte dhënë. Ja merri këto para dhe më jep një biletë. Klouni i dha atij biletën dhe Pinoku u fut brenda gjithë gëzim. Një magjistar po performonte numra magjik ndërsa një ari po ngiste një monoçikletë. Pinoku u mahnit. Uau, sa vend i mrekullueshëm qenka ky këtu. Mjeshtri i cirkut e pa atë nga mbrapa perdeve. Oh, mos është një kukull njeriu? Do shkoj ta marr atë djalosh dhe ta fus të luaj në cirkun tim. Tani nuk më duhet të paguaj më njerëz për të luajtur me marioneta. Sapo shfaqja mbaroi, ai nuk e lejoi Pinokun të largohej. Prit, mos u largo nga cirku djalosh. Tani do jesh pjesë e këtij cirku, kukulla ime e dashur. Më lër të shkoj, më duhet të shkoj në shkollë tani. E përse erdhe këtu atëherë, në vend që të shkoje në shkollë? Më vjen shumë keq, unë kam gënjyer babain tim. Ai më dha mua para për libra, ndërsa unë i shpenzova ato për të blerë biletën. Nuk do ta bëj më kurrë këtë, të lutem më lësho. Hmm... Shko dhe bëhu djalë i mirë pra. Dhe mos e gënje më kurrë babain tënd. Mjeshtri i cirkut i dha atij pesë monedha ari për të blerë librat. Oh faleminderit shumë, ju jeni shumë i sjellshëm dhe bujar. Pinoku mori monedhat dhe u largua i lumtur. Rrugës, një maçok dinak dhe një dhelpër lakmitare, shikuam Pinokun me monedhat në dorë dhe e ndaluam atë. Ti djalosh prej druri, ku po shkon me kaq shumë nxitim? Unë po shkoj për të blerë librat për në shkollë. Ha ha ha, libra shkollorë. Përse nuk shkon më mirë të blesh hamburger e ide akullore me shumës, edhe ato ne mund t'i ndajmë të gjithë së bashku? Epo unë, por unë nuk kam aq shumë para me vete. Ky djalosh duket shumë budalla, mund ta grabisim atë. Sigurisht që ke, ti ke pesë monedha ari. Ti mund t'i mbjellësh dhe të rritet një pemë plot me monedha. Oh, pse është e mundur kjo? Po, sigurisht, ëh, sigurisht, eja me mua djalosh. Do të tregoj vendin më të mirë në botë për t'i mbjellë këto monedha. Pinoku u besoi dhe shkoi me dhelprën dhe maçokun. Dhelpra vrapoi pa u vënë re. Pasi ecën për pak kohë, ata arritën në një fermë. Mendoj se ky këtu është vendi i përkryer. Pinoku gërmoi një gropë. Ai hodhi monedhat në një gropë dhe i mbuloi ato me dhe. Tani kjo pemë do të rritet dhe unë do të kem para të blej libra dhe pallton e babait tim. Do t'ju blej edhe ju hamburger edhe shumë akullore. Ti budalla, largohu nga këtu, këto janë monedhat e mia, mjaauuu. I frikësuar Pinoku bëri një hap pas dhe ra në një gropë të madhe. Maçok, maçok, më ndihmo, dikush të më ndihmojë. Ishte një kurth që e kishte përgatitur dhelpra. Hahahahahah. Akoma mendon se jam këtu për të ndihmuar ty, djalosh budalla? Maçoku dhe dhelpra morën monedhat dhe u larguan. Pinoku mbeti i vetëm. Çfarë bëra unë kështu? I besova njerëzve të gabuar. Nuk e dëgjova babain tim, prandaj maçoku dhe dhelpra më gënjyen mua. E meritoj këtë. Krej papritur u shfaq zana. Çfarë ndodhi Pinoki i dashur? Si rre ti në këtë gropë? Unë, unë po shkoja të bleja librat e shkollës dhe dy kafshë liga më kapën dhe më hodhën këtu, dhe më pas ato më morën monedhat e mia. Ndërkohë që ai po fliste, hunda e tij filloi të rritej e të rritej. Çfarë po ndodh me hundën time? Përse po bëhet kaq e gjatë? Sepse ti gënjeve Pinok. Hunda jote do të rritet sa herë thua një gënjeshtër. Pinoku u ndje i turpëruar dhe i tregoi të gjithë të vërtetën zanës. Ndërkohë që ai filloi të tregonte të vërtetën, hunda i tij filloi të bëhej sërish normal. Tani që po tregon të vërtetën, do të të nxjerr nga aty dhe ti mund të shkosh tek babai yt. Zana kaloi shkopin magjik rreth Pinokut dhe e nxori nga gropa. Shumë faleminderit zane e dashur. Zoti të bekoftë. Bëhu djalë i mirë edhe mos gënje më kurrë. Pinoku u nis për në shtëpi. Rrugës, ai takoi shokun e tij, Romeon. Prit, prit, prit, prit Pinok, ku po shkon me kaq nxitim ti shoku? Eja me mua Pinok, unë po shkoj në Botën e Lodrave. Botën e Lodrave, ku është kjo dhe përse duhet të shkoj unë atje? Sepse është plot me lodra dhe çokollata të shijshme. Nuk ka prindër që të na bërtasin aty. Askush nuk na ndërpret kur luan dhe mbi të gjitha nuk ka detyra. Kjo duket e mrekullueshme, le të shkojmë atje. Pinoku u bashkua me shokun e tij dhe shkuan në Botën e Lodrave. Pinoku dhe Romeo filluan të hanin ëmbëlsira, të bënin xhiro dhe të luanin me lodra. Ata qëndruan aty për shumë ditë. Një ditë, Pinoku ndjeu që trupi i tij po ndryshonte në mënyrë të çuditshme. Ai kishte një bisht dhe veshë të mëdhenj si të gomarit. Çfarë po ndodh kështu me mua? Ka diçka që nuk shkon me këtë vend. Nga larg, ai pa një burrë me disa gomerë. E si më shpejt ju gomëj budallënj, kam për t'ju shitur në treg tani. Pinoku e kuptoi se ishte një grackë. Bota e Lodrave në fakt ishte e kontrolluar nga një tregtar i lig gomerësh. Ai mashtronte fëmijët me ëmbëlsira dhe lodra dhe pastaj i transformonte në gomerë për t'i shitur në treg. Pinoku filloi të vraponte me sa fuqi që kishte. Ai dëgjoi disa thashetheme sapo mbërriti në tregun e fshatit. E morët vesh për Gepeton? Ai kërkoi për djalin e tij në të gjithë fshatin por nuk e gjeti dot. Kështu që ai shkoi në det për ta kërkuar. Po, dëgjova se varka e tij u fundos nga stuhia. Uaa, sa keq! Duke e dëgjuar këtë, Pinoku u ndje shumë në faj dhe i trishtuar. Kështu ai pa patur frikë se mbytej, vrapoi dhe u hodh në det. Sapo Pinoku humbi egoizmin e tij, u transformua sërish normal. Nuk kishte më bisht dhe vesh të gjatë. Meqë ishte prej druri, ai pluskonte mbi ujë. Ai notoi e notoi pa e ditur ku të shkonte. Kur arriti në mes të detit, një gojë e madhe doli nga deti dhe e përpiu atë. Ishte një balenë e madhe. Oh, ku ndodhem kështu? Është shumë errësirë këtu. Oh, baba, çfarë kam bërë kështu? Sa do të doja të të takoja përsëri. Sigurisht, biri im, unë jam këtu për ty. Babi! Pinoku im. Ata të dy përqafuan njëri-tjetrin. Më vjen shumë keq babi, unë të gënjeva dhe i shpenzova paratë për të parë cirkun. Pinoku i tregoi të gjithë të vërtetën. Mirë biri im, të kam falur ty. Tani duhet të shpëtojmë nga këtu. Por si ta bëjmë? Babi, ti ke me vete shkrepsë, apo jo? Po. Dhe këtu ka shumë mbetje anijesh që pluskojnë. Po, unë ndiza një zjarr dhe gatuaja peshqit që ka ngrënë balena. Do ta ndez këtë dru. Kështu mbijetova për një kohë kaq shumë të gjatë. Në rregull atëherë, duhet të ndezim një zjarr shumë të madh në mënyrë që tymi dhe plaka të shkojnë deri në fytyrën e saj. Ide shumë e mirë Pinok. Duhet ta kisha provuar më parë këtë. Ata mblodhën një grumbull me dru dhe i vunë zjarrin. Flakë të mëdha dhe tymi i zi filluan të dilnin nga zjarri. Balena filloi të ndjente djegie brenda në stomak. Ajo u kollit dhe nxorri jashtë Gepeton dhe Pinokun. Të dy notuan drejt bregut të detit. Pinok, ti na shpëtove ne. Unë jam djali yt, është detyra ime të të mbrojë ty. Jam shumë krenar për ty. Në atë moment u shfaq zana. Pinok i dashur, më në fund ti tregove se je një djalë i denjë. Ti shpëtove babain tënd. Ashtu siç të thashë edhe më parë, do të të jap një dhuratë të veçantë. Zana tundi shkopin magjik mbi Pinokun. Diçka po rreh. Dhe lëkura ime, u ktheva në një njeri. Mua po më rreh zemra. Oh Zana, ti më dhurove një djalë. Faleminderit për mirësinë tënde. Kjo është për punën tënde të mirë. Nëse bën vepra të mira, mirësia e universit do derdhet mbi ju gjithmonë. Që atëherë, Pinoku dhe Gepeto jetuan të lumtur dhe krijuan shumë lodra të bukura për fëmijë.

Need another transcript?

Paste any YouTube URL to get a clean transcript in seconds.

Get a Transcript